Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-08-11, 21:08   #24
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Arsimtarėt e “Sami Frashėrit” kundėr “Edukatės fetare”

Kuvendit i shkojnė kėrkesa kundėr shamisė nė shkolla dhe kundėr lėndės fetare







Publikuar: 28.08.2011 - 08:45Prishtinė, 28 gusht – Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi i janė adresuar dy shkresa, me tė cilat ėshtė kėrkuar qė nė Ligjin pėr arsimin parauniversitar tė mos inkorporohen dy propozimamendamente tė karakterit fetar qė synojnė legalizimin e pėrdorimit tė shamive nė shkolla, si dhe futjen e lėndės sė edukatės fetare dhe morale nė planprogramet mėsimore, shkruan sot gazeta Koha Ditore.

Kėrkesat kanė rrjedhur nga “Gratė intelektuale dhe aktivistet pėr tė drejtat e grave tė Kosovės”, nė tė cilėn janė listuar 53 emra, si dhe nga Kėshilli i arsimtarėve tė gjimnazit “Sami Frashėri” tė Prishtinės, nė tė cilėn nuk janė vėnė emra.

Nė tė parėn thuhet se “duke u nisur nga fakti se Kosova ėshtė shtet laik i definuar me Kushtetutė, si dhe duke marrė parasysh se kombi shqiptar me tri religjione ėshtė mbajtur unik duke i dhėnė rėndėsi kombit para fesė, ne intelektualet dhe aktivistet pėr tė drejtat e grave kėrkojmė nga ju si pėrfaqėsues tė popullit qė t`i mbroni me vendosmėri vlerat shtetėrore dhe kombėtare duke votuar kundėr amendamenteve tė propozuara”.

“Ne konsiderojmė se legjislacioni nė fuqi i Republikės se Kosovės garanton tė gjitha liritė fetare sipas standardeve evropiane, prandaj nuk ka nevojė tė ndryshohet”, thuhet nė kėtė shkresė. “Mbetemi tė bindura se Kuvendi i Kosovės do tė dalė nė mbrojtje tė vlerave tona shtetėrore, kombėtare e demokratike, ashtu siē i kemi mbrojtur edhe nė sfida mė tė rėnda”.

Shkresa e gjimnazit “Sami Frashėri” i referohet njė mbledhjeje tė arsimtarėve, nė tė cilėn thuhet tė jetė marrė qėndrimi. Nė tė shprehet shqetėsimi lidhur me “tendencėn e BIK-ut dhe disa grupeve ekstremiste islamike, tė cilėt po tentojnė qė ta fusin nė shkollat shqipe lėndėn e fesė islame”, si dhe “bartjen e shamisė religjioze”.

“Shkollat publike kanė karakter laik dhe kėshtu duhet ta kenė. Jemi kundėr ngjyrimit politik a fetar tė shkollės publike. Jemi nė pėrpjekje tė reformimit tė vazhdueshėm tė shkollės sonė dhe nė pėrpjekje tė ngritjes sė cilėsisė nė mėsim, gjė tė cilėn e kemi detyrė tė shtruar para vetes, detyrė profesionale, morale dhe patriotike”, thuhet nė kėtė deklaratė, qė nė redaksi e ka sjellė mėsimdhėnėsi Hamdi Thaēi. “Futja e lėndės fetare nė shkollat tona, si kėrkesė e shtruar nga BIK-u, paraqet kėrkesėn e ultra islamistėve, tė cilėt janė kundėrshtarė tė tė gjitha formave demokratike tė veprimit dhe janė tė kundėrshtuar kudo nė botėn demokratike dhe pėrparimtare”.

Gazeta ka raportuar javėn e shkuar se tri grupe parlamentare kanė propozuar amendamente pėr ndryshime tė neneve tė Ligjit pėr arsimin parauniversitar, me tė cilat do tė lejoheshin nxėnėset tė bartnin shami edhe gjatė procesit tė mėsimit nė shkolla, si dhe do tė bėhej pjesė e kurrikulit tė shkollimit parauniversitar edhe lėnda “Edukata fetare dhe morale”.

“Koha Ditore” ka siguruar dy propozimamendamente tė mbėshtetura nga 27 deputetė, pėr modifikimin e nenit 3, paragrafi 7 tė Ligjit pėr arsimin parauniversitar, si dhe pėr shtimin e njė paragrafi tė ri nė nenin 3 tė kėtij ligji. Kėta deputetė janė tė tri grupeve parlamentare – Koalicionit pėr Kosovė tė Re, Partisė sė Pavarur Liberale dhe Grupit 6+.

Bazuar nė kėtė propozim, neni 3, paragrafi 7, ndryshohet, plotėsohet dhe riformulohet nė tėrėsi, si nė vijim: “Institucionet shkollore publike dhe private, duhet tė pėrmbahen nga ēdo lloj i diskriminimit fetar apo etnik si dhe pėrhapja e urrejtjes ndėrfetare e etnike”.

Nė arsyetimin e amendamentit thuhet se ky qė ėshtė propozuar afirmon politikat e mos diskriminimit dhe pengon pėrhapjen e urrejtjes.

Ndėrkaq, paragrafi i ri i nenit tė tretė ka kėtė pėrmbajtje: “Institucionet shkollore, publike dhe private, i japin rėndėsi tė veēantė komponentit edukativ tė procesit mėsimor nėpėrmjet zbatimit tė lėndės ‘Edukata fetare dhe morale’, si lėndė fakultative (joobliguese), nė pajtim me standardet dhe praktikat mė tė mira tė shteteve tė bashkėsisė evropiane”.

Tri grupet parlamentare qė kanė propozuar ndryshimet, e nė tė cilat ka deputetė gati nga tė gjitha komunitetet qė jetojnė nė Kosovė, kanė konsideruar se tani ėshtė koha qė tė avancohen mundėsitė dhe liritė e grupeve tė ndryshme tė qytetarėve tė Kosovės nga tė gjitha komunitetet etnike dhe fetare nė pajtim me standardet dhe praktikat evropiane. Nė arsyetim kanė thėnė se kėrkesa e tyre bazohet nė praktikat evropiane ku shumica e shteteve nė bashkėsinė evropiane e aplikojnė lėndėn e “Edukimit fetar”, nė pėrjashtim tė dy apo tri shteteve.

Deri mė tash nuk ka pasur lėndė fetare nė shkollat e Kosovės, pėrjashtuar ato tė sistemit paralel serb. Ndėrkaq, prej dy vjetėsh nuk u ėshtė lejuar tė vijojnė mėsimin nė shkolla publike nxėnėsve qė kanė refuzuar tė heqin shamitė gjatė orarit tė mėsimit.

Koalicioni pėr Kosovė tė Rr, pjesė e tė cilit ka qenė edhe Partia e Drejtėsisė, nė fushatėn elektorale pėr zgjedhjet e fundit kishte dhėnė premtimin pėr inkorporimin nė kurrikulė tė lėndės fetare dhe pėr mundėsinė qė do t’ua krijonte vajzave nė ndjekjen e shkollimit, pavarėsisht nėse ato refuzojnė tė zbulojnė kokėn.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė