Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-07-11, 11:31   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia nuk tėrhiqet pa e marrė edhe 1-n

Marrja e doganave nėn kontroll, kėrcėnojnė serbėt





Pika kufitare nė Jarinje, qė njihet si Pika 1, ėshtė marrė nėn kontroll totale nga njėsitė speciale tė Policisė sė Kosovės. Nė kėtė pikė, tė martėn nė mėngjes, ka qėndruar pėr rreth 15 minuta edhe komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, i cili ka vėzhguar edhe pėr sė afėrmi zhvillimet atje.

Gjatė qėndrimit tė tij nė pikėn kufitare 1, ai ka zhvilluar njė bisedė tė shkurtėr edhe me tė ashtuquajturin kryeshef i qarkut tė Mitrovicės, Radenko Nedelkoviq.

Burime tė Kosovapress-it bėjnė tė ditur se ky i fundit e ka kėrcėnuar komandantin e KOFOR-it se e tėrė popullata serbe do tė dal dhe tė qėndrojė nėpėr rrugė, duke mbajtur kėshtu ato tė bllokuara, nėse komandanti nuk urdhėron largimin e forcave tė KFOR-it dhe policisė nė kufi. /rtv21/

. . .

Me helikopterė tė KFOR-it marrin kontrollin e Pikės 1

Para aksionit pėr tė marrė nėn kontroll edhe pikėn kufitare 1 nė veri tė Kosovės, kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, ka zhvilluar njė takim me komandantin e KFOR-it, Erhard Buhler.

Pas kėtij takimi, me dy helikopterė tė KFOR-it, forcat e policisė dhe zyrtarėt doganorė tė Kosovės, janė dėrguar nė pikėn 1 tė kufirit, duke kompletuar kėshtu operacionin e Qeverisė sė Kosovės pėr marrjen nėn kontroll tė pikave doganore 1 dhe 31, raporton RTK.

Bilanci i kėtij operacioni ka qenė 4 policė tė lėnduar, 1 me armė zjarri tė tjerėt me gurė dhe gjėsende tė tjera tė forta.

. . .

Edhe pika 1 nėn kontrollin e shtetit

Lajmin pėr marrjen nėn kontroll edhe tė pikės 1 nga Policia e Kosovės, e ka konfirmuar edhe ministri i brendshėm i Kosovės, Bajram Rexhepi.

“Kemi pritur se mund tė ketė vėshtirėsi. Por, situata ėshtė qetė. Tani ėshtė shtrirė sovraniteti, dhe ky ėshtė njė hap shumė i rėndėsishėm”, ka thėnė Rexhepi, raporton REL.

Ministri Rexhepi tha se futja nėn kontroll e pikės 31 ėshtė bėrė nėn tė ashtuquajturin Planin B. Ai njoftoi gjithashtu se gjatė aksionit, njė polic ėshtė lėnduar me njė mjet shpėrthyes, dhe dy-tre tė tjerė janė lėnduar nga hedhja e xhamave dhe gurėve, prej anės sė serbėve lokalė, gjė tė cilėn, ministri e quan si dėm minimal.

Rexhepi ka thėnė se njėsitė speciale tė policisė do tė qėndrojnė nė veri deri sa tė jetė e nevojshme dhe derisa tė vendosen doganierėt.

. . .

Gentilini: Operacioni s’ishte i dobishėm

“Operacioni i kryer mbrėmė nga autoritetet e Kosovės nuk ishte i dobishėm. Ai nuk ėshtė bėrė nė konsultim me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe BE-ja nuk e ka miratuar atė”, ka thėnė Fernando Gentilini, Pėrfaqėsuesit Special i BE-sė pėr Kosovėn nė lidhje me situatėn nė veri.

“Ėshtė thelbėsore qė situata tė qetėsohet tani dhe tė kthehemi ku kemi qenė. EULEX-i ėshtė i gatshėm t’i ndihmojė autoritetet e Kosovės nė kėtė”, ka thėnė Gentilini, pėr tė shtuar se “dialogu ėshtė e vetmja mėnyrė qė tė zgjidhet ēėshtja e vulave tė doganave dhe tė rivendosė tregti tė lirė nė tė dy drejtimet”.

“Veprimet unilaterale nga njėra palė apo tjetra nuk mund ta zgjidhin problemin”, ka thėnė Gentilini. /rel/

. . .

Zėvendėskryeministri i vendit, Hajredin Kuēi konfirmoi tė martėn pėr Telegrafin se edhe pika doganore 1 ėshtė vendosur nėn kontroll tė autoriteteve tė shtetit tė Kosovės. Derisa, pika doganore 31 ėshtė vendosur mbrėmė nėn kontroll, pika 1 ėshtė vendosur sot nė orėt e mėngjesit dhe nė kėtė pjesė tė vendit pritet tė arrijnė forca shtesė.

Zėvendėskryeministri Kuēi, i pyetur nga “Zėri”, ka thėnė se vendimi i kryeministrit Thaēi pėr tė marrė kontrollin nė pikat 1 dhe 31 nė veri tė Kosovės, ėshtė marrė nė pėrputhje me faktorėt ndėrkombėtarė dhe me EULEX-in.

“Nė vijėn e parė do tė jetė Policia e Kosovės, ndėrsa presim mbėshtetje edhe nga EULEX-i dhe nga KFOR-i”, ka thėnė Kuēi.

. . .

EULEX: Veprimet e njėanshme, nuk ndihmojnė

Me anė tė njė komunikate pėr media, EULEX-i ka reaguar pėr veprimet e Policisė sė Kosovės.

“Ėshtė e rėndėsishme qė situata aktuale tė zgjidhet nė mėnyrė tė qetė dhe paqėsore. EULEX po bashkėpunon ngushtė me KFOR-in pėr ta bėrė kėtė dhe pėr ta ruajtur sigurinė. EULEX nuk ka qenė nė asnjė formė i pėrfshirė nė aksionin e ndėrmarrė nga Njėsitė Speciale tė Policisė sė Kosovės”, thuhet nė mes tjerash nė komunikatėn e EULEX-it.

“EULEX-i dhe Bashkimi Evropian nė Bruksel e kanė bėrė tė qartė se ēėshtja e vulave doganore duhet tė zgjidhet nėpėrmjet dialogut Prishtinė-Beograd. Veprimet e njėanshme nga cilado palė nuk ndihmojnė aspak. Problemet duhet tė zgjidhen nė mėnyrė paqėsore”, thuhet nė fund tė komunikatės sė EULEX-it.

. . .

Tensionohet veriu, KFOR-EULEX thirrje pėr maturi

Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler ka bėrė thirrje kundėr eskalimit tė dhunės nė veri tė vendit dhe ka kėrkuar maturi nga tė gjitha palėt.

“KFOR-i nuk pranon kurrfarė dhune. Nė nji shoqėri demokratike mendimet e ndryshme apo pozitat konfliktuoze duhet tė zgjidhen nė mėnyrė paqėsore me diskutime dhe negociata”, thuhet nė njė komunikatė pėr media tė KFOR-it.

"KFOR ėshtė i informuar mbi situatėn sonte dhe i ka alarmuar njė numėr tė konsiderusėhėm njėsish qė tė ndėrhyjnė nėse ėshtė nevoja. KFOR-i mbikqyrė situatėn dhe trupat e KFOR-it janė nė veri tė Kosovės dhe do tė ndihmojnė pėr ta zbutur situatėn nėse ėshtė nevoja".

Edhe zėdhėnėsi i EULEX-it, Nicholas Hawton nė njė prononcim pėr RTV21 ka bėrė thirrje pėr qetėsi nga tė gjitha palėt.

Ai ka thėnė se EULEX-i nuk ka qenė nė dijeni pėr aksionin e ndėrmarrė nga forcat policore nė veri tė Kosovės – por ka shtuar se misioni evropian ka bashkėpunim shumė tė afėrt me KFOR-in dhe do t’i bashkėrendojnė veprimet pėr ruajtjen e rendit dhe ligjit nė veri tė vendit.

Raportohet po ashtu se serbėt kanė nisur tė mblidhen tek ura kryesore nė Mitrovicė, ku ka forca tė KFOR-it dhe tė njėsisė speciale tė Policisė sė Kosovės.

Pika 31 nėn kontroll, pėr pikėn 1 pengesė edhe EULEX

Ministri i Brendshėm, Bajram Rexhepi deklaroi pėr mediet se janė tė vendosur nė realizimin e aksionit tė tyre nė marrjen nėn kontroll tė pikės 1 dhe 31.

Ai shtoi se EULEX-i nuk ėshtė treguar i gatshėm tė ndihmojė nė kėtė aksion.

“Nuk ka pasur fare koordinim me EULEX-in. Kemi tentuar, por ata nuk kanė pasur gatishmėrinė pėr tė ndihmuar aksionin”, deklaroi ministri Rexhepi, duke shtuar se nė dispozicion “kemi forca shtesė nė rast nevoje”.

Ai gjithashtu bėri tė ditur se Policia e EULEX-it po pengon hyrjen nė pikėn 1 tė Njėsisė Speciale tė Kosovės, konkretisht nė fshatin Rudare tė Leposaviqit.

Ndėrkaq, Policia e Kosovės nė kėto aksione ėshtė e pajisur me armė tė ndryshme dhe autoblinda.

Ivanoviq: Situata mund tė eskalojė

Sekretari shtetėror nė Ministrinė serbe pėr Kosovėn, Oliver Ivanoviq ka paralajmėruar se situata nė veri tė Kosovės mund tė "eskalojė".

“Situata ėshtė mjaft e tensionuar, ai ėshtė njė gjest i pamenduar pėr tė cilėn nuk ka asnjė shpjegim," ka thėnė Ivanoviq, duke komentuar vendimin e Prishtinės pėr dėrgimin e njėsive special tė policisė nė vendkalimet kufitare.

Ai tha se ka folur me pėrfaqėsues tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe se pret pėrgjigje nga KFOR-i dhe EULEX-it.

Ivanoviq tha se "tensioni kryesor pritet nė mėngjes" dhe se ekziston rreziku qė situata "tė pėrshkallėzohet”, raporton Evropa e Lirė.

****

Kusari-Lila: Ligjet vlejnė nė krejt territorin

Nė njė prononcim pėr mediet, zėvendėskryeministrja dhe ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari-Lila tha se atje kemi shkuar pėr t’i implementuar nė tėrėsi masat e reciprocitetit.

“Duhet tė kuptohet se Kosova ėshtė njė njėsi territorial dhe ligjet vlejnė nė krejt territorin. Nuk mund tė ketė dy zona doganore. Vendimi ėshtė nė pėrputhje me Kushtetutėn e Kosovės. Kemi shkuar atje pėr ta implementuar nė tėrėsi vendimin pėr reciprocitetin”, theksoi Kusari-Lila.

. . .

Policia merr nėn kontroll Pikėn 31

Policia e Kosovės tashmė ka marrė nėn kontroll Pikėn 31 tė doganave nė Veri tė Kosovės, raporton RTK.

Ndėrkaq, Pika 1, po sipas kėtij televizioni, ende nuk ėshtė marrė nėn kontrollin e Policisė sė Kosovės, pasi qė, siē u raportua, serbėt e kėsaj ane kanė dalė dhe kanė bllokuar rrugėt qė ēojnė tek ajo pikė, mirėpo policia ėshtė e bindur se do ta marrė nėn kontroll edhe kėtė pikė.

. . .

Thaēi shkarkon Maliqin, policia aksion nė veri

Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi sapo ka shkarkuar nga posti i drejtorit tė Policisė sė Kosovės, Reshat Maliqin. Ndėrkaq, RTK ka njoftuar se njėsitė speciale tė Policisė sė Kosovės kanė ndėrmarrė njė aksion pėr tė marrė nėn kontroll pikat 1 dhe 31 nė veri tė Kosovės – tė cilat qė njė kohė ishin jashtė kontrollit tė autoriteteve kosovare.

“Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, nė mbėshtetje tė nenit 94 paragrafit (10) tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės dhe nenit 43.1 (a) tė Ligjit Nr.03/L-035 pėr Policinė, ka marrė vendim qė tė shkarkojė z.Reshat Maliqi nga pozita e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės”, thuhet nė njė komunikatė tė Zyrės pėr informim tė kryeministrit.

Vetė Maliqi, nė njė prononcim pėr televizion publik tė Kosovės, ka thėnė se ai nuk ėshtė nė dijeni pėr shkarkimin e tij, dhe se pėr tė ka dėgjuar vetėm nė televizion.

RTK ka njoftuar se njėsitė speciale tė Policisė sė Kosovės kanė ndėrmarrė njė aksion pėr marrjen nėn kontroll tė pikave 1 dhe 31, nė mėnyrė qė tė vihet nėn kontroll zbatimi i reciprocitetit me Serbinė.

Sidoqoftė, Maliqi, ka hedhur poshtė mundėsinė qė ai tė jetė shkarkuar pėr shkak tė kundėrshtimit tė aksionit nė veri, sepse siē u shpreh nė njė bisedė telefonike, ai gjatė gjithė kohės ka kėrkuar vendosjen e kontrollit nė kėto dy pika kufitare.

Po ashtu raportohet se kryeministri Thaēi ėshtė takuar me zyrtarėt mė tė lartė ndėrkombėtarė nė vend.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė