Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-12-11, 21:22   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: jahjahaga ne Washington : For kosova in the futur.

Sekretarja Clinton flet pėr Presidenten Jahjaga


ekretarja amerikane e Shtetit, zonja Hillary Clinton, nė paraqitjen e saj tė “Planit kombėtar tė aksionit pėr paqen, gratė dhe sigurinė”, tė mbajtur nė Universitetin Georgetown nė Washington, njė pjesė tė fjalės ia dedikoi Presidentes sė Republikės sė Kosovės, zonjės Atifete Jahjaga, pjesėmarrėse nė kėtė konferencė. Duke e pėrshėndetur Presidenten Jahjaga, zonja Clinton tha se i dėshiron personalisht mirėseardhje Presidentes sė Kosovės “lideres sė paqes dhe pajtimit dhe kampionit pėr gratė nė vendin e saj dhe mė gjerė”. Zonja Clinton tha se “Presidentja Jahjaga ėshtė zė i fuqishėm dhe personalitet me tė cilin duhet tė impresionohemi dhe tė jemi krenarė”.





Nė paraqitjen e planit kombėtar pėr gratė paqen dhe sigurinė, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i kushtoi njė rėndėsi tė veēantė Kosovės dhe posaēėrisht Presidentes Jahjaga. Ndėr tė tjera, sekretarja Clinton theksoi:
“Mė lejoni qė ta pėrmbyllė kėtė fjalė duke ju treguar pėr njė grua, pėrvoja dhe arritjet e sė cilės mishėrojnė atė pėr tė cilėn po diskutojmė sot, dhe ajo ėshtė mysafirja jonė e posaēme, Presidentja e Kosovės. Ajo ėshtė sot kėtu me ne. Unė kam pasur rastin qė tė kaloj njė kohė tė jashtėzakonshme me atė gjatė ditėve tė kaluara dhe nė takime pėrpara se tė vinte. Dhe as unė, si Carol, nuk dua qė t’ju them se sa e re ėshtė, por tė themi se ka arritur shumė brenda njė kohe tė shkurtėr.






Presidentja e ardhshme ishte ende studente kur lufta shkatėrroi vendin e saj. Tani, unė nuk do t’i harroj kurrė ato ditė – takimet me familjet nga Kosova nė kampet e refugjatėve, takimet me familjet e tjera nė Evropė, duke dėgjuar rrėfimet e tyre se si janė detyruar qė me dhunė tė largohen nga shtėpitė e tyre nėn tytėn e armės, ose dhimbjen e papėrshkruar nė sytė e mjekut qė thjeshtė ėshtė dėbuar pa i dhėnė ndihmė pacientit tė saj. Ishte njė konflikt i tmerrshėm, dhe unė jam krenare pėr rolin qė Shtetet e Bashkuara kanė luajtur pėr t’i dhėnė fund dhunės.
Pas mbarimit tė studimeve, kjo grua e re, qė atėherė nuk shihej si presidente e ardhshme e njė Kosove tė pavarur, filloi punėn si police, pėr tė ndihmuar nė ruajtjen e paqes dhe nė mbrojtjen e komunitetit tė saj. Ajo punoi ngushtė me trupat ndėrkombėtare. Ajo fitoi respektin e kolegėve tė saj, edhe tė atyre nė vijėn e parė pėr mbrojtjen e ligjit, por edhe tė atyre nė zyra, ku merren vendimet, dhe ajo fitoi besimin e bashkėqytetarėve tė saj, burrave dhe grave njėlloj.






Ajo u ngrit nė detyrė shpejt, pėr tė ndihmuar nė udhėheqjen e njė force tė re tė policisė sė Kosovės. Dhe pastaj nė fillim tė kėtij viti, ajo u bė femra e parė e zgjedhur Presidente e Kosovės, dhe gjithashtu edhe femra e parė e zgjedhur Presidente nė gjithė Ballkanin. Qė atėherė, ajo ka treguar njė lidership tė vazhdueshėm dhe ka punuar pėr ta bashkuar vendin e saj rreth programit tė qeverisjes sė mirė, sundimit te ligjit, pajtimit etnik dhe stabilitetit rajonal. Gjithashtu ajo u bė udhėheqėse pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe pėr mundėsitė e barabarta pėr gratė nė Kosovė. Dhe ashtu sikundėr e ka shpjeguar nė konferencėn e fundit pėr investime nė Zagreb, me ndėrmarrėset femra, ajo e kupton rolin qė gratė duhet tė luajnė nė ngritjen e prosperitetit dhe tė sigurisė rajonale.
Ashtu si edhe shumė gra tė tjera nė botė, Presidentja Jahjaga pėrjetoi dhimbjet e luftės dhe ishte e vendosur qė tė sigurojė pėrfitimet e paqes. Kosova ėshtė mė e mirė sepse ajo insistoi qė tė jetė pjesė e vendimmarrjes. Qėllim yni i pėrbashkėt duhet tė jetė qė tė hapim mundėsitė pėr gratė, kudo ku paqja dhe stabiliteti kėrcėnohen qė edhe ato tė mund tė kontribuojnė pėr njė siguri tė qėndrueshme pėr komunitetet dhe vendet e tyre.


Bota Sot
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė