Kujdes, Policia e Kosovės, gjobit nė Shqipėri
Qytetarėt e Kosovės qė udhėtojnė nė Shqipėri duhet tė kenė kujdes gjatė vozitjes pasi gjobat super tė larta, minimumi 25 euro, mund t'i marrin deri nė Mirditė. Kjo pasi Policia e Kosovės ka filluar patrullimet deri nė kėtė pjesė. Ata shqiptojnė gjoba nė bazė tė rregulloreve tė Kosovės, qė janė 10 herė mė tė larta se nė Shqipėri.
Njė patrullė policore nė afėrsi tė Skurajve, ku duket qė nė orėt e para tė ditės, tė dy policitė po mbajnė nėn kontroll akset mė tė ngarkuara pėr tė shmangur aksidentet apo incidentet e ndryshme. Nisur kjo dhe nga shifrat e larta tė aksidenteve tė vitit tė kaluar, falė kėtij bashkėpunimi, ato janė minimizuar, dhe nė kėtė aks rrugor autostradal, janė eliminuar; sė paku prej dhjetė ditėsh nuk ėshtė shėnuar asnjė aksident.
Policėt rrugorė kosovarė disponojnė gjithė teknologjinė e nevojshme pėr tė argumentuar tejkalimet e shpejtėsisė apo shkelje tė tjera tė qarkullimit rrugor, ndaj gjithēka dokumentohet me saktėsi, pėr tu pėrcjellė me procesverbale drejt njėsive operacionale dhe shtabeve tė drejtimit tė kėtij aksioni tė pėrbashkėt nė qarkullimin rrugor.
Patrullat kosovare ndėrrohen krye dhjetė ditėsh, dhe do tė zgjasė si plan bashkėpunimi i pėrbashkėt deri mė 15 shtator.