Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-08-11, 09:10   #3
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Titulli: "Kombi kosovar"?

Nuk krijohen kombe tė reja brenda natės me dekrete tė ndryshme administrative. Brumi i i kombit shqiptar ekziston gati katėrmijė vjet. Ky brum dha shenjat e para tė ekzistencės qė me kryengritjet antiromake dhe antibizantine, vazhdoi me luftėrat antiosmane dhe antisllave - greke, dhe filloi tė ravijėzohet duke marrė formė mė tė qartė mė 1912 me pavarėsimin e vendit, duke u zhvilluar nė vazhdimėsi, tashmė nė njė shtet tė lirė dhe i papenguar nga tjerėt. Kombet nuk janė dhe nuk mund tė jenė diēka e imagjinuar. Edhe pse mund tė jenė emėrtuar ose quajtur mė ndryshe, ose edhe mund tė kenė qenė ose jo tė vetėdijshėm pėr pėrkatėsitė e tyre kombėtare, prapėseprapė, kategoria e "kombit" ka ekzistuar qė nė fazat e hershme historike. Nė varėsi nga zhvillimi shoqeror mund tė jetė quajtur grup i mbledhėsvė tė gjahut, bashkėsi gjinore, fis, klan, grup etnik, popull dhe nė fund e kushtėzuar mė tepėr nga rrethanat teknike, procesi pėrfundon me kombformimin dhe shtetformimin. Por kjo mė tepėr ka tė bėjė me arritjen e njė stadi tė ri e cilėsor nė zhvillimin e grupeve etnike - formimin e shtetit tė pavarur sovran. Kombi shqiptar, ose thėnė mė drejt njė pjesė e tij, e rrumbullakėsoi kėtė fazė zhvillimi nė vitin 1912. Njė pjesė e tij mbeti e robėruar jashtė kufijve shtetėrorė. Kjo pjesa e robėruar ėshtė pėrsėri e copėtuar nė disa formacone politiko-juridike. Apologjetėt e "kombit kosovar" e dinė mirė se qytetet e Istogut, Pejės, Gjakovės e Prizrenit janė pjesė e Rrafshit tė Dukagjinit qė s'kanė asnjė lidhje me nocionin Kosovė. Banorėt e kėtyre qyteteve verilindore shqiptare nuk mund tė hyjnė assesi nė kategorinė e "kombit kosovar". Shkupi ishte pjesė, e madje pėr njė kohė edhe kryeqytet i Kosovės sė dikurshme, por ja qė shqiptarėve tė Shkupit nuk u shkon fare mendja tė shpallen pjesė e "kombit kosovar". Ata mbeten shqiptarė krenarė, pjesė pėrbėrėse e kombit shqiptar. Shqiptarėve tė Preshevės, Bujanovcit, Novi-Pazarit, Rozhajės, Plavės, Gucisė etj., qė kanė lidhje gjeografike natyrore e familjare me "Republikėn multietnike tė Kosovės", gjithashtu nuk u shkon aspak ndėrmend tė ndėrrojnė identitetin e tyre shqiptar dhe tė shpallen "komb kosovar". Do tė ishte shumė e natyrshme tė themi qė sė paku preshevarėt tė shpalleshin "kosovarė". Mirėpo, ja qė as ata s'duan t'ia dinė pėr kėtė lloj kombi artificial. Edhe 95% e shqiptarėve tė kėsaj Kosove tė sotme me kėto kufijtė qė ia caktoi "Sėrbia federale" nė vitin 1945 nė Beograd, nuk e pranojnė sakrifikimin e identitetit historik shqiptar pėr diēka tė re, tė pėrkohshme e artificiale si “kombi kosovar”. Edhe sėrbėt e Kosovės nuk pranojnė kurrfarė kosovarizmi dhe kanė shumė tė drejtė nė kėtė qėndrim tė tyrin.
Nėse e relativizojmė deri nė kėtė shkallė absurditeti ēdo fenomen shoqėror, atėherė edhe vetė jeta, apo qenia njerėzore paraqitet si shumė relative dhe e imagjinuar. Mos ndoshta ne aktrojmė tėrė kohėn? Mos ndoshta e gjithė jeta jonė ėshtė njė vorbull i pandalshėm dhe i pakuptueshėm ngjarjesh tė kota, tė parėndėsishme, me njė fjalė relative dhe e imagjinuar? Kėto janė teorizime boshe pseudo-filozofike, tė cilat nuk duhet tė kenė vend nė diskursin publik shqiptar. Sė paku filozofitė e tilla absurde nuk duhej tė pėrzihen nė ēėshtje tė tilla ekzistenciale, tė pėrhershme, e tė pandryshueshme si identitetet kombėtare. "Kosovarizimi" i shqiptarėve tė Fushės sė Kosovės dhe Rrafshit tė Dukagjinit, ėshtė njė fenomen i jashtėm, sipėrfaqėsor, dhe i ri nė moshė. Thellė nė shpirtin dhe nė ndėrgjegjen/ndėrdijen e tyre shqiptarėt e Ish-Jugosllavisė dhe gjithė shqiptarėt e tjerė jashtė kufijve politikė tė Shqipėrisė, mbeten shqiptarė. "Kosovarizmi" nuk ka bazė kulturore dhe nuk ėshtė pjesė e etnopsikologjisė sė asnjė pjese tė kombit shqiptar. Ai edhe mund tė pėrqafohet pėrkohėsisht nga grupe tė ndryshme individėsh, por kjo vjen si pasojė e interesave tė ndryshme e shumė tė pėrkohshme financiare e tė tjera tė kėtyre mjeranėve infantilė. Rast shumė i ngjashėm ėshtė edhe me masėn e madhe autoktone shqiptare nė Greqi, tė a.q "arvanitoi". Do tė ishte interesante tė studiohen nga ekspertė sociologjie dhe psikologjie dallimet dhe ngjashmėritė e mundshme mes fenomeneve tė "kosovarizmit" antishqiptar nė Ish-Jugosllavi dhe "arvanitizmit" antishqiptar nė Greqi.
Nocioni "komb kosovar" ėshtė njė konstrukt artificial, i cili do tė shkėrmoqet nė momentin e parė kur ai tė mos financohet mė prej atyre qarqeve qė nuk ua duan tė mirėn shqiptarėve nė Ballkan.
Rinia, intelegjencia, punėtorėt, mediet, elita ekonomiko-financiare, shoqėria civile, grupet e ndryshme fetare, dhe gjithė qytetaria shqiptare nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni duhet tė ngrihen urgjentisht kundėr spekulimeve tė tilla shumė tė rrezikshme pėr tė ardhmen tonė si shtet i pavarur dhe si komb i veēantė. Ndarja e njė pjese tė shqiptarėve nga gjiri i kombit dhe formimi nė mėnyrė artificiale i njė " kombi tė ri" ėshtė njė tragjedi kombėtare kolosale dhe me gjasė e pariparueshme . Nėse ky ishte ēmimi pėr ēlirimin e Kosovės, mė mirė tė mos vinte kurrė. Por, ne jemi tė bindur plotėsisht se kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Spekulimi se bota e ēliroi Kosovėn jo si shtet shqiptar, por si entitet eksperimental multietnik, ėshtė pjellė e qendrave tė specializuara pėr luftė speciale kundėrshqiptare, tė Moskės, tė Beogradit, tė Athinės dhe tė gjithė atyre grupeve tė interesit, pėr tė cilėt thamė qė nė fillim se janė kundėr faktorizimit dhe etablimit real tė shqiptarėve nė Ballkan.
Shpejt do tė vijė dita kur krahinat shqiptare tė Rrafshit tė Dukagjinit dhe Fushės sė Kosovės do t’i bashkohen asaj qė iu shkėputėn me dhunė e padrejtėsisht 100 vjet mė parė - Republikės sė Shqipėrisė - shtetit amė tė tė gjithė shqiptarėve nė botė. Sė bashku do tė hapėrojnė drejt integrimeve euro-atlantike, jo si tė gjymtuar, por si tė barabartė me gjithė kombet tjera ballkanike.

/Zėri Yt/
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė