New-York Suksesi i saj ėshtė nė hije, por nė fakt ėshtė njė prej grave mė tė pasura tė Amerikės dhe sigurisht edhe njė ndėr mė tė fuqishmet.
Sheryl Sandberg ėshtė Drejtorja Operative e Facebook-ut, domethėnė truri i vėrtetė veprues i rrjetit social, tė themeluar nga Mark Zuckerberg. Por Sandberg ėshtė edhe njė prej objekteve tė skandalit, qė prej vitesh pėrballė edhe ligjėrisht Facebook-un me Google-n, pasi sipas New Yorker, ajo punonte pėr ta.
Historia i ka fillesat nė vitin 2007, kur Mark Zuckerberg kuptoi se krijesa e tij po i shpėtonte nga duart, ndaj kishte nevojė pėr njė ekspert qė ta forconte mė tej Facebook-un.
Mark takoi Sheryl Sandberg, e cila nė atė moment ishte zėvendėspresidente pėr shitjet online dhe veprimet e tjera tė Google.
Sandberg ka bėrė njė karrierė tė shpejtė dhe nė 2007 kėrkonte dicka ndryshe. Takimi me Mark ishte i duhuri dhe ata nisėn tė shiheshin gjithnjė e mė shpesh derisa Zuckerberg e vendosi tė ishte Sheryl, mendja e rrjetit social. E kėshtu nisi edhe beteja mes Facebook dhe Google.