Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-10-11, 09:41   #78
Shpat
Prishtinas.
 
Anėtarėsuar: 27-05-08
Vendndodhja: Shteti mė i ri.
Postime: 573
Shpat e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: "eulexi e vret deshmitarin X ne rasti kleēka" a'la fshatarēe

Por, ngjarja qė shėnoi javėn, e qė mbase do tė ketė qenė e lidhur edhe pėr buxhetin e EULEX-it, ku ta dimė, por qė gjithsesi ka qenė e lidhur me vetė EULEX-in, ishte gjetja e kufomės sė “Dėshmitarit X” nė “rastin Kleēka”, dėshmia e tė cilit e nisi edhe vetė rastin. Njeriu, identiteti i tė cilit ishte mbajtur i fshehur pėr shkaqe sigurie; i cili u kishte shpėtuar dy tentativė vrasjeve; i cili ishte shpallur dėshmitar bashkėpunues, e mė pas edhe dėshmitar i mbrojtur, u gjet i vdekur nė njė park nė Duisburg tė Gjermanisė. Sipas policisė gjermane, dyshohet se bėhet fjalė pėr vetėvarje.


Natyrisht, se reagimet nė Kosovė ishin tė menjėhershme. Nė mungesė tė informatave qė, sipas EULEX-it, janė tepėr konfidenciale pėr shkak tė ndjeshmėrisė qė ngėrthen njė rast i njė dėshmitari tė mbrojtur qė, siē thotė familja, kishte qenė nėn pėrkujdesjen e EULEX-it qė nga muaji mars i sivjetmė, u renditėn njė sėrė teorish me primesa konspiracioni.


Ndėr reagimet e para qė mė ra tė dėgjoja ishte se dėshmitari mbase nuk kishte bėrė vetėvrasje, porse e kishin vrarė. Se kush kishte mundur tė ishte i interesuar ta vriste dhe pėrse, ishte pjesa e dytė e konspiracionit – dhe lista e kandidatėve kėtu nuk ishte bash e vogėl.


Tė interesuar do tė mund tė ishin ata qė nėpėrmjet tė kėtij veprimi do tė donin t’i frikėsonin tė gjithė dėshmitarėt e tjerė, qė nė kėtė proces thuhet se do tė jenė mbi 50 nga ana e prokurorisė dhe, nė mungesė tė numrave, sė paku njė duzinė politikanėsh aktualė nga ana e mbrojtjes. Pėrderisa prokuroria disponon me dėshminė valide, ngase ėshtė nėnshkruar nga dėshmitari nė prezencėn e palės mbrojtėse, e cila gjithashtu e ka marrė nė pyetje – mbrojtja deklaron se shuarja e tij ėshtė hendikep pėr tė akuzuarit, pėr shkak se tashmė nuk ka mundėsi pėr ballafaqimin e dėshmitarit me kėta tė parėt.


Tė interesuara do tė mund tė ishin shėrbimet sekrete me qėndrim tė fuqishėm antikosovar (serb apo rus, ta zėmė) – qė me vrasjen profesionale tė njeriut, asisoj qė kjo tė dukej si vetėvrasje, do tė kishin pėr qėllim t’i kriminalizonin shqiptarėt. Kėshtu, do tė pėrhapej bindja se dėshmitarin e kanė vrarė vetė shqiptarėt, pėr t’i fshehur gjurmėt e krimeve tė luftės pėr tė cilat tash po akuzohen disa eprorė tė UĒK-sė. Do ta pėrdornin kėtė “modus operandi” si “argument” pėr nevojat e Tribunalit tė Hagės, prej nga kishin rrjedhur akuza se dėshmitarėt kundėr tė akuzuarve shqiptarė ishin eliminuar. Njėkohėsisht, me kėtė veprim do tė pėrēonin njė mesazh nė lidhje me tė gjithė tė implikuarit e mundshėm (po qe se ekzistojnė) nė hetimin qė do tė zhvillohet sipas akuzave tė senatorit zviceran Marty, pėr organet dhe trafikimin me to. Mbase, edhe me qėllim qė EULEX-in ta shpėrqendrojnė nga obligimet e tjera qė nuk kanė tė bėjnė me ndjekjen e krimeve tė luftės – siē janė doganat pėr shembull.
__________________
Luftėn e fitova , fenė e ruajta.
Shpat Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė