Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-11-11, 21:26   #198
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A po kanoset rreziku i ekstremizmit fetar nė Kosovė?

Zėri: Sot nė Evropėn Perėndimore ėshtė shkaktuar njė konfuzion total, pėr mė tepėr njė gogol i vėrtetė nga "fundamentalizmi islamik", gjė qė nuk ėshtė problematike pėr SHBA-tė? A mund tė na e shpjegoni termin "fundamentalizėm islamik", aq tė kontestuar dhe shpesh tė instrumentalizuar pėr qėllime tė politikės? Dhe, pse i druan Evropa me aq lemeri njė "shfaqjeje tė tillė"? Pra, a mund ta cilėsoni Ju kėtu njė mekanizėm pėr fushatėn e krishterizmi kundėr islamit?

Evropa shpiku fundamentalizmin islamik

Naim Tėrnava: Pavarėsisht nga pėrparimi i njerėzimit, atė e pėrcjellin disa dobėsi tė natyrės njerėzore qė nuk mund tė korrigjohen. Njeriu edhe kur s'ka armik paska nevojė tė shpikė!? Vetėm nė kėtė kontekst mund tė kuptohet deklarata e ish-sekretarit tė Paktit NATO, Vili Klasit, i cili pat deklaruar se: "Me rėnien e komunizmit nga skena politike, tash ballafaqimi do tė jetė me fundamentalizmin islamik". Ekzistenca e Paktit NATO kėrkon njė armik. Komunizmi mė nuk ėshtė, atėherė pra duhet dikush tjetėr, ndaj shpallet fundamentalizmi islamik.
Duhet ditur se "fundamentalizmi islamik" nuk pėrfaqėson asnjė sistem politiko-shoqėror. Asnjė sistem ideologjik, asnjė politikė tė veēantė, asnjė organizim shtetėror dhe asnjė aleancė shtetėrore. Shtrohet pyetja, Ƈ'ėshtė atėherė "fundamentalizmi islamik"?! Unė mendoj se ėshtė njė term i papėrcaktuar dhe ndoshta mė shumė njė spekulim propagandistik. Fundamentalizėm ka njė ēdo dukuri. Tė marrim nė politikė, ka politikė fundamentaliste. Ƈdo politikė e ka fundamentalizmin e vet, do tė thotė themelin e vet. Ideologjia ka themelet e veta. Politika ka themelet e veta. Por, po tė vijmė te fundamentalizmi islamik ky term nė gjuhėn arabe as qė ekziston, bile ai ėshtė pėrkthyer nė disa versione nga gjuhėt evropiane. Feja ėshtė fe, ajo ka bazėn e vet shpirtėrore.
Fundamentalizmi ėshtė tipar i politikės e nuk ėshtė tipar i fesė. Por, ky term ėshtė shpikur nga ana e Perėndimit pėr t'i arsyetuar masat e tij represive ndaj botės islame, ėshtė njė hipotekė nė kėtė fazė tė kėndelljes dhe tė vetėdijėsimit tė saj.

Po tė marrim rastin e Algjerisė, ku flitet se ekziston fundamentalizmi islamik, atje shihet sheshazi kjo lojė. Unė nuk besoj se atje ka fundamentalizėm islamik. Mua mė duket se atje ekziston vetėm ndeshja e papėrfunduar midis kolonializmit francez dhe luftės ēlirimtare tė popullit algjerian.
As me marrėveshjen e De Golit, tė nėnshkruar nė Iran mė 1962, zgjidhja e problemit nė mes tė Francės dhe Algjerisė nuk u ēua deri nė fund. Ndaj, kėtu bėhet pėrplasja direkte e interesave tė veēanta tė Francės nė Algjeri dhe konfrontimi me rezistencėn e atdhetarėve algjerianė tė cilėt bėjnė qė tė vijė deri te kjo pėrplasje.

Nė Haiti kohė mė parė pėr tė rrėzuar gjeneralėt, amerikanėt ndėrhynė me forcė ushtarake qė tė vėjnė nė pushtet presidentin e zgjedhur, ndėrsa nė Algjeri u nxitėn gjeneralėt pėr ta rrėzuar partinė (Frontin e Shpėtimit Kombėtar) qė fitoi zgjedhjet. Unė tash ju pyes juve, a ėshtė ky fundamentalizėm? E njėjta gjė ėshtė edhe me atė qė quhet fundamentalizėm islamik nė Egjipt, apo Palestinė nė qytetin e Hebronit - El Halil. Perėndimi ėshtė nė gjendje tė flijojė 100 mijė arabė pėr hir tė 400 kolonėve hebrenj. Kur kėta rezistojnė e kanė etiketėn e gatshme - fundamentalistė. Shtrohet pyetja atėherė: ēka ėshtė fundamentalizmi?! Vėrtet ekzistojnė ndryshime ndėrmjet qėndrimit amerikan ndaj islamit dhe atij evropian. Ky ndryshim ėshtė si pėr shkaqe historike ashtu dhe gjeografike, sepse kontinenti i Evropės ėshtė mė afėr Lindjes sė Mesme dhe botės islame sesa Amerika. Sepse historia e Evropės ėshtė pėrplot me recidiva negative e kolonialiste nė tė shumtėn e aspekteve tė saj. Evropa ka lidhje tė forta me Botėn Islame, ndėrsa Amerika ėshtė mė larg nga Bota Islame. Nėse e marrim si shembull njė shtet siē ėshtė Algjeria, shtetet evropiane nė detale i pėrcjellin ngjarjet qė ndodhin atje. Por, aq mė tepėr kėto shtete frikėsohen pėr shkak tė numrit tė madh tė myslimanėve nėpėr shtetet e tyre. Ne kėtu po i pėrmendim edhe ndryshimet nė qėndrimet brenda vetė kontinentit tė vjetėr. Fjala vjen nė Francė vajzave myslimane tė mbuluara nuk u lejohet tė ndjekin mėsimet nė shkollat e tyre, pėr ēka edhe i tėrė komuniteti mysliman u ngrit nė kėmbė. Ndėrsa gjermanėt nė kėtė aspekt treguan mirėkuptim kur deklaruan se: myslimanėt janė mysafirėt tanė. Ėshtė obligim yni qė tė kuptojmė mėnyrėn e jetesės sė tyre, t'i pranojmė me zemėrgjerėsi dhe tolerancė mendimet dhe besimin e tyre.

Ƈėshtja e fundamentalizmit islamik duhet tė na interesojė edhe neve, sepse ne jemi i vetmi komb i Evropės me shumicė tė pėrkatėsisė islame. Kundėrshtarėt tanė kombėtarė spekulojnė me kėtė. Edhe forcat tona qė duan tjetėrsimin kombėtar dhe nihilistėt kombėtarė mund tė spekulojnė me kėtė si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri. Prandaj, unė mendoj se ne shqiptarėt duhet tė jemi shumė tė matur kur i dėgjojmė kėto sulme ndaj "fundamentalizmit islamik", sepse prapa tyre mund tė ketė spekulime tė llojllojshme politike. Nuk mund tė pajtohemi lehtė me kėto teori, jo vetėm pse janė tė gabuara nė thelb, por sepse ato mund tė jenė tė rrezikshme pėr spekulime kundėr kombit shqiptar dhe interesave shqiptare.
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė