Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-12-11, 21:27   #140
lazdrani
MBRETI DARDAN
 
Avatari i lazdrani
 
Anėtarėsuar: 20-11-03
Vendndodhja: EU
Postime: 10,473
lazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėmlazdrani i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek lazdrani
Gabim Re: Ditari i ndjenjave....!

Titulli: 2011-ta ne virtualitet
Disi edhe nė familje e kemi traditė qė nė fundviti tė analizojmė tė gjithat qė na ndodhėn gjatė vitit qė po kalon.

Jadores i lumtė qė po mundohet tė na e bėjė edhe traditė Dardane, qė tė analizojmė, pėrkujtojmė qajmė e qeshim pėr tė gjitha tė bėrat gjatė tėrė njė viti nė kėtė forum.

Ēka tė them mė shumė pos ato qė po dihen?

Vdekja e Bondit sikur paralizoi kėtė forum. Tė paktė ishim qė e dinim se kishte problem serioz me shėndet por qė luteshim ditė e natė tė bėnte mirė e t`a kishim nė mesin tonė.
Ditėn qė u shpall lajmi mbi vdekjen e tij, krisėn zilet nė msn, mesazhet, telefonatat pėr t`a bind veten se jo, kjo nuk ka ndodh, nuk mundet tė ndodhė se lajmi nuk ėshtė i saktė, por.. me gjithė dėshirėn e tė gjithėve lajmi ishte i vėrtetė.
Pra tė gjithė u ballafaquam me vdekjen dhe mizorinė e saj, rrėmben edhe ata tė cilėt janė tė dėshiruar. Shumė veta e kuptuam se virtualiteti nuk qenka edhe aq shaka sa e mendonim, se edhe virtualja tė jep goditje tė tmerrshme. Ne qė e provuam prap kishim virtualitetin pėr tė lėshuar lotėt tė rridhnin lirshėm e pėr tė ndarė dhimbjen e rėndė qė na goditi.
Qanim e flisnim me njėri tjetrin, pa u ndjerė ngusht sepse ai ishte i yni e dhimbja pėr te ishte e pėrbashkėt, pasi qė ēdokush prej nesh kishte njė copė kujtimi pėr Te.

Nuk e deshta mė Dardaninė se ajo mė dhuroi e mė mori vėllaun tim virtual, dėshira ime mė e madhe ishte ta fshi pėrgjithmonė kėtė forum nga PC-ja ime e mos tė kyqem mė kurr kėtu, por e pash qė deshta s`deshta akoma nuk e kam kryer misionin tim pėr kėtė forum i thashė vetes pėrgjegjėsia ėshtė e madhe, por do e marr e do ta mbaj aq sa tė mundem...

Erdhėn pushimet verore, nė Kosovė mė priste punė e madhe, kishim caktuar datėn pėr martesėn e vajzės...
Ca ditė para se tė ikte Uliksi pėr vendlindje fola me te nė msn, i premtuam njėri tjetrit tė takohemi, tė kryejmė njė obligim moral me njė vizitė varrit tė mikut tonė tė madh, si dhe mė pas tė mė vijė nė dasmė tė vajzės. Folėm edhe njėherė kah fundi i Qershorit kur ai ishte atje, mė siguroi se ishte mirė me shėndet dhe se ajri i freskėt i vendlindjes e kishte kndell, i tregova datėn kur do tė jem dhe unė atje dhe e lamė qė tė kontaktohemi pasi tė shkoja edhe unė, dhe se do shifemi nė dasmė...

Mosardhja e tij nė dasmė mė ngjalli dyshim pėr shėndetin e tij, e kur u ktheva nė shtėpi dhe hapa msn mė priste lajmi i tmerrshėm edhe pėr vdekjen e tij...
E mallkova vdekjen nė plotkuptimin e fjalės, mallkova edhe njėherė virtualitetin...

Tash flas pėr kėta dy miq, me miqėt e tjerė virtual, pasi qė virtualja na bashkoi e virtualja po na ndan...

Sa i pėrket forumit.

Me pėrjashtim tė vdekjeve tė mėdha, tė shumtat ishin si edhe vitet e kaluara..
Ikje, largim, bllokim, ankesa tė ndryshme, fajėsim tė tė tjerėve, gjėra tė rėndomta qė kėtė forum e bėjnė tė madh, tė dashur e tė vizituar.

Kam vetėm njė porosi.

Ēdo anėtarė nė kėtė forum e bėnė madhėshtore Dardaninė.

U banė 12 vite qė egziston kjo faqe jemi ne dhe vetėm kontribuesit e vetėm qė ky forum gjallon e frymon. Andaj ruane ashtu siq ruani shtėpinė tuaj.
Falni sa mė shumė qė tė jetė e mundur, mos i vėni kandar ēdo fjale, bisedoni mes vete si flsini me anėtarėt e familjes tuaj. Faleni njėri tjetrin edhe kur ngatėrroheni mes vete.
Nuk kam asnjė dyshim, secili prej nesh e don Dardaninė mė shumė se tjetri, se vetėm dashuria qė kemi pėr kėtė forum e pėr njėri tjetrin na bėnė tė kyqemi kėtu e tė kalojmė orė tė tėra duke biseduar mes veti.

Virtualja nuk ėshtė mė shaka, kėtė na e dėshmoi ky vit, qė po kalon.


Ju pėrshėndes tė gjithėve qė do tė lexoni kėtė shkrim, duke ju dėshiruar tė keni lėni pas njė vit tė mbarė e tė begatshėm, si dhe gjithė tė mirat nė vitin qė po vjen.

Murgesha!


E nderuara Mbretereshe nga zemra te falenderoj per kete postim,lotet po me percjellin ne kete qaste....perkulem per Ty!!!Zoti te bekofte Ikona e gjalle Dardane.

Lazdrani i juaj
__________________
Tė dua aq shumė,sa dashurin ndajė vetėvetės e harrojė
Nur die liebe zählt
lazdrani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė