Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-07-11, 15:04   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kanceri i gjirit

Riformimi i gjirit pas largimit tė gjirit


Shumė vite mė herėt ishte vėshtirė t’i besohet mendimit tė riformimit, posaēėrisht pas diturisė pėr rrezikshmėrinė e kancerit tė gjirit.


Indikacion pėr rekonstruimin (riformimin)e gjirit janė: mastektomia radikale e modifikuar dhe psiko-onkologjike. Kundėrindikacionet pėr rekonstruimin e gjirit janė: gjendja e pėrgjithshme e rėndė nga aspekti internistik, mundėsitė teknike tė kirurgut pėr tė realizuar intervenimin, forma evolutive e kancerit, mastitit karcinomatoz, stadi i katėrt i sėmundjes.
Vendimmarrjen pėr rekonstruimin e gjirit e bėn kirurgu plastik sė bashku me pacientin. Pėrzgjedhja e metodės sė rekonstruimit bėhet nga rasti nė rast duke pasur parasysh edhe arritjen maksimale estetike. Prandaj, mund te themi se si faktorė qė ndihmojnė nė kėtė vendimmarrje hyjnė: gjendja e pėrgjithshme e pacientes, vendlokalizimi i karcinomės (vraga, kualiteti i lėkurės dhe e muskulit nė vendin e operuar), madhėsia dhe forma e gjirit tjetėr, kėrkesat dhe tė priturat e pacientes nga ky realizim, duke qenė ēdo herė nė vėmendje tė simetrisė sė tė dy gjinjve.
Rekonstruksioni mund tė bėhet menjėherė pas largimit tė gjirit (mastektomisė) -rekonstruksioni primar i gjirit, apo 3-6 muaj pas intervenimit kirurgjik - rekonstruksioni sekondar, si dhe rekonstruksioni pas shumė vitesh.





Rekonstruksioni primar i gjirit
Rekonstruksioni primar ndikon nė zvogėlimin e traumės psiko-sociale duke i dhėnė shpresė pacientes pėr njė shėrim tė plotė me njė pamje tė ruajtur tė gjirit pas mastektomisė. Kjo metodė mund tė realizohet tek pacientet tė cilat nuk janė nė stade tė avancuara tė sėmundjes, gjegjėsisht nė stadin e I-rė dhe tė II-tė, ku madhėsia e tumefaktit nuk i kalon tre centimetra; nėse tumori nuk ka infiltruar lėkurėn ose murin e kraharorit; nėse nuk i ka tė rritura gjėndrat (nodet) limfatike regjionale - aksillės (nė sqetull) si dhe, nėse nuk ka metastaza tė largėta- nė organe tė tjera.
Rekonstruimet sekondare
Rekonstruksionet sekondare janė intervenime kirurgjike tė cilat realizohen nė periudhat pas largimit tė gjirit - mastektomisė. Qėllimi i rekonstruksionit ėshtė arritja maksimale e simetrisė me formimin e gjirit tė ri, me madhėsi dhe formė tė duhur, formimin e palės inframamale si dhe tė gjendjes anatomike tė aksillės. Ky rekonstruksion duhet te realizojė pamjen e gjirit pas mastektomisė- shumė tė pėrafėrt me gjirin e shėndoshė.
Ekzistojnė tipe tė ndryshme tė rekonstruksionit tek gjiri pas mastektomisė. Tė gjitha kanė rėndėsinė e vet nė veēanti si dhe arsyet e referimit si indikacion pėr riformimin e gjirit pas mastektomisė.
Riformimi i gjirit me teknikėn e augmentimit - implanteve ėshtė e indikuar tek pacientet me konstrukt mesatar tė kafazit tė kraharorit, moshė mesatare dhe gjokse me vėllim mė tė vogėl.
Riformimi i gjirit me pėrdorimin e ekspanderėve - indikohet tek pacientet tek tė cilat pas largimit tė gjirit nuk ka lėkurė tė mjaftueshme.
Riformimi i gjirit pas mastektomisė duke aplikuar metodėn e kombinuar tė pėrdorimit tė indit nga trupi dhe plus implantit, ėshtė indikacion pėr pacientet tė cilat pas largimit tė gjirit nuk kanė lėkurė tė shėndoshė dhe tė mjaftueshme dhe mund tė kenė probleme pėrfundimtare estetike.
Riformimi i gjirit me pėrdorimin e indeve nga vet trupi d.m.th - pėrdorimi i lėkurės, nėnlėkurės dhe tė muskulit si lembo e lirė lokale apo pedunkulare - e varur. Indikohet tek pacientet tė cilat nuk dėshirojnė redukimin e gjirit tė shėndoshė dhe vetėm rritjen e vėllimit tė gjirit. Dhe, si pėrfundim, duhet tė bėhet edhe qė tė arrihet simetri e plotė me gjirin e riformuar.





Pas riformimit tė gjirit, pacientja, shumė mė lehtė pėrballet me problemin e sėmundjes, duke pasur njė jetė mė kualitative me familje, nė punė si dhe nė shoqėri. Pas largimit tė gjirit te gruaja lindin probleme psikologjike me manifestime depresive, humbja e vetėbesimit, bukurisė femėrore, humbje e dėshirės seksuale, frika nga recidivet etj. Prandaj riformimi i gjirit ėshtė trajtimi mė bashkėkohor dhe mė i preferuar pėr gjirin pas mastektomisė. Rekonstruimi i gjirit nuk e pengon trajtimin e mėtutjeshėm onkologjik dhe nuk ka ndikim nė mbijetesė. Shumė hulumtime kanė treguar qė riformimi i gjirit nuk ka ndikim nė recidive tė karcinomės.
Rreziqet
Si nė ēdo intervenim kirurgjik ekzistojnė rreziqet si gjakderdhja, hematoma ose seroma, formimi i cikatriksit (vrragės) hipertrofik, nekroza - indi i vdekur, problemet me vendin donor-regjioni nga i cili ėshtė marrė lembo (copa indore pėr rekonstruksion), komplikimet e mundshme gjatė operimit, infeksioni, kontraktura e kapsulės te implantet e vendosura si dhe rreziku nga anestezioni.
Ēka pas intervenimit
Varėsisht nga metoda e intervenimit, hospitalizimi i pacientes zgjat nga disa ditė deri disa javė. Kurse trajtimi post operativ mund tė zgjasė tri javė nėse kemi tė bėjmė me vendosjen e implanteve ose 6-8 javė kur bėhet riformimi i gjirit me lembo TRAM ose Latissimus dorsi. Edhe pas riformimit nuk mund tė pritet se ndjeshmėria do tė fitohet menjėherė, duhet kohė e shpesh edhe mund tė zgjat njė vit ose dy , deri sa tė arrihet njė ndjeshmėri solide. Vragat - cikatrikset shėrohen shpejt, ndėrsa aktivitetet e tjera seksuale si dhe sporti mund tė fillojnė pas gjashtė javėsh.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė