Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-06-11, 20:22   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Azem bejtė galica

BEJTĖ GALICA (1853 - 1907) - TRIMI I BETEJAVE ANTITURKE



Nė vazhdėn e luftėrave qindvjeēare tė popullit shqiptar kundėr pushtuesve tė ndryshėm, qė pamėshirshėm u vėrsulėn mbi trojet tona, u veēuan disa lokalitete dhe vendbanime pėr njė qėndresė dhe rezistencė tė pėrhershme. Ato, nėpėr vite e shekuj, u pėrballuan rrebesheve dhe stuhive shkatėrrimtare e robėruese, pėr ēka bėnė emėr dhe zunė vend nderi nė faqet e historisė sonė kombėtare.
Nė mesin e kėtyre vendbanimeve me tradita luftarake e patriotike, emri i tė cilave na ngjall ndjenja tė veēanta respekti e admirimi, qėndron edhe fshati Galicė, i cili shtrihet nė hapėsirėn verilindore tė Drenicės sė Kuqe. E vendosur nė njė rrafshlartė prej 500 metrash lartėsi mbidetare, e rrethuar nga tė katėr anėt me kodra gjysmė tė zhveshura shkėmbore, na i pėrkujton fortesat e papėrkulura ilire. Kanė pasur tė drejtė ata qė kanė thėnė se ai qė e ka pushtetin e shkruan edhe historinė.
Mirėpo, Galica si dhe shumė fshatra tė tjera shqiptare, e kanė thyer kėtė parim. Ajo me gjakun e bijve dhe bijave tė veta, nė ēdo gur e nė ēdo shkėmb, e shkroi historinė e pashlyeshme, e cila i sfidoi tė gjitha historitė borgjeze e tendencioze qė patėn karakter falsifikues e denigrues.
Galica ėshtė vendbanim shumė i hershėm. Pėr herė tė parė e gjejmė tė shėnuar nė defterin turk tė vitit 1447 me emrin Kolica. Sikurse shumica e fshatrave tė Drenicės dhe ajo i pėrkiste rrethit tė Vushtrrisė. Emri i saj i parė ka pėr bazė emrin Kolė, qė tregon pėrkatėsinė fetare katolike tė banorėve tė saj dhe bindshėm e dėshmon praninė e tyre nė kėtė vend para ardhjes sė turqve. Kėtė mė sė miri e vėrteton edhe toponomi i sotėm: Livadhi i Kolėbibės, i cili gjendet nė lindje tė fshatit, ku ende mund tė hetohen gjurmėt e njė vendbanimi tė lashtė.
Tė gjithė banorėt e Galicės i pėrkasin vetėm njė fisi, fisit Kuē. Kuēi bashkė me Hotin dhe Kelmendin, sipas tė gjitha burimeve tė shkruara ekzistuese, janė paraqitur qysh gjatė shekujve XIV - XV, d.m.th. janė ndėr fiset mė tė vjetra shqiptare.
Nė Drenicė tė kėtij fisi janė edhe banorėt e fshatrave: Prekaz, Obri, Tėrnavc, Murgė, njė pjesė e Tėrdecit dhe njė pjesė e Mikushnicės. Edhe sot e kėsaj dite mbahen kėto lidhje farefisnore dhe pjesėtarėt e tryre nuk lidhin martesa.
Dikur, para mė se 200 vjetėsh, ky fshat ishte i vogėl dhe i varfėr, siē ishin shumica e fshatrave shqiptare. Nė mesin e atyre familjeve tė pakta shquhej ajo e Abaz Bejtės. Ai i kishte tre djem: Azemin, Ferizin dhe Ibishin. Prej tyre dallohej Azemi. Ishte mė trimi e mė bujari. E kishte vetėm njė djalė, Bejtullahun, tė cilin nmė shumė e thėrrisnin Bejtė.
Bejta u lind nė pranverėn e vitit 1853 nė Galicė. Qė nga fėmijėria, duke qėndruar nėpėr odat e fshatit, mori mėsime tė mira. Aty i lindi dashuria pėr atdheun e vet, pėr popullin shqiptar, qė po vuante nėn zgjedhėn turke dhe pėr ēdo gjė kombėtare. Krahas tyre, nė anėn tjetėr, i shtohej urrejtja kundėr pushtuesve qė nuk po e linin rehat kėtė tokė stėrgjyshore.
Azemi e martoi djalin nė moshėn mė tė re se moshatarėt e tij, sepse ishte mashkulli i vetėm nė familje. E martoi me njė vajzė nga Kutlloci, me tė cilėn i pati dy djem: Seferin dhe Zenelin. Pas pesė vjetėsh i vdes gruaja e parė dhe Bejta rimartohet me Sherifen, bijėn e Kurt Selacit, qė ishte i njohur nė tėrė Shalėn e Bajgorės pėr trimėri, bujari dhe menēuri. Me tė i pati edhe tre fėmijė: Azemin, Mihanėn dhe Ademin. Bejta fėmijėt e vet i edukoi nė frymėn patriotike dhe luftarake. Kėtė e bėnte, jo me fjalė, por me veprime konkrete, duke marrė pjesė aktive nė ēdo kryengritje qė organizohej kundėr hordhive otomane.
Qysh mė 1890 - 1891, kur Perandoria turke bėri pėrpjekje pėr ndryshime administrtive nė Vilajetin e Kosovės dhe pėr vendosjen e pushtetit nė Drenicė, ai u gjend nė radhėt e para. Siē dihet Drenica i pėrkiste rrethit tė Vushtrrisė. Sulltani ishte i interesuar qė tė krijojė njė rreth tė posaēėm nė Drenicė, nė mėnyrė qė ta kishte nėn sundim tė plotė kėtė trevė tė papėrkulshme. Ai si vend tė pėrshtatshėm caktoi lokalitetin midis tri fshatrave tė mėdha tė Drenicės, nė mes Polacit, Llaushės dhe Prekazit. Pasi u bėnė pėrgatitjet e duhura filloi puna nė ndėrtimin e Sarajit. U caktua edhe rendi kush kur duhet tė dalė nė punė “vullentare”. Pėr ēdo ditė lartėsoheshin muret e ndėrtesės e bashkė me to rritej mllefi dhe urrejtja nė zemrat e drenicarėve. Dhe kur u caktua edhe kajmekami me nėpunėsit e tjerė tė Sarajit me emrin HAMIDI vendėsit u ngritėn nė kėmbė. Kėshtu, mė 14 janar 1891, afėr 2000 veta tė udhėhequr nga Ahmet Delia i Prekazit e sulmuan Sarajin. Kajmekami i ri, Kahrema beu dhe nėpunėsit e tjerė, mezi shpėtuan nga flaka dhe lufta. Saraji u dogj, materiali u shpėrnda dhe kėshtu pashai turk (Xhelil Pasha) dėshtoi, nuk arriti ta nėnshtrojė Drenicėn, pėr ēka koka e tij do tė pėrfundonte nė kamarėn e turpit.
Nė kėtė betejė tė pėrgjakshme u shqua edhe Bejtė Galica. Ai u kishte rėnė nė sy edhe autoriteteve turke dhe pas disa ditėsh arrestohet. Bashkė me njė grup kryengritėsish dėrgohet nė Shkup. Pashai turk kishte dalė nė ballkon dhe po i vėshtronte tė arrestuarit qė ecnin kalldrėmeve tė pluhėrosura. I bėri pėrshtypje njė burrė i hajthėm, me tirq tė zi e plis tė mprehtė nė kokė, i cili ecte krenarisht dhe me njė mospėrfillje. I urdhėroi rojet qė t’ia sjellin brenda ashtu duarlidhur. Posa u fut i arrestuari nė zyrė pashai e pyeti:
- Si tė quajnė more djalosh i padėgjueshėm?
- Bejtė Azemi, por tė gjithė mė thėrrasin Bejtė Galica -iu pėrgjigj ai gjakftohtė e duke e shikuar drejt nė sy.
- Hė, more shejtan a e sheh se Perandoria jonė i ka duart e gjata sa t’ju arrijė edhe nė ato malet tuaja tė egra, ku gjetėn vdekjen mijėra e mijėra ushtarė tanė - vazhdoi pashai.
- Ore pasha - iu drejtua Bejta - vėrtet Perandoria e juaj i ka duart e gjata, por jetėn e ka tė shkurtėr. Ato trojet tona, ku rriten shqipet nuk durojnė t’i shkelė kėmbė e huaj. Nuk janė mėsuar nė robėri. Burra e gra luftojnė. Edhe vetė toka, po s’pati kush ta mbrojė, hapet dhe do t’ju pėrpijė tė gjallė, por ikni sa s’ėshtė bėrė vonė...
- Mjaft more zog kaurri - briti me zė hakėrrues pashai, i cili e kishte humbur durimin dhe nga nervoza filloi tė dridhej. Ti do tė kalbėsh nė burgjet tona tė errėta se je nga ajo farė e mallkuar, e cila duhet zhdukur me rrėnjė. Ti na qenkėshe mu nga ajo toka e shpallur haram qė quhet Drenicė, e cila na nxori telashe me shumė se e gjithė Evropa. Nga ai vend ogurzi ishte edhe Millosh Kopili, i cili mė 1389 me thikė tė helmuar e theri sulltan Muratin I, qė kishte ardhur pėr ta ēliruar Kosovėn nga tė pafetė. Ai ua ka lėnė amanet qė tė luftoni kundėr nesh. Ka pesė shekuj qė e sulmojnė tėrė Evropėn, e ju na e dogjėt Sarajin e posangritur. Nė shpirtin tuaj ka hyrė i paudhi dhe s’ju lė tė qetė. Por, ai qė ngritet kundėr Perandorisė sonė tė Shenjtė do tė pėsojė kėshtu si ti, nė qelitė tona tė ftohta. Nga to do tė dilni vetėm tė vdekur…Unė jam katil pėr rebelėt si ju…Merreni e ma shporrni sysh kėtė qafir! - u bėrtiti rojeve qė qėndronin gatitu para derės sė tij.
Vėrtet, Bejta u dėnua me burg tė pėrjetshėm, me 101 vjet.
Por fatit nuk I dihet. Porta e Lartė vendosi tė bėjė reforma nė Vilajetin e Rumelisė. Pėr zbatimin e tyre u caktua Hilmi Pasha, i cili arriti nė Shkup mė 12 dhjetor 1902. Ai pėr t’i mashtruar dhe pėrvetėsuar shqiptarėt nė pėrkrahjen e reformave menjėherė e bėri amnestimin e disa tė burgosurve. Nė mesin e tyre u gjend edhe Bejtė Galica, i cili pas 11 vjetėsh doli nga burgu i Shkupit.
Edhe pas daljes nga burgu Bejta nuk e ndali aktivitetin e vet luftarak e organizativ. U zgjodh udhėheqės i luftėtarėve nga fshatrat: Galicė, Lubovec, Dubovc, Mikushnicė, Beēiq dhe Krasaliq. Nė muajin shkurt tė vitit 1902 i pėrfaqėsoi kėto fshatra nė tubimin e krerėve tė Drenicės qė u mbajt nė kullėn e Ahmet Delisė nė Prekaz. Aty u vendos qė sa mė shpejt tė mbahet njė Kuvend i ngjashėm me ato tė Gjakovės dhe tė Llugės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė