OKI bėn thirrje pėr njohjen e Kosovės
Organizata e Konferencės Islamike (OKI), nė sesionin e 38 tė Kėshillit tė Ministrave tė Jashtėm, tė zhvilluar nė Astana tė Kazakistanit, ka miratuar njė Rezolutė pėr situatėn nė Kosovė. OKI-ja nė pikėn e tetė tė Rezolutės, pėr herė tė parė thėrret tė gjitha shtetet anėtare tė Organizatės sė Konferencės Islamike qė tė marrin nė konsideratė njohjen e Kosovės, duke u bazuar nė tė drejtat e tyre tė lira dhe sovrane si dhe pėrputhje me praktikat e tyre kombėtare.
Po ashtu, kjo Konferencė, me Rezolutėn e aprovuar, njeh plotėsisht Opinionin Kėshillėdhėnės tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, i publikuar me 22 korrik 2010, nė tė cilin Gjykata ka konkluduar se Shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės nuk ka shkelur as ligjet e tė drejtės ndėrkombėtare e as rezolutat relevante.
Nė kėtė sesion tė Konferencės ishte prezent edhe ekipi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės i udhėhequr nga Beqiri Ismaili, kėshilltar i jashtėm i ministrit Enver Hoxhaj dhe i Ngarkuari me Punė i Republikės sė Kosovės nė Mbretėrinė e Arabisė Saudite, Rexhep Boja.
Kjo rezolutė shėnon njė hap tė rėndėsishėm drejt njohjeve qė rezulton nga Strategjia pėr njohje e miratuar nga Qeveria e Kosovės. Nė Rezolutėn numėr 17/38, Organizata e Konferencės Islamike nėnvizon progresin e bėrė nga Kosova pėr forcimin e demokracisė dhe punėn institucionale nė tė gjitha nivelet nė shėrbim tė paqes dhe stabilitetit nė vend dhe nė tėrė rajonin.
Nė Rezolutė, OKI mirėpret anėtarėsimin e Kosovės nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė Bankėn Botėrore. Organizata, po ashtu, mirėpret bashkėpunimin e Kosovės me institucionet ekonomike dhe financiare tė OKI-sė, dhe thėrret komunitetin ndėrkombėtar, pėrfshirė vullnetin e mirė tė shteteve anėtare tė OKI-sė, qė tė vazhdojnė kontributin e tyre pėr mirėqenien ekonomike tė Kosovės.
Nė rezolutėn e miratuar nė kėtė sesion tė Kėshilli tė Ministrave tė Jashtėm tė OKI-sė, kėrkohet nga Sekretari i Pėrgjithshėm i saj, qė nė sesionin e ardhshėm tė Kėshillit tė Ministrave tė Jashtėm tė OKI-sė tė sjellė tė njė raport pėrcjellės pėr progresin e kėsaj rezolute. Organizata e Konferencės Islamike, ėshtė organizata e dytė mė e madhe ndėr qeveritare pas Kombeve tė bashkuar me gjithsej 57 shtete anėtare nga katėr kontinente tė ndryshme.