Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-12-11, 12:49   #500
Gega 1
 
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
Gega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga 4peace Shiko postimin
Jo, ajo se kemi talente, ne kete nuk dyshoj fare.
Madje s'kemi nevoje as te krahasohemi me europiane apo me kedoqofte. Talente ka kudo gjithandej botes...
Ajo qe desha te them une ka me shume te beje me historikun e shkollave/univerziteteve tona dhe asaj qe tanime ka mbetur tradite...
Univerziteti i Prishtines (si i pari) eshte formuar vone.
Kuadrot e para qe kane punuar ne te kane qene njerez qe kane qene te shkolluar neper Univerzitete tjera (kryesisht Beogradit)... Me vone ka pasur ndihmese/asistence edhe nga ai i Tiranes...
Kosova, pra, asaj kohe ka pasur shume nevoje per kuadro profesionale ne te gjitha fushat...keshtuqe gjeneratat e para kane marre diploma me teper per hater se sa dija...
Pikerisht ketu qendron edhe problemi: marrja e diplomave me hater ka vazhduar dhe vazhdon edhe sot. Me nje fjale eshte bere (ka mbetur) tradite.


Nejse, kjo "me hater" i bie KORRUPSION.
Hatri (sot) i bie:
Me t'njofshem (nepotizem)
Me pare (blerja e diplomes)
Me sherbime tjera (ti muk kete... une ty noten...)


Sa i perket talentit
Talenti apo dhuntia apo dhurata...nuk eshte dicka qe i takon njerezve te caktuar. Sepse, pernga natyra cdo njeri posedon me talent/dhunti te caktuar, per nje lemi te caktuar...Por talenti/dhuntia nuk funksionojne vetvetiu. Pra, ai duhet te shfrytezohet. Pastaj mvaret se si shfrytezohet. Mund te shfrytezohet pozitivisht dhe negativisht.
Neve kemi nevoje per talenta qe shfrytezohen pozitivisht. Te ketille kemi shume pak, te cilet s'maten dot me perqindje por me promile.




*
Po me duket, une po dal me shume optimist se realist!
Per talentet tane e kam fjalen.
Eshte e vertete ajo qe the;ata qe kane dhunti,kete mund ta shfrytezojne pozitivisht ose negativisht.Dihet qe ne kete ceshtje ndikojne rrethana te ndryshme.Keshtu qe,ne realitet, numri i atyre qe i shfrytezojne per te mire dhuntite e veta,s`del aq i madh.
Une prape kam shprese, se te tillet jane me shume se sa ne shkallen
e te mijtes(promiles).

Eshte e vertete qe ne nje kohe kishim nevoje per sa me shume te diplomuar,ne te gjitha lemite,dhe nuk vehej aq vemendja ne cilesi.Per fat te keq,sic the vet,kjo mbet koxha tradite te ne.Kjo gja na solli shume te keqija,ngase ata qe nuk e kishin cilesine e duhur,e vet zinin vend me pergjegjesi
(si ligjerues,prodekan a dekan fakulteti p.sh.),ishin shpesh pengese ne planifikimin e mbare me kuadro te reja(te afta) ne institutet perkatese.
Kjo behej sipas te njejtit parim qe behet ne politike : politikani i paafte(politikan dredhagji),bashkepunetore i merr ata qe jane me te dobet se vet,per t`i sundue me lehte.Ne keso rastesh,nuk behet fjale per cilesi.
Ne qe kemi pasur pune me ta i dime me emer e mbiemer,po nuk ka nevoje te ua permendim emrat.

Ne anen tjeter,eshte e kuptueshme qe ndjejme respekt te madh dhe mall per ata mesuesit tane te sinqerte,ata qe punonin me perkushtim me ne, dhe shkriheshin per te miren tone!Jane pikerisht te tillet qe na nxiten ne rrugen tone te metutjeshme.Andaj,te tilleve ua kemi borxh respektin e perjetshem!
Per mua,keta dhe te tjeret qe vijne si keta,jane Universiteti yne!

Kemi raste tjera,po keta s`dalin as sa e dhjeta e te mijtes(ndoshta0,01 promile),ku shqiptari i cili i kreu studimet ne Universitetin e Prishtines,sot ligjeron ne njerin nga Universitetet e Parisit,ose ndonje shqiptar tjeter, ligjeron ne Universitet amerikan (SHBA).Jane raste te rralla,po ka.
Gega 1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė