Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-12-11, 17:43   #40
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Purhajr Hashuret!

Kush e vrau Husejnin radijallahu anhu?


Me pak fjalė dhe shkurt Husejnin e vranė ata qė u bėnė shkaku kryesor pėr vrasjen e tij dhe ata qenė pa mė tė voglin dyshim shiat e Kufes. Ata qė pretendonin se e donin atė por qė e lanė nė baltė atėherė kur ai kishte mė tepėr nevojė, ashtu siē lanė nė baltė tė atin dhe vėllain e tij dhe ashtu siē do linin mė pas edhe nipin e tij Zejdin!

Por pėr tė mos qenė subjektiv nė kėtė vlerėsim do tu citoj kėtu vetėm disa tekste nga vetė librat shiitė qė tė bindeni pėr kėtė qė thashė.

Shumė njerėz tė afėrm dhe miq e kėshilluan Husejnin qė tė mos u besonte letrave qė i vinin nga Kufja ku i jepnin besėn dhe tregonin besnikėri ndaj tij. Njė nga kėta qe edhe Muhamed ibn Hanefije, vėllai i tij nga babai kur i tha: O vėllai im! Ti e njeh pabesinė e banorėve tė Kufes me babanė dhe vėllanė tėnd. Kam frikė se do tė gjendesh nė njėjtėn situatė sikur edhe ata qė qenė para teje.[7]

Po kėshtu poeti i njohur arab El-ferzedek njė nga miqtė e Husejnit, kur ai e pyeti pėr shiat e tij drejtė tė cilėve ai po shkonte, El-ferzedeku i tha: Zemrat e tyre janė me ty ndėrsa shpatat e tyre kundra teje, dhe ēėshtja do tė zbresė prej qiellit dhe Allahu bėn ēfarė tė dojė. Dhe Husejni iu pėrgjigj: tė vėrtetėn the, Allahut i pėrket ēėshtja, Ai ēdo ditė kryen ēėshtje. Nėse vjen caktimi ashtu siē dėshirojmė do ta falėnderojmė Allahun pėr mirėsitė e Tij dhe vetėm Ai na vjen nė ndihmė pėr ta falėnderuar. Dhe nėse caktimi vjen ndryshe nga ē’shpresojmė; nuk qėndron larg ai njeri qė e ka qėllimin tė drejtė dhe devotshmėrinė pjesė tė tij.[8]

Po ashtu vetė Husejni, gjithmonė sipas librave shiitė tha: O Allah gjyko mes nesh dhe atyre qė na ftuan pėr tė na ndihmuar dhe pastaj na vranė![9]

Qė ky nuk ėshtė vetėm konstatim i ynė kėtu po citoj edhe disa shiiitė.

Husejn Korani thotė: Banorėt e Kufes nuk u mjaftuan qė u ndan nga Imam Husejni por si rezultat i ngjyrimeve tė shumta qė ata merrnin kaluan nė njė pozicion tė tretė. Filluan duke shkuar pėr nė Kerbela pėr tė luftuar Imam Husejnin alejhi selam. Dhe atje nė Kerbela garonin se kush e kush tė bėnte gjėra qė i pėlqenin shejtanit dhe zemėronin Allahun. Pėr shembull Amr ibn El-haxhaxh qė deri dje nė Kufe ishte shfaqur si tė qe mbrojtėsi i nderit tė ehli bejtit dhe luftėtar i tyre…i kapėrdinė qė tė gjitha qėndrimet e tij tė mėparshme pėr tė arritur deri atje sa tė akuzoj Imam Husejnin se ka dalė nga feja, vini re fjalėt e tij kur u thotė shokėve tė tij: vriteni atė qė ka dalė nga feja dhe ėshtė ndarė nga xhemati…[10]

Po kėshtu ky shiitė po aty thotė: Ne do tė gjejmė njė tjetėr qėndrim qė tregon pėr nifakun e banorėve tė Kufes. Abdullah ibn Hauzet et-temimi qėndron para imam Husejnit alejhi selam dhe bėrtet: a ėshtė nė mes jush Husejni? Edhe ky njeri qe nga banorėt e Kufes, dhe deri dje qe nga shiat (pasuesit) e Aliut alejhi selam, dhe ndoshta ka qenė prej atyre qė i patėn shkruar imamit… dhe pastaj ai thotė atij: O Husejn tė pėrgėzoj se do tė shkosh nė zjarr…! (fq.61)

Njė tjetėr shiitė, Kadhim El-ihsai en-nexhefi thotė: Ushtria e cila doli pėr tė luftuar kundra imam Husejnit alejhi selam pėrbėhej nga treqind mijė vetė, qė tė gjithė prej banorėve tė Kufes, nė mes tyre nuk kish asnjė nga Shami, Hixhazi, India, Pakistani, Sudani, Egjipti apo Afrika, por qė tė gjithė qenė nga Kufja tė mbledhur nga fise tė ndryshme.[11]

Shikoni hiperbolat e shiave: treqind mijė veta pėr tė luftuar njė grusht njerėzish!


Njė tjetėr autor shiitė, njė historian, Husejn ibn Ahmed el-beraki en-nexhefi thotė: El-kazuini ka thėnė: njė nga gjėrat e urryera qė bėn banorėt e Kufes qe edhe fakti se ata e goditėn Hasanin tė birin e Aliut alejhima selam dhe vranė Husejnin alejhi selam pasi e ftuan atė tė vinte.[12]

Njė tjetėr shiitė, i konsideruar si dijetar i madh mes tyre me epitetin Ajetullah el-udhma Muhsin El-emin thotė: Mė pas ia dhanė besėn Husejnit njėzet mijė njerėz nga banorėt e Irakut tė cilėt e tradhtuan. Ata dolėn kundra tij ndėrkohė qė i kishin dhėnė besėn atij, dhe pastaj e vranė atė.[13]

Xheuad Muhadithi, njė tjetėr shiitė thotė: Tė gjitha kėto shkaqe e bėn imam Aliun alejhi selam tė vuante prej tyre. Po kėshtu edhe imam Hasani alejhi selam e provoi tradhtinė e tyre, mes tyre u vra pa tė drejtė edhe Muslim Ibn Akil (djali vėllait tė Aliut), u vra Husejni i etur pėr ujė nė Kerbela, nė afėrsi tė Kufes nga duart e ushtrisė sė Kufes.[14]

Dijetarė shia si Ebu Mensur et-tabersi, Ibn Taus etj. transmetojnė nga Ali ibn Husejni, i biri Husejnit qė mbeti gjallė, e qė njihet ndryshe edhe si Zejnul Abidin (bukuria e adhuruesve) Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, i cili duke folur pėr pasuesit e tij tė cilėt tradhtuan tė atin derisa e vranė tha: O njerėz po ju pyes pėr hirė tė Allahut, a nuk ishit ju ata qė i shkruat babait tim dhe e mashtruat atė, i dhatė atij besėn dhe fjalėn dhe pastaj e braktisėt dhe e vratė. Mjerė pėr ju pėr ēka bėtė. Me ēfarė sysh do ta shikoni tė dėrguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem kur t’iu thotė: ”keni vrarė familjen time dhe keni shkelur mbi nderin tim ndaj nuk jeni prej umetit tim.”

Nga ēdo anė filluan tė dėgjoheshin zėrat e grave qė qanin, dhe njeri- tjetrit i thoshin: u shkatėrruat dhe nuk e kuptoni. Dhe Ali ibn Husejni u tha: Allahu e mėshiroftė atė qė pranon kėshillėn time dhe e ruan porosinė time pėr Allahun tė dėrguarin e Tij dhe ehli bejtin, sepse ne tek Profeti kemi shembullin mė tė mirė. Dhe ata tė gjithė njėzėri i thanė: ne qė tė gjithė do tė dėgjojmė ty dhe do tė bindemi, do ta ruajmė besėn tėnde pa u larguar prej teje, ndaj na urdhėro Allahu tė mėshiroftė. Sepse ne do tė jemi nė luftė me atė qė ti e lufton dhe nė paqe me atė qė ti bėn paqe. Do ta ndėshkojmė Jezidin dhe do tė distancohemi nga ata qė tė kanė bėrė ty edhe neve padrejtėsi. Por Aliu ibn Husejn u tha: Ah sa larg u ēon mendja! O ju tradhtarė intrigantė, juve nuk u lenė pasionet tuaja! A mos dėshironi tė ma bėni ashtu siē ja bėtė baballarėve tė mijė para meje? Jo pasha Zotin, plaga akoma nuk ėshtė mbyllur, dje u vra im atė dhe familja e tij ishte me tė…[15]

Po kėshtu nė njė transmetim tek shiat kur Ali ibn Husejn po kalonte nėpėr Kufe dhe atė e kish drobitur sėmundja tha me zė tė dobėt: ata qajnė pėr ne, e kush na vrau tjetėr veē tyre?[16]

Subhan Allah! Ėshtė pėr tu habitur sesi Allahu bėn ēudira edhe sot e kėsaj dite me kėta njerėz qė pretendojnė se duan ehli bejtin dhe Husejnin dhe pėrsėri e ndjejnė veten fajtorė pėr vrasjen e tij! Skenat makabre qė ata shfaqin nė ditėn e ashures ėshtė treguesi mė i mirė se kush qenė shkaktarėt e vrasjes sė Husejnit! Le ta mbajnė mbi supe kėtė faj meqė duan!


Pėrkujtimi i zisė pėr Husejnin ėshtė bidat


Qė pėr sunnijtė ėshtė njė bidat i shėmtuar ėshtė e tepėrt tė argumentohet. Por ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė se edhe kėtė e pranojnė indirekt edhe mjaft dijetarė shiash kur thonė se njė gjė e tillė nuk ka qenė bėrė nė kohėn e sahabeve dhe as tė imamėve. I vetmi ”justifikim” qė ata japin ėshtė se ata nuk i bėnin ato nga frika, pra silleshin me tekije!

Dhe mesa duket nga vetė librat shiite kuptohet qė tė tilla kremtime kanė filluar nė shekullin e katėrt tė hixhretit nė kohėn e sundimit tė Buejhijinėve shiitė, qė kishin futur nė dorė administratėn abaside nė Bagdad.[17] Sipas shumė prej tyre nėse shiat do tė kishin qenė mė tė lirė siē janė sot do tė kishin bėrė edhe mė tepėr pėr tė pėrkujtuar kėtė ditė! Kuptohet kjo ėshtė pėrgjigjja e tyre kur nuk gjejnė sesi ta mbrojnė kėtė bidat tė shėmtuar qė nuk e kanė praktikuar as imamėt e tyre, e se gjoja ata do ta bėnin njė gjė tė tillė po tė qenė mė tė lirė! Medemek siē edhe e kemi cekur edhe mė parė paskan qenė frikacak! Metodė tepėr naive pėr tė mbrojtur bidatin!

Ceremonia e shėmtuar mortore e Kerbelasė

Ditė pėrpara se tė vijė dita e ashures nė qytetin Nebtije tė Libanit ngado vendosen flamuj tė zinj. Ditėn e ashures nė mėngjes nga ora tetė (gjashtė me tė Shqipėrisė) fillon ceremonia me recitime e kėndime deri nga ora nėntė e gjysmė. Pastaj zhvillohet skena teatrale e vrasjes sė Husejnit! Ēmenduri tjetėr kjo! Mė pas djem gjysmė lakuriq bredhin nėpėr qytet duke rrahur veten me zinxhirė, shpata dhe thika! Tė tilla skena gjakatare i sheh nė Iran, Pakistan, Indi e tashti edhe nė Irak.

Shiiti dr. Musa El-museui duke folur pėr kremtimet e kėsaj dite nė librin e tij Esh-shia ue et-tes’hih thotė: Nuk e dimė me saktėsi se kur ka filluar tė shfaqet rrahja me zinxhirė ditėn e ashures qė ėshtė pėrhapur nė zona shiite si Irani, Iraku etj. Por pa dyshim qė ēarja e kokės me shpatė si zi pėr Husejnin nė ditėn e dhjetė tė Muharremit ka depėrtuar nė Iran dhe Irak nga India nė kohėn e largimit tė pushtimit anglez nga ai vend. Anglezėt qenė ata qė shfrytėzuan injorancėn e shiave dhe naivitetin e tyre dhe dashurinė e zjarrtė pėr imam Husejnin dhe ua mėsuan atyre tu bien kokės. Deri afėr[18] ambasadat britanike nė Teheran dhe Bagdad financonin kortezhin mortor pėr Husejnin, i cili shfaqej me atė pamje tė shėmtuar nėpėr rrugė dhe portikė. Qėllimi i politik i kolonializmit anglez qė nxiste tė tilla gjėra tė shėmtuara qe qė t’i jepte njė justifikim tė logjikshėm popullit anglez dhe gazetave tė lira tė cilat kundėrshtonin kolonializmin e Indisė dhe tokave islame, kėshtu ata u jepnin atyre njė pamje tė egėr tė kėtyre popujve tė cilėt kanė nevojė pėr vlera pėr t’i nxjerrė ata nga injoranca dhe egėrsia. Pamjet e kortezhit qė ecte nėpėr rrugė ditėn e ashures dhe qė pėrbėhej nga mijėra vetė qė rriheshin me zinxhirė dhe godisnin kokat e tyre me kamė dhe shpata pėrhapeshin nėpėr gazetat angleze dhe evropiane. (fq. 134-135) Dr. Musa pėrmend edhe pėrpjekjet e shiave tė moderuar pėr ta zhdukur kėtė zakon duke e konsideruar atė haram, siē qe pėr shembull gjyshi i tij i cili nė kohėn e tij ishte kreu i shiave, por qė mbas vdekjes sė tij dhe mbas revolucionit tė Iranit kjo ceremoni e shėmtuar filloi tė riforcohej pasi qe zbehur sė tepėrmi. Ai vazhdon e thotė: dhe mbasi nė Iran u shpall Republika Islamike dhe pushtetin e morėn nė dorė fakihėt shiitė tė cilėt dhanė urdhra pėr tė ringjallur kėto vepra si pjesė e politikės medh’hebore. Republika e re islame filloi tu vijė nė ndihmė grupeve shiite nė tė gjithė botėn dhe t’i nxisė ata moralisht dhe materialisht pėr ta ringjallur kėtė bidat tė cilėn e futi kolonializmi anglez nė botėn islame shiite qė para dyqind vjetėsh. Pėr ti nxirė faqen Islamit dhe myslimanėve dhe pėr tė justifikuar kolonizimin e vendeve islame, siē e cekėm edhe mė parė. Ndėrkohė qė unė shkruaj kėto rreshta qytete tė ndryshme nė Iran, Pakistan, Indi dhe Liban, pėr fat tė keq, janė dėshmitare nė ditėn e dhjetė tė Muharremit tė ēdo viti tė kortezheve qė ecin nėpėr rrugė ashtu siē ua pėrshkrova. Dhe pa mbaruar orėt e asaj dite pamje nga ai barbarizėm njerėzor dhe ēmenduri trishtuese shfaqet nėpėr ekranet e televizioneve tė botės nė lindje dhe nė perėndim pėr tu dhėnė kėshtu forcė armiqve tė Islamit dhe myslimanėve qė u rrinė atyre nė pritė. (fq.138)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė