Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-01-12, 12:20   #67
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajmet me te reja nga Astronomia

Disa skenarė se si mund tė arrihet deri tek fundi i botės


Siē dihet tashmė, nga kalendarėt e civilizimeve tė lashta tė Majave shumė kanė kuptuar qė bota jonė pėrfundon mė 21 dhjetor tė vitit 2012.

Megjithatė, ekzistojnė disa mėnyra tė shpjegueshme shkencėrisht, sipas sė cilave do tė pėrfundonte bota tė cilėn e njohim. Ju sjellim disa skenarė tė mundshėm tė cilat i kanė paraqitur shkencėtarėt.

Shkencėtarėt pohojnė qė ka mė shumė gjasa qė njė erupsion i madh vullkanik tė shkatėrrojė botėn, sesa njė tėrmet i madh, me gjithė dėmet e mėdha tė shkaktuara gjatė viteve tė fundit me lėvizjen e pllakave tektonike. Shkencėtarėt pretendojnė qė vullkani nė parkun nacional Yellowstone do tė ishte i mjaftueshėm qė tė shkatėrrohej e tėrė Amerika Veriore.

Para dy milionė e gjysmė vjetėsh, erupsioni ka shkatėrruar njė pjesė tė mirė tė kontinentit, dhe nėse do tė pėrsėritej do tė ishte me pasoja katastrofike. Para 65 milionė vjetėsh erupsionet vullkanike kanė shkatėrruar dinozaurėt, ndėrsa vullkanet janė formuar nė terrenin mė tė madh vullkanik nė zonėn e Indisė dhe atė tė Siberisė.

Si arsye e zhdukjes sė botės kryesisht pėrmenden asteroidet. Asteroidi i cili ka rėnė nė hapėsirėn e Meksikės sė sotme ėshtė pjesėrisht pėrgjegjės pėr vdekjen e dinozaurėve para 65 milionė vjetėsh. Lajmėrimi i shkencėtarėve qė asteroidi Apophis ka mė shumė se dy pėr qind shanse pėr tė rėnė nė tokė nė vitin 2029, ka frikėsuar shumė njerėz duke ringjallur frikėn e vjetėr nga goditjet e trupave qiellorė qė do tė shkatėrronin sipėrfaqen e planetit tonė dhe gjithēka nė tė.

NASA ka paralajmėruar goditjet e disa asteroideve mė tė vogla qė do tė bėjnė dėme minimale, dhe sipas vlerėsimeve tė tyre, kryesisht do tė pėrfundojnė nė oqeane. Njė ndėr problemet mė tė mėdha pėr planetin mund t’i prodhojnė algat qė banojnė nė sipėrfaqet e liqeneve, lumenjve dhe oqeaneve.

Kėto mikrobe jetojnė nga energjitė qė i prodhojnė vetė, mirėpo me ndryshime gjenetike algat mund tė ndryshojnė sistemin e ushqyerjes dhe tė fillojnė tė hanė ushqim i cili ėshtė i nevojshėm pėr llojet e tjera tė kafshėve dhe bimėve.

Po ashtu, mund tė zgjedhin tė hanė kripė, dhe pastaj tė fillojnė tė lėshojnė klorin helmues, i cili mund tė shkatėrrojė tė gjitha llojet qė banojnė sipėrfaqet e ujit dhe me kohė tė shkatėrrojnė edhe tė gjithė ujin e pijshėm. Ndryshimet qė mund tė shkaktohen nė mėnyrėn e lėvizjes sė planetėve rreth diellit po ashtu mund tė shkatėrrojnė tokėn. Jupiteri ėshtė planet i madh i pėrbėrė nga gazrat dhe si i tillė mund tė shkatėrrojė orbitėn shumė mė tė vogėl tė Merkurit, ēka do tė shkaktonte qė Merkuri tė ndeshet me diellin, tė shkrihet dhe tė prodhojė eksplodim mė tė vogėl. Por, nėse merkuri humb trajektoren e vet ai mund tė ndeshet edhe me tokėn, ēka do tė shkaktonte fundin e planetit tonė.

Shkencėtarėt parashikojnė qė pėr njė miliard vjet dielli do tė rrezojė pėr dhjetė pėr qind mė fuqishėm se tani. Energjia shtesė do tė nxehė planetin tonė nė 93 shkallė celsius. Oqeanet do tė avullojnė dhe tė fillojnė tė zhduken, ndėrsa klima do tė ndryshojė tėrėsisht pėr mė pak se njė muaj. Pikėrisht pėr kėtė shkak, shkencėtarėt po tentojnė tė gjejnė njė planet tė cilėn do tė mund ta popullzonin njerėzit nė rast tė katastrofave tė tilla, bėn tė ditur Wired.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė