Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-10-11, 10:32   #9
roadrunner
Shote Galica
 
Avatari i roadrunner
 
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
roadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pr.Jahjaga sfidon Kur'anin me Kanunin dhe u sygjeron femrave ligjine kanuni

PSE SHQIPTARĖT WAHHABI?

Nga Fahri Xharra 18 Tetor 2011 12:24


Shqiptarėt myslimanė i kanė praktikuar ato pak rite tė mbetura nga okupimi shumėshekullor turko-mysliman dhe janė ballafaquar me problemet e vėrteta tė jetės, qoftė pėr njė mbijetesė apo njė jetė mė tė mirė. Vlerėsimi i tė huajve ishte se jemi myslimanė tė lehtė. Por, ēfarė u mendua kur na quajtėn myslimanė tė lehtė? Apo ishte thjesht njė arsyetim pėr pėrkrahje?

Duhen pėrmendur disa nga shumė fakte qė neve na bėjnė myslimanė tė lehtė e tė njihemi dhe tė pranohemi si evropianė tė civilizuar.

Por pse ne tė pėrkrahim rrymat mė radikale tė islamizmit? Pse tė jemi uahabi (wahhabi)?

Si lindi kjo rrymė e skajshmėrisė islame? Kush e pėrkrah atė? A na duhet neve si myslimanė tė moderuar qė jemi dhe si tė tillė na pranon edhe civilizimi evropian, tė ngėrthehemi me rrymat mė tė papėlqyera myslimane nė botė?

Shkrimi e ka pėr qėllim njohjen me njė rrymė Islame tė krijuar nė Arabinė Saudite e qė daton bukur moti, rrymė e cila nuk shikohet me sy tė mirė nga njė numėr i madh i shteteve islamike.

Si lindi Wahhabizmi? Muhammad ibn Abd al-Wahhab (v. 1792) ishte i pari ekstremist dhe fundamentalist Islamik. (De Long –Bas, J.Natana, Islami Wahhabist Oxford 2004) Abdel al-Wahhabi e krahasonte veten me Profetin Muhamed. A.Wahhabii, pika qendrore e lėvizjes sė tij dhe tė reformės ishte parimin qė ēdo ide e shtuar nė Islam pas shekullit tė tretė tė kohės sė myslimanėve (rreth 950ps.k”) ishte i rremė dhe duhet tė eliminohen. Myslimanėt, qė tė jenė myslimanė te vėrtetė, duhet t’i pėrmbahen vetėm dhe vetėm nė mėnyrė rigoroze besimit origjinal.

Arsyeja pėr kėtė qėndrim ekstremist, dhe pėrpjekjet e Wahhabit dhe reformės sė tij, ishin njė numėr i praktikave tė njohura tė kohės tė cilat ai besonte se ishin para-islamike, si: lutja e shenjtorėve tė ndryshėm, pelegrinazhet nė varre dhe nė xhamitė veēanta dhe flijimet e ndryshme.

Besimtarėt e rinj sekularė janė shumė tė anatemuar nga trashėgimtarėt e Wahhabit. Pėrkrahėsit e Wahhabismit janė kundėr modernizmit, sekularizmit dhe tė gjitha pėrparimeve tė cilat e kundėr-rrymojnė wahhabizmin.

Me ardhjen e Wahhabismit si doktrinė, u krijua indiferenca pėr gjendjen e tė vejave dhe jetimėve, dėnimi i tradhtisė bashkėshortore nė mėnyra tė vrazhda dhe dėshtimi pėr tė ndarė hisen e trashėgimisė nė mėnyrė tė drejtė pėr gratė. Wahhabėt e karakterizojnė gjithė kėtė si xhahili, njė term nė Islam qė i referohet barbarizmit dhe gjendjes sė injorancės qė ekzistonte para ardhjes sė Islamit.

Rryma e tij ėshtė edhe sot “asmuwahhidun” ose “unitare”. Ēdo gjė tjetėr ata e dėnojnė si risi heretike, apo “bidat”. Wahhabitė tronditet mė tej nė butėsinė e pėrhapur nė zbatimin e ligjeve tradicionale islame. “Vetėm ata qė e ndjekin mėsimin Wahhabi janė myslimanė tė vėrtetė dhe vetėm ata janė nė rrugėn e Allahut” (Martin, Richard C., ed., Encyclopedia of Islam and the Muslim World , Macmillan, 2004.)

Muhammad ibn Abd al-Wahhab lindi nė vitin 1702 nė qytetin e al-Ujaniah, nė regjionin Nagjd tė gadishullit Arabik, tani veriu i Arabisė Saudite. Familja e tij qe nga gjyshėrit ishte njė familje gjyqtarėsh pėr ēėshtje tė fesė, nė shkollėn kryesore pėr mendimin legal tė Islamit Sunii.

Cilat janė besimet kryesore sipas Myslimanėve Wahhabi? Kurani dhe haditet duhen tė lexohen ashtu si janė, pa kurrfarė ndryshimi. Gruaja i nėnshtrohet burrit dhe ajo e ka vetėm lirinė tė jetojė, e tė jetojė pėr tė lindur fėmijė. “Gruas nuk i besohet”. Gjykatat muslime duhen tė udhėhiqen vetėm nga Imamėt.

Nė Arabinė Saudite gjykatat janė tė udhėhequra nga Wahhabitė e mė i fuqishmi ėshtė stėr-stėrnipi, i tij Abdyl Wahhabi.

Sa na japin ne shqiptarėve krenari fetare, nėse ne valavohemi me tė gjitha rrymat fetare nė botėn arabe? Wahhabitė (meshkujt) e kanė edhe veshjen e tyre, e cila i bėn qė besimtarėt tė dallohen nga jo vetėm besimtarėt e krishterė por edhe nga ata myslimanė.

Pėr femra mos tė flasim, se ato duhen t`i nėnshtrohen njė regjimi tejet nėnēmues e qė pėr botėkuptimet tona shqiptare – evropiane janė tė tejkaluara.

Ēka na bėnė neve shqiptarėve myslimanė tė dallohemi nga myslimanėt e tjerė tė botės:

Martesa ndėrkushėrinjsh

Ėshtė njė fenomen i pėrhapur nė botėn islamike, diku i shprehur mė shumė e diku mė pak. Njė zakon ky shumė i rrezikshėm pėr trashėgimi gjenetike qė praktikohet edhe nė ditėt e sotme.

Martesa ndėrkushėrinjsh qėndron nė atė se nėse vajza e vėllait tė babės do tė martohet me dikė tjetėr jashtė familjes, duhet tė marrė leje nga djali i axhės nėse ai ėshtė pėr martesė. Ajo duhet tė marrė bint` amnu-n (djalin e vėllait tė babės) ose nė rrugėn tjetėr tė marrė ibėn khal-in (djalin e vėllait tė nėnės).

E gjithė Lindja e Mesme ėshtė e lidhur me kėtė veti tė keqe tė kushtit tė martesės.

Nė Siri, martesa mes kushėrinjsh mbėrrin shkallėn 70%, ndėrsa, nė Egjipt, 80% e martesave ėshtė me kushėrinj. Kurse, kryeqyteti Kajro ėshtė mė shumė i modernizuar nė kėtė aspekt. Nė Palestinėn tradicionale, nėse vajza nuk ka ibn-amnu (djali i vėllait tė babės), atėherė duhet tė gjejė martesė me ibn-khal (djali i vėllait tė nėnės).

Martesa me shumė gra (poligamia)

Ligjet islamike nė shumė shtete e lejojnė martesėn ligjore deri me 4 gra. Shqiptarėt myslimanė kėtė rregull e kanė praktikuar vetėm kur gruaja e parė nuk ka lindur fėmijė. Edhe me kėtė rast janė ndjekur parimet tona.

Mbytja e gruas, publikisht me gurė

Jo nė tė gjitha vendet myslimane, por nė ato ku sundon sheriati, praktikohet kjo mizori e sipėrshėnuar pėr gratė moralisht tė “pandershme”. Sipas kėtij ligji, mjafton vetėm fjala e burrit qė po e mashtron gruaja dhe kėshilli islamik i qarkut e merr vendimin “kapital”. Ai s`ka nevojė pėr fakte e as pėr dėshmitarė, gruaja e merr dėnimin e “merituar”. Shqiptarėt myslimanė e kanė zgjidhur ndryshe nga ata kėtė problem: thjesht shkurorėzohen.

Gjymtimi gjenital i femrave

Nė botėn islame tė Afrikės, Lindjes sė Mesme, nė disa vende tė Azisė, gjymtimi gjenital i femrave ėshtė krucial nė ritualin qė tregon, sipas besimit popullor, pėr kontrollimin e seksualitetit tė femrės. Mosha e vajzave para aktit tė gjymtimit luhatet varėsisht nga regjionet. Llojet e gjymtimit janė: Excisioni ose “sunna”, Excisioni ose Klitorideiktania, Infibulacioni dhe Intracisioni.

Excisioni ėshtė njė praktikė rituale qė praktikohet nė regjionet myslimane tė Afrikės sahariane, subsahariane si dhe nė Egjipt (95% tė femrave), infibulacioni nė Sudan, etj. Kjo praktikė nuk ka kurrfarė baze kuranore, por disa mundohen ta shpjegojnė ndryshe.

Nė njė nga hadithet thuhet synetia ėshtė ”sunna” (obligim) pėr meshkuj e “makrumah” pėr femra (nder ose njė gjest i lartė i nderit). Pėrndryshe, praktikimi i tillė nė sferėn arabo-myslimane ėshtė kontestuar nė nėntor 2006 nga Universiteti Al-Azhar i Kajros. Vend referimi shumė i rėndėsishėm fetar nė botėn islame Universiteti Al Az-har) ka lansuar njė fatwa (urdhėr) qė ėshtė kundėr gjymtimit gjenital tė femrave, tė kualifikuar si krim i rėndė kundėr njerėzimit dhe njė sulm nė vlerat e larta islamike. “Operimet” e gjymtimit kryhen nga njerėzit e pakualifikuar dhe nė kushte higjieno-sanitare tė tmerrshme. Ēdo vit, 3 milion femra tė reja presin pėr aktin e shėmtimit.

Pra, edhe kėtė shėmtim shqiptarėt myslimanė nuk e kanė pėrvetėsuar.

A duhet tė jemi krenarė me tė parėt tanė sė paku me atė qė kur e morėn islamin, nuk iu nėnshtruan komplet diktatit “mysliman”, duke mos i jetėsuar ato qė u pėrmenden mė lart?

Stigmatizimi i femrės myslimane nė Kosovė ėshtė njė fenomen i ri i shfaqur pas luftės sė fundit dhe debati lidhur me shaminė islamike i ka dhėnė shoqėrisė njė dimension tė ri.

Pse duhet kaq shumė zhurmė gjoja se pėr mbrojtjen e nderit tė femrės sonė, kur ato nė mundėsi tė shprehjes sė lirė kishin jo vetėm tė kundėrshtonin, por edhe t’u kthejnė kokat atyre qė mundohen me ēdo kusht t’i kthejnė ato me shekuj prapa?!

Zonja Wassilia Toukali, presidente e Forumit Mesdhetar tė Grave, Alzher, thoshte: “Tė luftosh kundėr shamisė nuk ėshtė tė sulmosh fenė. Ta mbrosh atė ėshtė tė vesh nė pikėpyetje barazinė e femrės dhe tė mashkullit”.

“Shkurt, shqiptarėt paraqiten si popull i kundėrt nga tė gjitha kombėsitė e tjera tė sulltanit. Kur tė shohėsh ndonjė qė paraqitet me ndonjė pamje fizike tė shkėlqyer, gjithnjė do tė gjesh se e ke parė shqiptarin. Pėrveē kėsaj, nga tė gjithė popujt e Ballkanit vetėm shqiptari ėshtė artist. Posaēėria e personalitetit tij tė patundshėm gjithnjė e ēon pėrpara nė mėnyrė tė dallueshme…” (Edith Durham, Brenga e Ballkanit, 1909).

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,99,65262
__________________
Nuk kam firme, jam fukara

Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga roadrunner : 26-10-11 nė 10:35
roadrunner Nuk ėshtė nė linjė