SHBA, nis procesi kundėr Betim Kaziut
Shtetasi amerikan, qė banonte nė Bruklin, Nju Jork, kishte udhėtuar tejoqeanit pėr tu bashkuar me grupet e lidhura me al-Kaidėn dhe pėr tė vrarė trupa amerikane, me qėllim qė tė vdiste si martir pėr fenė e tij islamike, thanė sot prokurorėt federalė nė fillim tė procesit gjyqėsor kundėr Betim Kaziut, 23 vjeēar, me shtetėsi amerikane.
Ai ishte arrestuar nė vitin 2009 dhe ishte akuzuar pėr komplot pėr tu bashkuar me njė grup tė ndėrlidhur me al-Kadiėn dhe pėr tu furnizuar me armatim automatik, pėr ti vrarė ushtarėt amerikanė, qė shėrbenin nė Afganistan, Irak dhe nė Ballkan.
Al-Kaida dhe organizatat e tjera tė jashtme terroriste kanė bėrė thirrje pėr ti marrė armėt nė dorė, tha ndihmės prokurori i SHBA-ve, Seth DuCharme, dhe shtoi se Betim Kaziu iu pėrgjigj kėsaj thirrjeje.
Por, Henry Steinglass, avokati i tė akuzuarit Kaziu, tha se dėshmitė do tė tregojnė se ekzistojnė edhe interpretime tė tjera tė videove dhe tė komunikimeve tė tjera, e kėto do tė jenė intepretime pėr pafajėsi.
Kaziu, ish rojtar, akuzohet pėr konspiracion pėr tė kryer vrasje tejoqeanit dhe konsipracion pėr mbėshtetje materiale pėr terroristėt. Nėse shpallet fajtor, ai mund tė dėnohet me burgim tė pėrjetshėm.
Duke i shfrytėzuar informatat nga njė shok i udhėtimit tė Kaziut, autoritetet federale dhe ato tė Nju Jorkut bashkėpunuan me agjentėt nė Kosovė, pėr ta arrestuar Betim Kaziun, nė gusht tė vitit 2009.
Ky rast ėshtė njė shembull tjetėr i njė pėrpjekjeje ndėrkombėtare pėr ti hetuar dhe kapur ata qė pėrfshihen nė akte terroriste, ka deklaruar prokurori amerikan, Benton Campbell. Nuk do tė kursejmė asgjė nga pėrpjekjet tona nė kėtė rast.
Campbell falėnderoi qeverinė e Kosovės, Departamentin e Shtetit amerikan si dhe zyrėn pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare nė Departamentin e Drejtėsisė pėr ndihmėn e tyre nė kėtė hetim.