Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-07-11, 12:48   #33
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

(B.H./Koha)
Mė 16 shtator, ditėn kur u kidnapuan Besim Rama, sipas atyre qė rrėfyen mė vonė ngjarjen, ndodhia kishte kėtė rrjedhė: dikush i kishte lajmėruar Besimitse armėt qė kishte nė shtėpi duhej t’i largonte sa mė parė. Mė 16 shtator e kishte ftuar Avni Nurėn pėr tė bartur armėt me traktorin e tij pėr t’i dėrguar nė vendin e duhur.
Besimi dhe Avniu ishin nisur rrugės sė fshatit dhe disa kilometra jashtė tij kishin takuar njė veturė tė tipit “NIVA“ dhe tre presona me qeleshe tė bardha qė flisnin shqip. Sipas fjalėve, vetura ishte ndalur nė pjesėn e rrugės ku nuk mund tė kalonte asnjė automjet tjetėr. Kėta persona kishin kėrkuar ndihmė pėr ta shtyrė veturėn e prishur.
Edhe Besimi, edhe Avniu, sapo kishin vendosur duart, njėri prej tyre kishte nxjerrė revolėn dhe ua kishte futur pas shpine. Besimi kishte bėrė pėrpjekje pėr ta nxjerrė
bombėn por kolegu tjetėr shqipfolės e kishte goditur. Qė nga data 16 shtator askush nuk kishte ditur pėr tė kidnapuarit. 16 ditė kanė qenė nė procedurė hetimore, pa tė drejtė tė kontaktimit me avokat. Edhe procedura hetimore ėshtė kryer pa prezencėn e avokatit. Mė 1 tetor shpallet lajmi se Besim Rama dhe Avni Nura gjenden nė Burgun e Qarkut nė Prishtinė.
PYLLI
Flitej se mė herėt Besimi e kishte rrahur rojtarin e pyllit. Kishte shkuar nė pyll pėr tė ngarkuar dru dhe ishte takuar me rojtarin e pyllit. Rojtari i ishte kėrcėnuar se duhej t’i zbrazte drutė nga traktori. Besimi i padėgjueshėm e kishte shqelmuar rojtarin dhe e kishte larguar nga aty. Pas pak kohėsh rojtari kthehet me njė grup policėsh pėr ta arrestuar, pa ditur se mė kė kanė tė bėjnė. Thuhet se policėt kishin kėrkuar nga Besimi qė tė dorėzohet. Besimi u kishte thėnė se i gjallė nuk dorėzohet dhe nga xhepi kishte nxjerrė njė bombė. Policėt e frikėsuar kishin klithur “Nemoj Besime, sve ce biti u redu“ (Mos Besim, ēdo gjė do tė jetė nė rregull) dhe kishin ikur nga vendi i ngjarjes. Besimi nė zyrėn e policisė nė Skenderaj kishte pasur fletarrestim njė vit e mė shumė pėr njė plagosje qė i kishte bėrė njė djaloshi nga fshati Beēiq, komuna e Vushtrrisė. Njė vit, askush nuk kishte shkuar nė fshatin Prekaz pėr ta arrestuar! Flitet se policėt qė nga ngjarja e para dy vitesh, asnjėherė nuk kishin hyrė nė kėtė fshat.
Besimi iu kishte dėrguar mesazh se i gjallė nuk dorėzohet. Dhe, pikėrisht mė 16 shtator zihet me tradhti. Kėshtu sė paku thuhet dhe flitet nga vendasit.


KOHA/ 16 TETOR 1996

USHTARĖT PA USHTRI?
YLBER HYSA/ Prishtinė

Me 16 shtator, derisa po udhėtonin me traktor, u kidnapuan Besim Rama dhe Avni Nura. Nė njė pusi tė organizuar nga njėsitė e policisė serbe, tė cilėt ishin maskuar dhe po pritnin tė veshur nė rroba civile, u zunė kėta dy persona tė cilėt ishin tė armatosur, madje, sipas “Nedelnji Telegraf“-it, njeri prej tyre kishte provuar qė tė aktivizojė edhe bombėn e dorės, e cila iu hoq me anė tė intervenimit tė policėve serbė. Pas kėsaj, Rama dhe Nura ishin kidnapuar dhe pėr ta nuk dihej asgjė. Familjet e alarmuara kishin angazhuar avokatėt, tė cilėt filluan tė interesohen pėr klientet e tyre. Nė fakt, Avni Nura kėrkohej pėr shkak se nė njė zėnkė nė fshatin Beēiq kishte plagosur njė njeri, pėr ēka edhe ishte arratisur njė kohė. Mirėpo, duke shkuar gjurmėve tė kėsaj ngjarjeje, avokati i tij Bajram Kelmendi ishte munduar ta gjejė, por ai nuk ishte askund nėpėr evidencat e gjyqeve tė qarkut, e as nuk gjendej nė burgun e Mitrovicės. E tėra u bė e ditur pas njė kohe, kur gjykatėsja hetuese Danica Marinkoviq i kishte dėgjuar tė akuzuarit mė 2 tetor, nė orėn 18, 30 minuta. Me kėtė rast, jo vetėm qė ėshtė bėrė shkelje e rėndė procedurale gjatė tėrė kohės, dhe qė pėr tė kidnapuarit askush asgjė nuk ka ditur, por ata plot pas 17 ditėsh, mė 2 tetor dėrgohen tek gjykatėsi hetues dhe atė pas orarit tė punės, pasdite.
Me kėtė rast, Rama dhe Nura para gjykatėsit hetues flasin pa prezencen e avokatit. Madje, siē rrėfejnėmbrojtsit, atyre nuk iu ėshtė lejuar tė komunikojnė me mbrojtsit e tyre nė mėnyre normale, sa qė gardianėve, sipas kėtyre burimeve, iu ėshtė sugjeruar t’u tregojnė avokatėve se ēka guxojnė tė flasin me tė akuzuarit!
Dhe doli si doli. Para gjyqit rėndohen 15 tė akuzuar pėr vepra penale terrorizėm. Tani, pėrveē kėtyre, nė duar tė policisė gjendet edhe Idriz Asllani nga Vushtria, i cili u burgos mė 7 shtator. Domethėnė, 12 persona te tjerė nga lista e gjykatėses gjenden nė arrati. Pėr kėtė, “Nedeljni Telegraf“-i p. sh. , akuzon Kėshillin pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut nė Prishtinė (!) se me tė informuar me kohė pėr kidnapimet, u ka dhėnė kohė tė tjerėve tė ikin. Madje, akuzohet edhe policia qėndrore nė Beograd, e cila ėshtė ngutur qė, nė vigjilje tė zgjedhjeve, tė publikojė lajmin pėr zėnien e terroristėve.
Akuza rėndon grupin sepse, siē thuhet, mė 1992 kanė ushtruar nė kazermat e Shqipėrisė pėr shkathtėsi ushtarake, dhe pastaj tė njėjtėn gjė e kanė bėrė edhe nė fshatin Prekaz i Ulėt. Pas kėsaj, thuhet nė aktakuzė, grupi ka kryer aksione terorriste nė komunėn e Gllogovcit, Vushtrisė dhe Mitrovicės, me ē’rast kanė privuar nga jeta 4 persona dhe kanė tentuar qė kėtė ta bėjnė edhe me 16 tė tjerė.
Akuza i rėndon Besim Ramėn, Jakup Nurėn, Rafet Ramėn, Sami Lushtakun pėr kryerje tė aksioneve qė nga viti 1993, kur ėshtė shtie nė kombin e ndėrrimit tė policisė me ē’rast janė vrarė dy dhe janė plagosur 5 policė. Pastaj, Besim Rama, Sahit Jashari, Ali Jonuzi dhe Idriz Asllani akuzohen se mė 11 shkurt 1996 kanė gjuajtur bomba dore nė qendrėn pėr refugjatėt krainas nė Vushtri, me ērast bombat nuk kanė shpėrthyer. Mė tutje, Besim Rama, Adem Jashari Sahit Jashari, Nuredin Lushaku, Fadil Kadriu dhe Zenun Kadriu akuzohen se mė 22 prill 1996 nė magjistralenPrishtinė- Rozhajė kanė shtėnė nė veturėn e policisė, me ē’rast ėshtė privuar nga jeta e burgosura Dragana Neshiq, ndėrsa lėndime trupore kanė pėsuar polici Sllobodan Dudiq. Pėr aksionin te ujėsjellsi nė Shipol tė Mitrovicės, me ē’rast ėshtė vrarė polici Vukojiēiq, akuzohen Besim Rama, Adem Jashari, Fadil Kadriu, Nuredin Lushaku dhe Rexhep Sejdiu.
Nė fakt, kėto akuza tė burgosurit kryesisht i kanė pranuar. Ekzistojnė dilema nėse ata e kanė bėrė kėtė nėn dhunėn brutale dhe evidente, siē ka ndodhur edhe mė parė nė disa procese gjyqėsore viteve tė fundit. Por, qė tė tretė kanė thėnė para avokatėve se pėr shkak tė dhunės, ata kanė pranuar shumicėn nga veprat me tė cilat rėndohen. Madje, duke dashur qė tė jenė sa mė plastikė dhe besnikė nė pėrshkrime, njėri nga tė akuzuarit, Besim Rama ka pėrshkruar se si para njė aksioni ka dashur tė hajė fli, tė cilėn e kishte gatuar gruaja e tij! Kjo ndoshta flet edhe pėr njė profil tė tė akuzuarve, tė cilėt, nėse ka ekzistuar ndonjė bindje se janė njė grup i organizuar, ose janė fanatikė tė ideologjizuar kanė kaluar nė stėrvitje shumė profesionale dhe veprojnė me konspiracion tė plotė, ose pėrkundrazi janė tipa popullorė tė gatshėm pėr ngatėrresa?! (Madje, sipas shtypit serb, edhe Rama edhe Nura kanė plagosur ose vrarė shqiptarė, madje tė afėrmit e tyre). Shumica e tė akuzuarve janė nga Drenica dhe rrethina (nga
Prekazi ku edhe ėshtė bėrė pėrleshja e njohur me Tahir Mehėn), janė nė mes njėzet dhe dyzet vjeēarė, kryesisht jo me shkollim tė lartė, disa prej tyre bujq, me ushtri tė kryer dhe shumica me familje, tė martuar. Kjo thuajse i pėrgjigjet njė pėrshkrimi qė kishte bėrė sigurimi ushtarak jugosllav - KOS, qė ishte botuar nė revistėn beogradase “Intervju“, majin e kėtij viti.
Mirėpo, nga kėta janė zėnė deri mė tani vetėm 3 veta kurse 12 tė tjerė gjenden nė arrati. Nė fakt, mund tė thuhet se aksioni i policisė shihet se ėshtė pėrgaditur gjatėdhe se pusia ka qenė e pėrgaditur nė saje tė informatave tė sakta se ku dhe si do tė kalojnė kėta tė burgosur. Me rastin e varrimit tė punėtorit tė Sigurimit Shtetėror, Bajgorės, kryeshefi i SHSSH pėr Prishtinėn, Lakoviq, kishte deklaruar se Shėrbimi sė shpejti do tė trokasė nė dyert e terroristėve. Kidnapimi dhe jo trokitja nė derė kishte ndodhur pikėrisht nė periudhėn parazgjedhore, siē thonė edhe nga shtypi beogradas, edhe pėr t’u dhėnė zemėr serbėve kosovarė qė ishin shqetėsuar dhe frikėsuar nga aksionet pėr tė cilat rėndohet UĒKja.
Por, nga akuza qė ėshtė ngritur kundėr 15-shes sė Drenicės, nuk shihet askund se kėta kanė vepruar nėn njė organizatė qė ka emrin Ushtria Ēlirimtare e Kosovės! Edhe pse nė akuzė, pėr shembull, ceket se pos aksionit tė kryer nė rrugėn Prishtinė-Rozhajė, kanė ndodhur edhe aksionet e ngjashme nė Deēan, Pejė dhe Shtime, me ē’rast kanė humbur jetėn 4 dhe janė plagosur 3 persona. Po ashtu ceket se edhe nė kohėn e kryerjes sė aksionit nė Shipol, janė sulmuar stacionet e policisė nė Lluzhan dhe njė natė mė parė nė Podujevė, me ē’rast ėshtė lėnduar njė person. Kėtu sidomos ėshtė fakt interesant akuza qė organet policore gjyqėsore serbe i bėjnė Shqipėrisė dhe armatės sė saj, e cila, sipas tyre, i paska ushtruar kėta njerėz!

vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė