Super Barcelona
Barcelona ka shėnuar fitore tė madhe me rezultat 2-0 nė ndeshjen e zhvilluar nė Stade Louis tė Monacos ndaj Portos, sfidė kjo qė ishte e vlefshme pėr Superkupėn e Evropės.
Porto e nisi mė mirė takimin duke e dominuar nė tėrėsi. Sidoqoftė, diferenca bėhet nga njerėz tė cilėt nuk njohin ligjet e fizikės dhe kur flasim pėr kėtė kemi tė bėjmė me Lionel Messin, i cili nė minutėn e 39-tė shėnoi pėr 1-0.
Nė pjesėn e dytė ndeshja tensionohet. Cesc Fabregas dhe Sanchez inkuadrohen nė lojė sė bashku me Sergio Busquets.
Dhe vetėm tetė minuta pasi u inkuadrua nė lojė (88), Cesc Fabregas e shėnoi golin e parė nė njė ndeshje zyrtare me fanellėn e Barcelonės, kjo mė shumė falė Leo Messit qė asistoi. Ishte ky goli pėr 2-0, qė dhe ia garantoi titullin e dytė Fabregasit brenda njė jave, pėrderisa gjashtė vjet te Arsenali nuk fitoi asgjė. Dy minuta para kėtij goli, Rolando u largua nga loja.
Ndeshja pėrfundoi me rezultat 2-0, kurse edhe Fredi Guarin u pėrjashtua po ashtu me karton tė kuq.
Kėshtu Barcelona shpallet kampione absolute me fitimin e kėtij trofeu, dhe nėse do ta fitojė edhe Kupėn e Botės pėr Klube nė dhjetor, atėherė do tė kompletojė pesė tituj brenda vitit 2011. Njė gjė ėshtė e sigurtė ky ekip nuk ka tė ndalur.