Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-07-11, 13:07   #37
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

NJĖRI NGA “TERRORISTĖT“

Intervistė me njėrin nga tė katėrmbėdhjetėt nė arrati tė akuzuar pėr “veprimtari terroriste“ nė bazė tė aktvendimit tė “Gjykatės sė Qarkut“ nė Prishtinė tė datės 4 tetor 1996
ZĖRI I KOSOVĖS Nr.1, 9 janar 1997

Pyetje: Ju jeni informuar pėr aktvendimin e gjykatės serbe nė Prishtinė, nė bazė tė tė cilit ju dhe 14 shqiptarė tė tjerė jeni akuzuar si “grup terrorist“ pėr “veprimtari terroriste“. Sa janė tė vėrteta fajėsimet qė ju ngarkohen?
Pergjigjja: Lidhur me tė gjitha “fajėsimet“ qė na i ngarkojnė organet pushtuese serbe nuk dua tė prononcohem pėr kėto arsye:
1) Organet pushtuese serbe nuk i njoh si kompetente pėr tė bėrė hetimet ndaj nesh dhe ndaj asnjė qytetari tė Republikės sė Kosovės, pasi ato nuk kanė tė drejtė tė ushtrojnė kurrfarė veprimtarie hetuese e gjyqėsore nė shtetin tonė tė pavarur.
2) Nuk kam ndėrmend t’u ngjajė pjesėtarėve tė nomenklaturės politike tė Republikės sė Kosovės, tė cilėt shtiren sikur janė duke e drejtuar Republikėn e Kosovės, por gjithė ditėn e gjatė jetojnė e veprojnė brenda ligjeve pushtuese serbe.
3) Pėr mua tre shqiptarėt e kapur, si “pjesėtarė tė grupit terrorist“, siē akuzojnė pushtuesit, nuk janė kurrfarė tė burgosurish, por vetėm robėr lufte, prandaj nuk pranoj tė lėshohem nė nivelin: “S’i njoh formalisht organet e ligjet pushtuese serbe, por ju pėrmbahen atyre nė tė vėrtetė“.
4) Unė gjendem nė arrati dhe nuk kam ndermend tė merrem me dezinformata e komentime spekuluese tė organeve pushtuese serbe, siē bėjnė liderėt, avokatėt, publicistėt, etj.
(Ndėrhyrje nga intervistuesi): Por ju, ama, akuzoheni si “grup i organizuar terrorist“!
Pergjigjja: E para, ne nuk kemi bėrė asnjė veprimtari terroriste. Nuk dij tė jetė bėrė ndonjė akt terrorist ndaj objekteve civile dhe popullsisė sė pafajshme civile serbe nė Kosovė nga viti 1981 e kėtej. Sa u pėrket sulmeve pėr tė cilat dihet se ka marrė pėrgjegjėsinė UĒK-ja sipas mendimit tim, ato nuk janė akte terroriste, por aksione ēlirimtare. Vetėm ata qė i njohin organet pushtuese serbe nė Republikėn e Kosovės si organe legjitime shtetėrore, sulmet ndaj tyre i quajnė terroriste. Terrorizėm i vėrtetė ėshtė gjithė veprimtaria e organeve pushtuese serbe nė Republikėn e Kosovės. E dyta, sa i pėrket “grupit“, shumica e tė akuzuarve nga ana e organeve pushtuese serbe ndiqen nga policia pushtuese serbe qysh nga fundi i vitit 1990.
Pyetje: Kur dhe si ėshtė filluar ndjekja ndaj jush?
Pergjigjja: Shumica e tė ndjekurve, emrat e tė cilėve gjenden nė kėtė paēavure serbe, kishim rėnė nė sy si organizues tė demonstratave e aktiviteteve tė lloj-llojshme ēlirimtare tė viteve 1988-1990 nė Kosovė.
Pyetje: A jeni pjesėtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės?
Pergjigjja: Cila ėshtė pyetja tjetėr?
Pyetje: Ēfarė mund tė thoni pėr aksionet qė po kryhen kohėve tė fundit mbi policinė e ushtrinė serbe, si dhe atentatet ndaj disa shqiptarėve?
Pergjigjja: Unė mendoj se kėto janė, as mė pak e as mė shumė, aksione ēlrimtare tė kėsaj force tė armatosur ēlirimtare kundėr forcave tė armatosura pushtuese serbe, si dhe kundėr shėrbėtorėve shqipfolės tė tyre.
Pyetje: A i ka bėrė UĒK-ja kėto aksione?
Pergjigjja: Kjo pyetje mė duket e pavend, pasi pėr kėtė duhet tė pyesėsh atė qė e ka marrė pėrgjegjėsinė pėr aksionet -Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės.
Pyetje: Ku ta gjej atė?
Pergjigjja: Ata qė janė tė interesuar pėr ta takuar me qėllim tė ēlirimit tė vendit mendoj se mund ta gjejnė.
Pyetje: A i pėrkrahni kėto aksione?
Pergjigjja: Gjithėsesi! Kėto aksione jo vetėm qė i pėrkrah, por ndjehem krenar qė po bėhen. Nuk u takoj frikacakėve, qė shastisen nga forcat pushtuese. Nuk u takoj as hutaqėve, qė mendojnė se Republika e Kosovės nuk duhet tė ketė forca tė armatosura ēlirimtare. Rėndėsi ka qė populli po i pėrkrah ato. Do tė vijė koha qė tė gjitha forcat e shėndosha kombėtare do t’i pėrkrahin ato.
Pyetje: Liderėt partiakė, politikanėt e qeveritarėt shqiptarė, kėto aksione po ua mveshin vetė serbėve ose po i vlerėsojnė si aksione terroriste?
Pergjigjja: Ata po nxitohen pėr mendimin tim. Pa u menduar mirė dhe pa e analizuar gjendjen po japin deklarata qė nuk i pėrgjigjen situatės nė Kosovė.
Pyetje: Nė opinion janė bėrė tė ditura pėrgjegjet e tė arrestuarve para hetuesve serbė. Ēka mendoni rreth atyre qė duhet tė kenė thėnė ata?
Pergjigjja: Nuk dėshiroj t’i komentoj dezinformatat qė opinionit ia ofrojnė organet e pushtuesit dhe bashkėpunėtorėt e tyre.
Pyetje: Ēka mendoni pėr kėrcėnimet qė u ka bėrė UĒK-ja disa shqiptarėve?
Pergjigjja: Secila lėvizje ēlirimtare e secilit popull tė pushtuar i ka dėnuar bashk-ėpunėtorėt e pushtuesve me dėnime kapitale. Edhe shtetet e mėdha demokratike i dėnojnė shėrbėtorėt e tė huajve (tė cilėt i quajnė spiuj) me dėnime tė rėnda. Edhe ne nuk duhet tė jemi njė pėrjashtim.
Pyetje: A mendoni se lufta e armatosur sjell ēlirimin e Republikės sė Kosovės?
Pergjigjja: Gjithsesi. Shteti ynė kaherė ėshtė dashur t’i ketė forcat e armatosura (ushtrinė e policinė), siē i ka ēdo shtet i botės. Shtetet investojnė shumė nė forcat e armatosura, me qėllim edhe tė evitimit tė luftės se armatosur. Edhe agresorėt serbė i
masin forcat e tyre. Kasta politike e Republikės sė Kosovės patėn provuar tė formojnė forcat e armatosura (ushtrinė e policinė), por dėshtuan.
Pyetje: Dėshiron t’u thuash gjė lexuesve tė “Zėrit tė Kosovės“?
Pergjigjja: I pėrgėzoj ata me rastin e 15-Vjetorit tė daljes se numrit tė parė tė kėsaj gazete, e cila doli nėn drejtimin e tė madhit Jusuf Gėrvalla. I uroj tė besojnė nė forcėn
ēlirimtare tė popullit tonė dhe tė angazhohen nė kėtė drejtim me tė gjitha forcat, aftėsitė e mundėsitė qė ka secili. Uroj qė nė Vitin e Ri 1997 tė na plotėsohen dėshirat tona kryesore tė pėrbashkėta dhe dėshirat individuale!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė