Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-01-12, 15:38   #87
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Biografia Ganxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Unė gjithmonė e kam nė zemėr popullin tem Shqipėtar Shumė luti Zotin qė paqja e tij tė vijė nė zemrat tona nė gjithė botėn. Lutem shumė pėr fukarate e mij- dhe pėr mua , dhe motrat e mija. Unė lutem pėr juve.
(Tereza Bojaxhiu)



31 dhjetor 1976 - Pėr njė kohė tė shkurtėr, Nėna Terezė bėri aq shumė pėr botėn e varfėr dhe tė lėnė, saqė pėr shumė njerėz ishte e pabesueshme. Kėshtu, njė statistikė e shpallur mė 31 dhjetor 1976 na bėn me dije se Nėna Terezė kishte 66 shtėpi nė Indi, 34 shtėpi jashtė Indisė nėpėr vende tė ndryshme. Numri i motrave, postullanteve, aspirantėve dhe bashkėpunėtoreve ishte 1343, ndėrsa numri i pėrgjithshėm i spitaleve, shkollave, strehimoreve, dispanserive, qendrave pėr asistencė nė Indi dhe jashtė saj ishte 729. Numri i fėmijėve, jetimėve, tė gėrbulurve, tė vdekurve dhe pėrgjithėsisht pacientėt tjerė tė shėrbyer mbėrrijnė nė 6.544.864.


1 mars 1978 - Nėna Terezė pranoi shpėrblimin "Balzan" nga duart e kryetarit tė Italisė, Sandro Pertini. Ky shpėrblim jepet pėr humanitet, paqe dhe vėllazėrim nė mes tė popujve. Me rastin e ndarjes sė shpėrblimit, si arsyetim u theksua:

"Pėr vetėmohim dhe dashuri tė veēantė gjatė tėrė jetės sė saj nė shėrbim tė tė varfėrve, tė uriturve, tė mjerėve, tė sėmurėve..."

Ndėrsa Nėna Terezė, "njė grua shtatvogėl, por mė e madhja", theksoi: "Dėshirojmė qė ēdo fėmijė i dėshiruar apo i padėshiruar tė vijė nė botė. Aborti ėshtė krim. Jemi tė krijuar pėr tė bėrė sende tė mėdha: nuk jemi nė botė vetėm pėr tė plotėsuar njė numėr".

1980-1985 - Pas marrje sė ēmimit Nobel pėr paqe, Nėnės Tereze iu hapėn mundėsitė pėr veprimtari mė tė mėdha. Kėshtu, gjatė periudhės pesėvjeēare, qendrat e saj u rritėn me tė madhe. Filloi tė hapė qendrat e veta pėr tė mirėn e tė varfėrve dhe njerėzve tė lėnė nė Spanjė, Belgjikė, Etiopi, Francė, Guinenė e Re, Argjentinė (tė gjitha kėto nė vitin 1980). Ndėrsa nė vitin 1981, nė Gjermaninė Lindore, Ēile, Kolombi, Bolivi, Japoni, Korenė Jugore, etj. Nė vitet vijuese, hapi qendra edhe nė Irlandė, Portugali, etj.



25 janar 1980 - Nėna Terezė shpallet Qytetare nderi e Shkupit. Edhe pse Shkupi ishte vendlindja e saj, Nėna Terezė kishte kohė qė ishte shtetase indiane, e titulluar Bharat Ratna - Zbukruesja e Indisė.



23 tetor 1980 - Papa Pali II nė Vatikan ia dhuron ēelėsat e ndėrtesės Shėn Injaci Papė pėr shėrbime tė fėmijėve tė lėnė, qė gjindet nė Romė, nė zonėn Primavalle. Misionaret e Dashurisė, pos Romės, gjinden edhe nė Palermo, Napoli, Corato (Bari), Calabri, Ragusė, Milano...



27 qershor 1982 - Nėna Terezė fitoi nė Kanada Shpėrblimin ndėrkombėtar tė spitalit tė Shėn Bonifacit dhe Urdhėrin e gjuetisė sė bizonėve.



1983 - Nė kėtė vit u nderua nga mbretėresha e Anglisė, Elizabeta II, me Urdhėrin e Nderit. Nė arsyetim thuhej: "Pėr punėn e saj tė gjatė humanitare". Po tė njėjtin vit nė Taranto mori Dhuratėn e Paqes 1983.



1 tetor 1984 - Themelohet kongregata Etėrit Misionarė tė Dashurisė nė SHBA nėn kujdesin e Atė Joseph Langford.



20 tetor 1985 - Bashkohet kapitolli i Misionareve tė Dashurisė. Me kėtė rast, Nėna Terezė zgjedhet pėr herė tė tretė udhėheqėse e kėtij rregulli, qė bėri kaq shumė tė mira, qė shpėtoi aq shumė shpirtra. Zgjedhja e saj pėr herė tė tretė nė krye tė Misionarėve tė Dashurisė nuk ishte nė pėrputhje me tė drejtėn kanonike. Pėr kėtė rizgjedhje ishte e nevojshme leja nga Kongregata e Rregulltarėve nė Vatikan. Kongregata nė fjalė me gjithė dėshirė dhe nderim tė madh dha dispencėn nga ky ligj.



21 qershor 1985 - Nga kryetari i SHBA-ve Ronald Regan, mori shpėrblimin Medalja e Lirisė.



26 tetor 1985 - Nėna Tereze thirret nga sekretari gjeneral i Kombeve tė Bashkuara Xavier Pérez de Cuéllar, t'i flasė Asamblesė gjenerale. Gjatė kėtij takimi, sekretari i pėrgjithshėm de Cuéllar e prezentoi Nėnėn Tereze me kėto fjalė: "Ua prezentoj gruan mė tė fortė tė botės". Me kėtė rast u tregua edhe njė film pėr punėn dhe jetėn e Nėnės Tereze. Duke iu drejtuar tė pranishmėve, Nėna Terezė, ndėr tė tjera, tha: "Ky ėshtė vend ku popujt bashkohen pėr tė biseduar pėr paqe, ta lusim Zotin pėr paqe... Jemi bashkuar pėr ta falėnderuar Zotin me rastin e dyzetvjetorit tė punės sė mirė tė Kombeve tė Bashkuara pėr tė mirėn e njerėzimit. Raca, feja dhe kombi nuk mund tė na ndajnė: tė gjithė jemi bij tė Zotit. Kur e shkatėrrojmė njė embrion nė kraharorin amnor, mėkatojmė drejtpėrdrejt ndaj Zotit. Kemi frikė nga lufta bėrthamore, nga ky tmerr kanoset shkatėrrimi, por nuk frikėsohemi kur i mbysim fėmijėt. Aborti ėshtė kanosja mė e madhe e paqes".



13 dhjetor 1985 - Ishte kėnaqėsi e veēantė pėr Nėnėn Terezė kur hapi shtėpinė nė qytetin e New Yorkut pėr tė sėmurėt nga AIDS-i. Shtėpia u quajt Gift of Love (Dhurata e Dashurisė). Mė vonė hapi edhe shtėpi tjera nė SHBA pėr sė sėmurėt nga AIDS-i.



Janar 1986 - Nėna Terezė shkoi pėr herė tė parė nė Kinė dhe u takua me kryetarin Deng dhe me djalin e tij tė hendikepuar. Sė shpejti edhe nė Kinė do tė dėrgojė motrat e veta. Kjo u realizua nė vitin 1988. Mė 19 janar 1988, Nėna Terezė u ftua nga arqipeshkvi i Kalkutės, i cili ia kumtoi se ishte lejuar hapja e shtėpisė nė Kinė, por me dy kushte: motrat guxojnė tė ndėrmarrin punė sociale e jo religjioze, si dhe nuk guxojnė tė vishen nė sari, por nė veshje kineze.



Nėna Terezė edhe kėtė vend komunist e pushtoi me pėrvuajtėrinė dhe dashurinė e vet.



4 shkurt 1986 - Papa Gjon Pali II, gjatė udhėtimit tė vet nė Indi, vizitoi qendrėn Hirmal Hriday (Zemra e Pastėr, shtėpia e atyre nė fill tė vdekjes) nė Kalkutė. Kjo vizitė e papės e gėzoi shumė Nėnėn Terezė, saqė pati deklaruar: "Ishte dita mė e gėzueshme e jetės sime".



24 gusht 1987 - Nėna Tereze shkon nė Moskė, dhe merr dhuratėn Medalja e Paqes "nė shenjė falėnderimi pėr kontributin e dhėnė pėr afirmimin e paqes dhe tė miqėsisė ndėrmjet popujve". Pas kthimit tė saj nga ish-Bashkimi Sovjetik, i shkruan letėr presidentit tė atėhershėm Gorbachev, duke ia shprehur dėshirėn pėr hapjen e njė qendre. Miratimin pėr kėtė e mori nė vitin 1988.



21 maj 1988 - Realizohet dėshira e Nėnės Terezė tė hapė shtėpinė brenda mureve tė Vatikanit. Shtėpia u quajt Dono di Maria - Dhurata e Marisė, dhe u ēel sė shpejti me dėshirėn e papės. "Papa na dha kėtė dhuratė - tha Nėna Terezė - njė kėnd tė shtėpisė sė vet ku mund tė pėrkujdesemi pėr tė sėmurėt dhe pėr tė varfėritė. Kėta njerėz tė varfėr janė Krishti, dhe si mund tė lihet Krishti, i trishtuar dhe i mėrdhirė, jashtė shtėpisė sė papės?"



1988 - Nėna Terezė ishte pėr njė operim tė syve nė New York.



21 dhjetor 1988 - Shkon nė Bashkimin Sovjetik pėr t'i shoqėruar katėr motrat e para tė cilat kishin ndėrmend tė fillojnė punėn nė njė spital pediatrik tė Moskės. Njėherit ishin edhe ditėt e vėshtira tė tėrmetit nė Armeni, me ē'rast Nėna Terezė dėrgoi edhe disa motra tė tjera pėr t'u ndihmuar tė dėmtuarve.



Gusht 1989 - Mė nė fund, Nėna Terezė shkon nė Shqipėri. Shkon nė vendin, pėr pavarėsinė e tė cilit aq fort u mundua babai i saj, Kolė Bojaxhiu. Qe e pritur nga e veja e diktatorit, Hoxha. Ishte e krishtera e parė qė shkeli kėtė tokė prej qė Shqipėria e shpalli veten shtet ateist (1967) dhe vuri jashtė ligjit ēdo religjion.



5 shtator 1989 - Nėna Terezė kishte probleme shėndetėsore.



Dhjetor 1989 - Nėna Terezė shpallet Femra e vitit.



Prill 1990 - Pėr shkaqe shėndetėsore ia paraqet papės dorėheqjen nga udhėheqja e Misionareve tė Dashurisė.



Maj 1990 - Nėna Tereze pėruron shtėpinė e parė nė Ēekosllovaki.2 maj 1990 - Shkon nė Romani pėr tė pėruruar edhe atje shtėpinė e parė tė Misionareve tė Dashurisė. Kjo shtėpi u hap pėr pėrkujdesjen e atyre qė vuajnė nga sėmundja AIDS. Mirėpo, deri nė fund tė vitit 1992, atje ēeli katėr shtėpi.



27 gusht 1990 - Nėna Terezė mbush tetėdhjetė vjet. Me kėtė rast mori pėrurime nga tė gjitha anėt e botės. Nė veēanti rėndėsi tė madhe i kushtoi shtypi botėror. Vepra e saj e madhe nuk mbeti nė heshtje. Prej librit qė kishte shkruar Malcolm Muggeridge me titull: Something Beautiful for God (Diēka e bukur pėr Zotin), London 1971, njė ndėr librat e parė qė fillimisht i dha popullaritet tė madh Nėnės Terezė e deri nė vitin 1990, u shkruan dhjetėra libra e qindra artikuj, ishin dhėnė ehde mijėra mendime dhe lavdėrime pėr Nėnėn Tereze, prej burrave tė shteteve, shkencėtarėve, poetėve e deri te ata qė nė heshtje e lavdėronin veprėn e saj dhe e shėmbėllenin nė jetė (numri i kėtyre tė fundit kap milionat).



8 shtator 1990 - Fillon punėn Kapitolli gjeneral qė ishte thirrur pėr tė emėruar superioren e re tė pėrgjithshme tė Misionareve tė Dashurisė. Mirėpo, edhe pse Nėna Terezė i kishte mbushur tetėdhjetė vjet, pėrsėri u zgjodh udhėheqėse e Misionareve tė Dashurisė, sepse pėrkundėr trupit tė harxhuar, shpirti dhe mendja e saj ishin tė fortė dhe gjallėrues.



7 tetor 1990 - Misionaret e Dashurisė kremtuan dyzetvjetorin e themelimit. Statistika e kėtij viti dėshmon se ishin 3500 motra tė shpėrndara nėpėr 470 shtėpi nė 95 shtete tė botės.



Tetor 1990 - U bė pėrurimi i shtėpisė sė parė tė Misionareve tė Dashurisė nė Kamboxhė.



Mars 1991 - Nėna Terezė shkon pėrsėri nė Shqipėri. Ishte kjo hera e dytė. Nėna Terezė filloi tė bashkėpunojė me presidentin e atėhershėm komunist, Ramiz Alinė, pėr tė hapur qendrat e veta edhe nė kėtė shtet "ateist". Me kėtė rast, Nėna Terezė bėri pėrurimin e dy shtėpive: nė Tiranė dhe Shkodėr, dhe mori pjesė nė rihapjen e dy kishave: tė Shėn Ndout dhe katedrales sė Zemrės sė Krishtit e cila ishte shndėrruar nė kinema (Kinema Rinia). Kėsaj here kishte mundėsi tė shkojė edhe te varri i nėnės dhe motrės sė vrarė nga regjimi komunist dhe tė vė lule mbi varrin e tyre, si edhe dy kryq tė bronzit.

Deri nė fillim tė vitit 1992, nė Shqipėri u hapėn pesė shtėpi.



23 korrik 1991 - Nėna Terezė vazhdon udhėtimin nėpėr botė dhe mbėrrin nė Irak, nė Bagdadin e rrėnuar nga lufta e Gjirit. Ja si e pėrshkruan gjendjen e hasur: "Ishte njė mrekulli autentike e mirėsisė sė Zotit fakti se kryetari i Irakut qe i gatshėm tė lejojė hapjen e njė qendre nė Bagdad, tė cilėn do ta japė ai vetė. Me ne bashkėpunuan shumė njerėz me ndikim. Ata na ndihmuan nė pėrgatitjen e shtėpive. Kryetari na fali edhe njė furgon pėr bartjen e klinikės lėvizėse, duke parė se tė varfrit jetonin larg dhe s'kishin mundėsi tė mbėrrinin nė qendra tė mėdha..."



Dhjetor 1991 - Nėna Terezė qėndroi pėr mjekim nė njė klinikė tė La Jollas (Kaliforni, SHBA) pasi gjendja e saj shėndetėsore ishte vėshtirėsuar.



Mars 1992 - Nėna Terezė kthehet nė Kalkutė dhe vazhdon punėn e vet nė pėrkujdesje ndaj mė tė varfėrve ndėr tė varfėr.



25 prill 1993 - Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipėrinė. Ishte kjo vizita e parė qė njė papė i bėnte shtetit tonė amė. Me kėtė rast tejet tė gėzueshėm pėr mbarė popullin tonė, mori pjesė edhe Nėna Terezė. Papa ia kushtoi njė mendim tė veēantė Nėnės Terezė: "Nuk mundem tė mos pėrshėndes njė njeri fort tė pėrvuajtur qė ndodhet mes nesh. Kjo ėshtė Nėna Terezė e Kalkutės. Tė gjithė e dinė prej nga vjen dhe cili ėshtė atdheu i saj. Atdheu i saj ėshtė kėtu. Edhe nė kohėn e izolimit tė plotė tė Shqipėrisė, kjo rregulltare e pėrvuajtur ishte ajo qė e pėrēonte emrin e atdheut tuaj nė mbarė botėn. Nė personin e Nėnės Terezė, Shqipėria ėshtė nderuar gjithmonė. Ky ėshtė misioni i saj dhe i gjithė atyre qė, porsi ajo, ndjekės tė vėrtetė tė Krishtit, apostuj tė Krishtit, apostuj tė dashurisė e tė dhembshurisė. Ju falėnderoj sot nė emėr tė Kishės Katolike pėr kėtė bijė tė tokės suaj e tė popullit tuaj".



28 nėntor 1996 - Shpallet Qytetare Nderi e Kosovės nga kryetari Rugova. Nė dekretin e shpalljes sė dr. Rugovės, ndėr tė tjera thuhet: "Nėna Terezė, me punėn e flijimin e pashoq, u bė simbol dhe krijuese e filozofisė sė bamirėsisė dhe e dashurisė njerėzore.

vazhdon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė