Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-10-11, 13:35   #74
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Malishevė: Shtatė tė arrestuar pėr grabitje


29-10-2011 13:27 CET


Nė Malishevė janė arrestuar shtatė persona tė cilėt sipas policisė u pėrkasin dy grupeve tė ndara tė grabitėsve. Merret vesh se njėri nga kėto grupe ėshtė arrestuar me dyshimin e grabitjes sė njė pompe karburanti nė Bellanicė pėrderisa grupi tjetėr ka tentuar grabitjen e njė punėtori tė njė bastoreje nė qendėr tė Malishevės.
Informacionin nė fjalė ndėrkaq, e ka konfirmuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisė nė Prizren pėrmes zėdhėnėsit tė saj togerit Hazir Berisha, sipas tė cilit hetues policorė nga Stacioni policor i Malishevės tashmė kanė arrestuar dy grupe tė ndara grabitėsish tė cilėt kanė kryer vepra kriminale nė rajonin e Malishevės.
“Njėri grup prej katėr tė dyshuarish, me datėn 21.10. 2011, rreth orės 22:20 min. me kanosje me armė dhe maska tė vendosura nė kokė, kanė grabitur para nga punėtori i pompės sė derivateve tė naftės ‘Reforma’ nė Bellanicė”, ka thėnė Berisha, duke njoftuar po ashtu se ky grup ndėrlidhet edhe me vjedhje tjera pėr tė cilat janė siguruar informacione dhe disa gjėsende tė vjedhura si llap-top e gjėra tė tjera qė do t’i kalojnė prokurorisė si prova materiale kundėr grupit tė dyshuar.
“Ndėrsa grupi i tjetėr i pėrbėrė nga tre tė dyshuar, me datėn 25.10.2011, rreth orės 21:40 min, nė rrugėn ‘Rilindja Kombėtare’ nė Malishevė, ka tentuar tė grabisė punėtorin e njė bastoreje sportive kur ai e kishte mbyllur bastorėn dhe ishte nisur pėr nė shtėpi”, ka bėrė tė ditur Berisha, sipas tė cilit tė dyshuarit kishin vėnė ēorapė nė kokė pėr t’u maskuar dhe e kishin pritur viktimėn nė errėsirė e mė pas befasisht e kanė sulmuar duke u pėrpjekur pėr ta ngulfatur, mirėpo viktima nė ato ēaste ka thirrur nė ndihmė, ndėrkaq tė dyshuarit kanė hequr dorė nga grabitja.
Ndryshe, pėr tė dyja rastet ėshtė informuar prokurori i cili ka urdhėruar qė tė shtatė tė dyshuarit tė ndalėn nė masėn e arrestit policor, kurse bėhet e ditur se personat e arrestuar janė kryesisht tė rinj nga Bellanica, Malisheva dhe Bubli i kėsaj komune.
N. Krasniqi
  Pėrgjigju Me Kuotė