Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-09-11, 22:40   #14
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjergj Fishta

Historia me fakte historike


“Historia asht mėsuese e madhe, njerzit janė nxanės tė kqinj”

Bismark

Preokupimi me historin asht i veēant. Ajo pėrjetohet e jetohet si kujtes, por edhe si ekzistenc-realitet. Historia nė Shqipni asht kontrollue e fsheh vijueshmenisht. Nė fushatėn e fshehjes dhe falcifikimit sistematik, e ka pėsue pjesa ma e mirė e saj, ngjarje e situata, individ e procese, tė cilat shqiptarėt tash duan t’i zbulojnė e pėrjetojnė intensivisht.
Diktatura e proletariatit, lufta ruso-kineze e klasave dhe koncepti i prolekulturės, ishin instrumente e mbules e mjaftueshme, qė atje tė bahen krime ndaj njerėzve dhe tė asgjėsohen dokumente, tė falcifikohen epoka e ngjarje tė historisė, tė likuidohen pėrsonalitete e momente tė kulturės.
Kėsisoj atdhetarizmi ishte shndrrue nė fraza e etik, qė nuk thote asgja. Me kėtė metod, stoliseshin ngjarje e situata, procese e pėrsonalitete, tė cilat sot historia po i harron shpejt ose mallkon rand.
Rizbardhja e ngjarjeve e individėve, asht nji punė e gjatė dhe e vėshtirė. Ai duhet tė kuptohet jo si gjest a pėrcaktim patriotik, jo si zhurmė a retorikė stilistikore, por si punė e moral shkencorė. Historia e historiani, vetėm tuj ken tė sakt e kritik, krijojn dhe rrisin vetdijėn nacionle e historike.

& & &


Shpesh autorėt, qė kanė shkrue pėr ngjarjen dhe figurėn e Dedes, nuk janė thellue nė ‘studimet’ e ‘librat’ me tituj historik. Kėshtu mund tė pėrmendim anglezen e njohur Miss. Edith Durham, Kamilio Libardi, major V. Lepetiē, atesheu ushtarak bullgar nė Cetin, etj., pėr tė ardh tek shkrimet e nėshkrueme nga prof. Kol Martinaj Sekretar i Komitetit Shqiptar tė Podgoricės, Risto Siliqi Anėtar, Nikoll Ivanaj etj.
Nė librin e historisė hartue pėr nxansit e shkollave tė mesme (me disa ribotime formale, ka ndryshue vetėm paraqitja, por jo pėrmbajtje, shėnimi im K.K.), harta historike e ngjarjeve tė kohės, e hatue pėr t’u njohu nga brezat e sotėm, pėrsėri ka shumė pasaktsina, ēka tė krijon pėrshtypjen se kemi tė bajmė me nji kryengrije spontane.
‘Historianėt’ (para e pas vitit 1990), kanė ra tek idet e synimet e hartume (nė hart) nga turqit pushtues asokohe, mbasi e kanė ngushtue ose qeth rrethin e zgjerimit tė kryengrijes.
Dhe kėto pėr opinionin tim, pėr dy arsye: sė pari, sipas marrėveshjes sė pėrfunduem me kreshnikėt malėsorė, Qeveria turke ishte zotue tė paguante damet e shkaktueme nga lufta e nė kėtė rast, Turkia, kėrkonte t’a hapte qesen e damshpėrblimit sa ma pak tė jetė e mundun dhe se harta e paraqitur pėr damet e shkaktueme asht disa herė ma e vogėl, formul kjo e njohun edhe ma parė, nė shtetet e tjera, ku, turqit kishin pėsue disfat.
Ja qė ‘historianėt’ tanė e kanė ‘harrue’ kėtė argument qė burimet arkivore historike e njohin shum mir. Sė dyti, opinioni europian e botėnor ishte i shqetėsuem pėr dhunėn, qė pėrdorte pa kursim Turkia kudo, e qė nuk donte tė tregonte tjetėrsimin, qė po pėsonte Perandoria e ‘pathyeshme’. Kėtė synim, ajo kėrkonte ta tregote duke i rrfye botės, se nuk ishte kryengritje e zemrimit popullor, por ishin disa ‘rebel’ joshqiptar malėsor afėr kufinit me Malin e Zi.
Pėr fat tė mir, jehona e ngjarjes shqiptare gjeti pasqyrim nė shtypin e atėhershėm shqiptar dhe tė huaj. (Shih koleksionet: “Hylli i dritės” “Leka” (Shkoder), “Corriere d’Italia” (Itali), “Liri e Shqypnis” (Sofje), “The Times” (London), “Ora e Maleve”, “Cirka”, “Shqypnia e re”, “Ora e Shqypnis”, fletoret e qytetit tė Shkodres, dorshkrimet (e pabotueme tė klerikve katolik, tė cilat sot kan mund tė mbijetojn, Arkivi i Vatikanit, Austris, Britanis Madhe, Hungaris, Italis, Malit tė Zi, AQSH, fondi 270, Gjush Shedija “Historija e Shkodres” (dorshkrim i vjetit 1945).
Kushdo e di, se Papa Leoni XIII, me 1880 vendosi tė hap dokumentet e Arkivit ‘Sekret’ tė Vatikanit, pėr tė gjithė studiuesit, qė vinin nga e gjith bota, pa shikue se cilės besim a nacion i pėrkasin. Kėtu ekziston nji dokumentacion shumė i pasun, qė pėrmban informata, jo vetėm tė karakterit kishtar e fetar, por edhe kulturės sė popujve, gjendjes sė tyne shoqnore, ekonomike, historisė, gjuhės etj.
Mbi luftimet e ashpra midis malcorve trima e taborreve tė armatosuna deri nė dhamb e tė stėrvitun pėr barbarizma kundėrshqiptare, studiuesi At Marin Sirdani, shkruen: “Fletoret europiane t’asaj kohe i pershkruejn trimnit e tyne porsi ata t’herojve legjendar tė kohve tė hershme”.
Pas shpėrndamjes me forcėn e armėve tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe gjunjėzimit tė Turkis, pėrpara presioneve tė Fuqive tė Mėdha, qė ēoi ma vonė nė copėtimin e trojeve shqiptare, rrethet patriotike nė vend nuk ishin tė bindun, se Turkia po merrte rrukollisjen dhe se nėn ombrellėn e saj rrezikohej seriozisht ekzistenca e trojeve shqiptare.
Por, gjithsesi kishte nga ata, qi kishin vizione tė kthjellta iluministe, tė cilėt u shquan pėr veprimtari tė dendur atdhetare. Nė kėtė proces historik kontributi i prelatėve katolik shqiptar ishte i dorės sė parė nė veprimtari praktike tė planit tė brendshėm, pėr njisimin e plotė tė faktorit shqiptar. Ndėrsa veprimtaria e planit politiko-diplomatik tė jashtėm, qėndronte nė mbėshtetjen e kualifikuem tė ēashtjes sė pamvarsisė sė plot tė trojeve etnike shqiptare.
Duke e analizue gjendjen e pėrgjithshme nė Shqipni, politikanėt europian paralejmėrojnė nji shpėrthim trazirash nė pranverėn e vitit 1911. Urretja, qė kishin malėsorėt kundėr regjimit xhonturk, bani qė revolta nė kėtė pjesė tė filloj ashtu siē e kishin mendue vet krent patriot malėsorė.
Nė Muzeun Nacional tė Kuvendit Franēeskan nė Shkodėr, klerikėt, me dashuni prindore ruajtėn pėr shumė vite nė gji simbolin e lirisė shqiptare. Pėr kėtė dėshmojn etnit franēeskan At Leon Kabashi, At Viktor Volaj, At Daniel Gjeēaj e At Zef Pllumi, tė cilėt pėr nji kohė janė marrė me mbarshtrimin e institucionit. Sikur tė mos ishte ngrit Flamuri dhe sikur tė mos kishte ekzistue ai Flamur, do tė kishin pas guxim etnit franēeskan me sajue nji gja tė tillė? Patriotizmi e ndėrshmnia nė pasqyrimin e ngjarjeve nacionale, kanė kenė ndėr shenjat dalluese tė franēeskanėve shqiptarė, prandaj edhe nuk mund tė vihet nė dyshim vėrtetėsia e ngjarjes.
Qėndri i klerit ndaj Kryengritjes sė Malėsisė, ka qenq dashamir e mbėshtetės pa rezerva, pėr trimat e prijsin e dashun Ded Gjon Luli. Klerikėt, duke theksue nevojėn, qė tė rezistonin me bashkatdhetarėt e vet tė arratisun dhe popullsisė sė dėbuem, u larguan sėbashku me ta dhe qėndruan nė Mal tė Zi.
Midis tyne ishte famullitari i Kastratit At Mati Prenushi. Pas disa viteve, nė kohėn, kur atij i bahej gjyqi komunist, i pyetun nga hetuesia, qė zhvilloi gjyqin, pikėrisht aty, ku kishte qenė redaksia e revistės “Hylli i Dritės”, ndėr tė tjera pohoi: “Pėrveē muzikės me sakrifica tė mėdha, kam pėrshkue nga antikuari i bibliotekės edhe tė gjitha veprat qi flitshin pėr Gjergj Kastriotin nga populli shqiptar. Tė gjith kėto vepra janė kėtu edhe sot nė bibliotekėn franēeskane. Kur u ktheva nė Shqipni, kam shkue famullitar nepėr male. Kam marr pjes aktive nė kryengritje bashkė me malcort e prim prej Ded Gjo’ Lulit nė vjetin 1911, e kam ndej disa koh me popullin i strehum nė Mal tė Zi” (Shih, Zef Pllumi, libri me kujtime “Rrno per me tregue”, vėll.II 1944-1951).
Diplomacia e hollė e gjuhės fine tė moderacionit, ka kenė nji tipar karakteristik e mbizotnues nė pėrsonalitetin publik tė arqipeshkvit tė Shkodrės imzot Jak Serreqit. Misioni i tij, duhet tė pozicionohet kjart nė kontekstin e ēastit kohor tė zhvillimit tė kryengritjes.
Jemi nė korrikun e vjetit 1911, ku si rezultat i luftimeve tė ashpra disamujore, energjit fizike e njerėzore tė familjeve malėsorėve po shkonin drejt nji kufini, pas tė cilit do tė kishin vetėm asgjėsimin fizik. A ishte vėrtet e arsyeshme, njerėzore dhe kristiane pėr bariun shpirtnuer tė malėsorėve, tė ndėrmerrte nji vepėr ndėrmjetėsimi, pėr tė shpėtuar popullin e tij nga asgjėsimi i barbarit?
Mendoj, se pėr nji patriot e figurė tė randsishme publike, siē ishte Jak Serreqi, nji veprim i tillė ishte krejtėsisht i domosdoshėm dhe pėrbante nji detyrė morale, pėr ēdo shqiptar tė arsyeshėm...
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė