Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
Konfirmohet aktakuza ndaj zyrtarėve tė KK tė Prishtinės
Ėshtė ngritur aktakuza ndaj gjashtė zyrtarėve komunal tė Prishtinės, tė cilėt kohė mė parė u bastisėn nga Policia e Kosovės.
Sipas njė njoftimi tė zyrės sė Kryeprokurorit tė shtetit, aktakuza ėshtė ngritur nga Prokuroria e Qarkut nė Prishtinė, ndaj Ekrem Rexhės, Ridvan Shahinit, Refik Sadikut, Halil Fejziut, Qazim Bajramit dhe Hazir Krasniqit, pėr shpėrdorim tė pozitės zyrtare.
Aktakuza ka tė bėjė me kontratėn pėr ndėrtimin e kolektorit atmosferik mbi lumin Prishtina, nė lagjen Kalabria nė Prishtinė, me qėllim tė pėrfitimit tė kundėrligjshėm pėr ndėrmarrjen private Ēlirimi nga Korisha-Prizren, duke tejkaluar autorizimet e tyre zyrtare, kryesit e punėve i paguan apo urdhėruan ti paguhen 846.712.80 euro nė emėr tė materialit tė blerė dhe pse kjo nuk ishte paraparė me kontratė dhe ishte nė kundėrshtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik, thuhet nė fund tė njoftimit zyrtar, transmeton Rel.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|