Me FSK-nė nė NATO
Ministri i Punėve tė Jashtme, Enver Hoxhaj ka marrė pjesė nė takimin e radhės ndėrmjet Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe vendeve anėtare tė Kartės sė Adriatikut. Nė fjalimin e tij para tė pranishmėve, nė mesin e tė cilėve edhe Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-sė, Anders Fogh Rasmussen dhe ministrat e Punėve tė Jashtme tė shteteve tė rajonit, Hoxhaj ka falėnderuar NATO-nė pėr mbėshtetjen qė i ka dhėnė popullit tė Kosovės dhe garantimit tė paqes nė Ballkan.
KFOR-i ka bėrė njė punė tė mrekullueshme nė sigurimin e paqes nė Kosovė. Reduktimi i trupave tė NATO-sė nė Kosovė tregon se gjendja e sigurisė ėshtė pėrmirėsuar. Megjithatė, gjendja nė veriun e Kosovės edhe mė tutje mbetet e ndjeshme, prandaj reduktimi i trupave tė NATO-sė duhet tė bėhet gjithmonė nė pėrputhje me gjendjen nė veri tė Kosovės, ka thėnė Hoxhaj.
Ministri i Jashtėm i Kosovės, nė kėtė forum ka kėrkuar ndihmėn e Sekretarit tė Pėrgjithshėm dhe tė shteteve tė rajonit pėr pjesėmarrjen e Republikės sė Kosovės nė NATO dhe nė Partneritetin pėr Paqe. Synimi ynė mbetet anėtarėsimi i plotė nė NATO. Ne kemi krijuar Forcėn e Sigurisė sė Kosovės, e cila pritet tė zėrė vendin e vet nė strukturat euroatlantike. Mirėpo, Republika e Kosovės ėshtė i vetmi vend qė ėshtė i pėrjashtuar nga Partneriteti pėr Paqe. Ne mendojmė se anėtarėsimi i Republikės sė Kosovės nė kėtė mekanizėm duhet tė bėhet paralelisht me implementimin e Pakos sė Ahtisaarit dhe Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, ka thėnė ministri Hoxhaj.
Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thėnė se siguria nė Kosovė ka shėnuar rritje, andaj Aleanca Veriatlantike ka vendosur tė reduktojė trupat e KFOR-it. Kosova ka bėrė shumė pėrparime nė fushėn e sigurisė dhe nė reformimin e Policisė sė Kosovės. Kosova ka perspektivė euroatlantike bashkė me shtete e rajonit, ka thėnė Rasmussen, duke shtuar se ky forum ėshtė mjet i mirė pėr tė realizuar njė synim tė tillė.
Nga ana e tij, ministri i Punėve tė Jashtme dhe Integrimeve Evropiane i Republikės sė Malit tė Zi, Milan Roqen ka thėnė se pjesėmarrja e Republikės sė Kosovės nė kėtė mekanizėm tregon pėrkushtimin e shteteve tė rajonit pėr Kosovėn. Ne do tė ndihmojnė Republikėn e Kosovės pėr tu anėtarėsuar nė mekanizmat euroatlantik, ka thėnė Roqen.
Gjatė kėtij takimi qė ėshtė zhvilluar nė Budvė tė Malit tė Zi, ministri Hoxhaj ka zhvilluar takime edhe me ministrat e shteteve anėtare tė Kartės sė Adriatikut, homologun nga Kroacia, Shqipėria dhe Maqedonia.