Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-09-11, 22:40   #15
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjergj Fishta

Abat Prend Doēi prelat i ndritur i vlerave shqiptare

Nji ndėr punimet ma interesante e me shum baza agumentuese shkencore dhe historike mbetet libri jetėshkrimor kushtue Abatit tė Mirditės Prend Doēit, ka mendime e dokumente, qysh nė shekullin XIX, duke bashkrendue doket e virtytet e mira amtare, me normat e kanunit tė maleve, qė asokohe zinte vendin e ligjit nė Mirdit...
Ai vuni rregull nė lutjen e festave, qi e rėndonin ekonomin e vorfėn tė mirditasve. Si prelat katolik, fetar e atdhetar i ditun, ai gėzonte simpati e gjente mbėshtetje ndėr besimet e tjera nė Shkodėr, Lezhė, Mat, Dibėr e Lum. Ai nuk e fshihte kurr shpirtin e vet atdhetar. Nė ēashtjen nacionale meshtari i pėrvujt, kundėrvepronte gjithnji hapun e ashpėr, jo sepse ishte kryeneē, por sepse kje patriot i papėrkulun e i qendrushėm nė karakter.
Nė mėnyrė qėllimkeqe e pa tė drejtė, udhėtimi i Prend Doēit si Abat i Mirditės (duke qenė peng i Turgut Pashės), gjatė udhėtimit nga Shkodra nė Orosh (nė gusht tė vjetit 1910) asht pėrshkrue nga mjeku i shtabit tė ushtris sė Turgut Pashės, E. Jack.
Mirpo gjat faqeve tė librit nė turqisht, gjendet e ruejtun nji foto, ku aty kanė dalė Prend Doēi pėrpara nė kalė tė bardhė e Turgut Pasha me kalė tė zi... Pothuajse pjesa dermuese e autorėve tė mavonshėm gjatė komenteve tė tyne, kanė marrė pėr bazė tė dhanat e parashtrueme nga ky auktor, i cili, nuk asht as politikan e aq ma pak ushtarak.
Nė nji studim shumė tė kujdeshėm e serioz tė studiuesit G.Robel me titull “Nopēa dhe Shqipėria” (G.Robel “Franz Baron Nopeza un Albanien” Uiesbaden, 1966, fq.71), vihet nė dukje se: “Ka tė ngjar qi Jack tė mos e ket kuptue shahun dinak tė Doēit, por ka shkrue me hamendje”. E vėrteta asht, se prelati nuk i ka prirė ushtrisė turke, pėr tė dalė nė Orosh, por ishte pikėrisht Turgut Pasha, qė e mori peng dhe e vuni pėrpara. Kushdo e kupton se tjetėr asht tė prijsh pėrpara e ndryshe asht me tė marrė me forcė e me tė nxjerrė me dhunė pėrpara.
Pse e mori peng e e vuni pėrpara imzot Doēin drejtuesi i ekspeditave ushtarake turke Turgut Pasha? Pėr dy arsye: sė pari, pėr tė sigurue veten. Duke pasun pėrpara Abatin me influencė nė tanė krahinėn me besimtarė besnik katolik, imzot Doēi, edhe po tė kalonte nė ndonji prit, askush nuk do tė shtinte nė tė. Sė dyti, pėr tė tregue forcėn e vet, pėr tė pėrul Abatin Prend Doēin, qė ndonėse ka pėrkramjen e shteteve tė Europės, e vuna pėrpara. (AQSH, Fondi 270, Dokumenti 53, fq.7.)
Madje, tėrthorazi, Turgut Pasha, donte t’i tregonte Austro-Hungarisė, qė gėzonte tė drejtėn e mbrojtjes sė kultit, se jam vet zot mbi ‘shtetasit’ e mi. Por Turgut Pasha, megjithse e vuni nė pėrpara bariun shpirtnuer tė malėsorėve, nuk mundi tė arrestonte nė Mirdit asnji nga krent, qė ai kishte tė dhana, se jan strehue atje, pra parashikimi i tij nuk u vėrtetue; qėllimi fushatės nuk u arrit, mbasi vet fusha nuk u pėrligj.
Mbėshtetja vetėm tek libri i mjekut Ernest Jack, qė i shėrbente pėrsonalisht Turgut Pashės don me thanė me marr si tė vėrtet nji pikpamje pėrsonale, subjektive tė nji tė hueji, madje aq ma keq tė nji njeriu jospecialist
Pra, sikurse shikjohet, kleri u pėrfshi pa ngurrim si shėrbestar i grigjės sė vet edhe atėher, kur cėnoheshin interesat e nalta nacionale, dhe jo sikurse ka shkrue bashkqytetari shkodran me banim nė Tiranė Prof. Dr. Gazmend Shpuza e disa profesor tė tjerė Akademisė sė ‘shkencave’ me nji urretje, se: “Me veprimtarinė e vet pėrēarėse, kleri vėshtirėsoi bashkimin e popullit shqiptar nė luftė pėr liri. Pavarėsisht se nuk ia arriti, ai i pėrpoē tė fuste shqiptarėt nė njė luftė vllavrasėse. Meqė pushtuesit osmanė nuk mundėn tė shtypnin kryengritjen, kleri veproi me tė gjitha forcat pėr t’i mashtruar kryengritėsit qė tė hiqnin dorė nga kėrkesat e tyre kombėtare, ose pėr tė mbajtur larg nga kryengritja e popullsinė e krahinave tė tjera tė vendi. Reaksioni klerikal katolik me demagogji vazhdimisht qė tė spekullojė mbi luftėn e pareshtuar tė popullsisė katolike tė vendit tonė kundėr pushtuesve osmanė, pėr tė maskuar sadopak qėndrimin e vet reaksionar e bile antikombėtar. Prandaj jo mė kot shtypi klerikal, veēanėrisht me rastin e 25 vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė, i ėshtė referuar luftės sė malėsorėve tė Mirditės dhe tė Mbishkodres. Por kleri katolik duke qenė nė shėrbim tė papatit e tė Perandorisė Austriake, ishte i detyruar pėr hir tė interesave tė padronėve tė vet qė tė vihej edhe nė shėrbim tė autoriteteve osmane. Dihet pėrpjekjet dhe roli qė luajtėn klerikėt reaksionarė me nė krye arqipeshkvin e Shkodrės Jak Serreqin dhe Abatin e Mirditės Prend Doēin nė ndihmė tė Shefqet Turgut Pashės me 1910 dhe mė 1911 pėr t’i mashtruar e detyruar masat e malėsorėve qė tė ulin armėt dhe tė heqin dorė nga kėrkesat kombėtare tė Memorandumit tė Gėrēės. Pra lufta e malėsorėve tė udhėhequr nga Dedė Gjo Luli nuk ka asnjė tė pėrbashkėt me qėndrimin reaksionar klerikal” (Prof. Dr. Gazmend Shpuza “Qėndrimi antikombėtar i Klerit ndaj Kryengritjes sė vitit 1911”, Akademia e Shkencave, Tiranė 1980).

Lavdia e njė ngjarje tė rėndėsishme mbarėshqiptare

Intensiteti i zhvillimit tė ngjarjeve flet, pėr shkallėn e nalt tė ndėrgjegjės politike nacionale tė malėsorėve, tė cilėt, nė tė gjitha mėnyrat ndihmuan kryengritjen.
Mirėpo, ka autorė, qi pėrpiqen t’i shfrytėzojnė kėto veēori nė kahje tė kundėrt, kur e shtrijnė ngjarjen nė reduktimin e elementit tė ndėrgjegjės, pėr pavarėsinė ndaj Portės sė Nalt.
A mund tė zvoglohen kėrkesat e mirfillta politike tė luftėtarve liridashės antiosman nė pamundsi, pėr t’a mohue atė krejtsisht!?
Duhet pranue, se autoritet shtetnore e sidomos osmane pushtuese asokohe e kishin tė kjart karakterin e vėrtet politik e zemrimin popullor tė mbledhun ndėr shekuj...
Vlera e popullit matet me forcėn e ndėrgjegjės, aftėsin vepruese, nė mjedisin, ku jeton e punon, matet me forcėn e qėndresės sė tregueme gjatė etapave tė historisė sė pafavorshme.
Nė rrafshin e pėrgjithshėm, intelektualėt rilindas shqiptar, kanė organizue nė koh tė ndryshme nji radhė protestash nė formė kėrkesash me shkrim. Njerzit e kulturės e penės nė pėrgjithsi, jetonin me konceptin e shteteve me nivel kulturor disa her ma tė nalt, sipas sė cilės, duhet tė arrihet nji herė qytetnimi i popullit shqiptar e pas ndėrgjegjėsimit, populli do tė luftoj pėr pavarėsi ose ēlirimin nga pushtuesit.
Situata nė tė cilėn gjendej populli ynė, me pėrshpejtimin e zhvillimit tė ngjarjeve, nuk prisnin gjersa tė ndryshohej mendsia e vonueme e shqiptarit. Vėshtirėsit ishin tė brendshme e tė jashtme.
Sė pari, vėshtirsia e brėndshme ishte, nė pamundsin e mbledhjes e pėrdorimit tė enėrgjive tė nacionit shqiptar nė nji drejtim tė vetėm: nji nacion nji qėndri'.
Sė dyti, vėshtirėsia e jashtme qėndronte tek Fuqit e Mėdha tė kohės, tue pėrjashtue ato forca (ShBA), qė ishin nė pėrkrahje tė ēashtjes shqiptare, tue mos dashun t’a linin popullin tonė si pjesė pėrbase e Perandorisė Osmane, nga e cila kemi trashegue prapambetje deri nė ditėt tona...
Turkia pushtuese, asnjiheri nuk lejonte formimin e nji nacionaliteti shqiptar, se mund t’i rrshqiste nga dora. Turkia edhe situatėn e tjetėrsimit tė saj tė brendshėm, donte ta mbante nė fshehsin e vet 522-vjeēare.
A u mbėshtet kryengritja e Ded Gjo’ Lulit?
Zhvillimi i lėvizjes e ndikimi i saj nė popull, gjetėn shprehjen e vet nė formimin e rritjen e ndėrgjegjės nacionale. Nivelin cilėsor, ku ishte ngrit kjo ndėrgjegje, e shpreh kjart pėrgjigja, qė i dha Ded Gjon Luli pėrfaqsuesit diplomatik tė Turkis nė Cetin, Satedin Beut, nė kohėn kur diplomati kėrkonte, qė t’i largonte malėsorėt nga synimet e tyne tė mirfillta tė ēlirimit nacional. Deda, tue mos pasur frikė deklaroi, se: “Tė drejtat e kerkueme nuk i dona vetėm pėr vet, por pėr tan Shqypnin”.
Kryengritja e vjetit 1911, e drejtueme me aq urti, guxim e trimni nga Ded Gjon Luli, nuk del si nji lėvizje e rastit, por si vijim i pėrpjekjeve tė pandėrprera tė malėsorėve e gjith popullit shqiptar, pėr tė jetue tė lirė nė trojet e veta.
Deda, me bashkluftarėt e vet, ishin tė edukuem me ndjenja tė ngrohta atdhedashunie pėr liri, nė shkollėn e traditės popullore e familjare, nga e cila ata kishin mėsue ndėr tė tjera, qi tė ruanin gjuhėn e zakonet e tė parve, tė ishin tė gatshėm pėr tė flijue jetėn pėr liri e Atdhe.
Tronditja e themeleve tė nji Perandorie, qė kishte vite qė po lėkundej seriozisht, si pasojė e kalbzimit tė strukturave tė piramidės osmane, bani qė edhe shtetet e vogla si Shqipnia t’u sillnin shqetsime alarmuese.
Heroizmin e fatosave tė lirisė tė malėsorėve kreshnik, plaku i urt i Vlonės Ismail Bej Qemali, gjatė vizitės qi i bėri Ded Gjon Luli nė Vlonė (pas shpalljes sė Pavarsis me 28 nėntor 1912), kryetrimin do t’a pėrshkruante me nji mendim tė pjekun: ‘Dedė Gjo’ Luli pushk e ngrehun pėr Shqipnin’.
Shkrimtari, folkloristi At Donat Kurti O.F.M. (1903-1983) (qė do tė zbulohej i braktisun e i vdekun nė nji kasolle tė zbuluem nė rrugicat e Shkodres, mes borės e acarit tė dimnit, shėnimi im K.K.), nė pėrkujtim tė 50-vjetorit tė shkollės sė njohun franēeskane thotė: “N’at dit Shqyptari njimend mushi mushknit me frymėt’liris e brittė n’zemer t’vet: “Rrnoft Shqypnja’ tuj ba jeh nė ket mnyrė Flamurit t’Shqypnis tė ngrehun me guxim e trimni, po n’at vjet me 6 Prill 1911 prej Ded Gjo’Lulit nė Bratile t’Deēiqit”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė