Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-02-12, 15:48   #115
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Triniteti - Trinjėsia / Tribarazia

Ēfarė besojnė tė krishterėt


Shtatė gjėra rreth Perėndisė:

1. Ne besojmė qė ekziston vetėm njė Perėndi unik. Ėshtė shkruar: (Ligji i Pėrtėrirė 6:4) Dėgjo, Izrael, Zoti, Perėndia ynė, ėshtė njė i vetėm.

2. Perėndia ėshtė Krijues i ēdo gjėje, i kėtij universi tė pafund. Ēdo gjė ėshtė krijuar nga Fjala e tij. Ėshtė shkruar: (Zanafilla 1:3) Pastaj Perėndia tha... Dhe drita u bė. Fjala e tij ėshtė e fuqishme.

3. Si mundemi ne si qenie tė krijuara tė dimė gjė rreth Perėndisė? Si mundemi ne krijesa tė vockla tė dimė gjė rreth mendimeve tė tij?

Ne mundemi – por vetėm pėr hir se Perėndia ka zgjedhur tė na zbuloj diēka rreth vetes sė tij. Ai ėshtė Perėndia i Zbulimit. Ėshtė shkruar: (Ligji i Pėrtėrirė 29:29). Gjėrat e fshehta i pėrkasin Zotit, Perėndisė tonė, por gjėrat e shfaqura janė pėr ne dhe pėr bijtė tanė pėr gjithnjė, me qėllim qė tė zbatojmė nė praktikė tėrė fjalėt e kėtij ligji.

Ēfarė na ka zbuluar ne Perėndia?

4. Ai ėshtė i Shenjtė – i pastėr – nuk mund tė ekzistoj absolutisht e keqja nė tė apo me tė. Ai nuk ka tė bėjė asgjė me mėkatin, apo me tė menduarit e gabuar, apo me tė ligėn. Ėshtė shkruar: (Habakuku 1:13) Ti i ke sytė tepėr tė pastėr pėr tė parė tė keqen dhe nuk e shikon dot paudhėsinė.

5. Ai ėshtė i Drejtė –qė do tė thotė tė gjitha paudhėsitė do tė dėnohen. Ndonjėherė njerėzit ngatėrrohen nė kėtė pikė. Drejtėsia nuk ėshtė e njėjtė si mėshira. Drejtėsia nėnkupton nėse ti e thyen ligjin , do ta paguash dėnimin.

Perėndia nuk bėn kompromis me natyrėn e tij tė Shenjtėrisė. Ai dėnon ēdo paudhėsi.

Nuk ėshtė se Perėndia i vendos tė gjitha veprat tona tė mira nė njė anė tė peshores dhe veprat tona tė kėqija nė anėn tjetėr tė peshores pėr tė parė cila anė ėshtė mė e rėndė. Pėr tė marrė njė shembull: Nėse unė do tė vrisja vėllanė tėnd, ai do tė ishte njė gjyqtar i drejtė sikur tė thoshte, “Ėshtė nė rregull. Mund ta lejojmė atė tė lirė. Ai ka bėrė shumicėn e kohės tė mira gjatė jetės sė tij.” Perėndia nuk i mbyll sytė ndaj paudhėsisė. Ai nuk e toleron atė.

Por a nuk e di Perėndia qė ne tė gjithė jemi pluhur? Qė kemi tendencė pėr tė gabuar? Nuk ekziston njeri apo grua e pėrsosur. Po, ai e di. Por a nėnkupton kjo qė gabimet tona nuk ēojnė peshė pėr Perėndinė? Perėndia ėshtė i shenjtė dhe i drejtė, ashtu qė tek Ai ato peshojnė rėndė. Nėse e kuptojmė kėtė, atėherė do ta kuptonim qė jemi nė njė situatė tė rėndė.

Nėse do tė ishim tė sinqertė pėr tė menduar – cili prej nesh nuk ka pasur njė mendim egoist apo tė gabuar? Apo tė mos ketė gėnjyer ndonjėherė? Kush mund tė thotė qė ka njė zemėr tė pastėr para Perėndisė sė Shenjtė?

Edhe nėse do tė ishim nė gjendje pėr tė jetuar pa bėrė ndonjė gabim tani – por ēfarė me tė kaluarėn tonė? Mos vallė Perėndia ka kujtesė tė dobėt? Mos ndoshta tė bėrit vepra tė mira i fshin tė gabuarat? Jo.

Ēdo njėri prej nesh e meriton gjykimin e Perėndisė dhe zjarrin e ferrit. Nuk ėshtė vetėm ēėshtje e tė bėrit njė lutje, “Mė vjen keq. Do tė pėrpiqem tė veproj mė mirė herėn tjetėr.” Nė kėtė situatė nuk do tė kishte drejtėsi.

Njė shembull: nėse unė do vozisja nė tė kuqen dhe polici mė ndalon, a do tė vlente pėr tė thėnė, “Por shoku polic, unė kam hyrė nė tė jeshilen tėrė jetėn tim!” Nėse ky argument nuk do tė vepronte me njė polic, sa mė pak do tė funksiononte me njė Perėndi tė Shenjtė dhe tė Drejtė! Ėshtė shkruar: (Romakėve 6;23) Paga e mėkatit ėshtė vdekja.

Fatmirėsisht pėr secilin prej nesh, ky nuk ėshtė fundi i tregimit.

6. Perėndia ėshtė i Plotfuqishėm – Perėndia mund tė bėj ēdo gjė qė do. Ėshtė shkruar: (Jeremia 32:17) Ah, Zot, Zot! Ja, ti e sajove qiellin dhe tokėn me fuqinė tėnde tė madhe dhe me krahun tėnd tė shtrirė. Nuk ka asgjė tepėr tė vėshtirė pėr ty.

Fuqia e tij nuk ka limite – kufij.

Perėndia ėshtė i qėndrueshėm. Perėndia nuk ėshtė kontradiktor – Ai nuk e kontradikton shenjtėrinė e tij apo drejtėsinė. Ai nuk e dhunon ligjin e tij.

Mė lejoni t’ju bėj njė pyetje: “Si arrin tė njohėsh dikė?” Ti mund tė thuash diēka kundėr tė tjerėve nga mėnyra si duken. Por ti nuk mund tė dish ēfarė mendojnė ata, ēfarė ėshtė nė zemrat e tyre. Ne duhet dėgjuar fjalėt e njė personi. Fjalėt e tyre tregojnė ēfarė ka nė brendėsi tė zemrave tė tyre, atė qė e mendojnė nė mendjen e tyre.

Nėse do tė doja t’i komunikoja dėshirat e mia pėr ju, ka disa mėnyra pėr ta bėrė kėtė. Unė mund t’ua dėrgoj njė letėr duke ua shkruar mendimet e mia. Ju mund ta lexoni. Por ju mund tė keni pyetje apo tė mos kuptoni gjė. Njė mėnyrė mė e mirė ėshtė ta dėrgoj letrėn me njė mik tė mirė, me anė tė dikujt qė me njeh mirė. Miku im do tė ishte nė gjendje tė shpjegoj diēka nga ajo qė unė them. Por ende mė mirė, unė ju telefonoj dhe ju mund tė flisni me mua drejtpėrsėdrejti. Pėr mė e mira nga gjithė, unė vij personalisht tek ju dhe takohem me ju sy pėr sy.

Fjala e Perėndisė e soli universin nė ekzistencė. Fjala e tij ėshtė e fuqishme pėrtej tė kuptuarit tonė. Ai do qė ne ta njohim atė. Perėndia e dha Fjalėn e tij tė shkruar nė ligj. Ai i dėrgoi profetėt tė shpjegojnė dhe qartėsojnė Fjalėn e tij. Ėshtė shkruar: (Hebrenjve 1:1) Perėndia, mbasi u foli sė lashti shumė herė dhe nė shumė mėnyra etėrve me anė tė profetėve.

Perėndia ėshtė aq i fuqishėm sa asgjė nuk ėshtė e pamundur – nėse Perėndia do tė donte, Fjala e tij nė fakt mund tė vijė tek ne, sy pėr sy. Fjala e tij mund tė bėhet njeri.

7. Perėndia ėshtė DASHURI – Perėndia na do dhe do qė ne ta njohim atė – prandaj dhe Fjala e tij u bė njeri.

Ėshtė shkruar: (Gjoni 1:1, 14) Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi... Dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne; dhe ne soditėm lavdinė e tij, si lavdia e tė vetėmlindurit prej Atit, plot hir e tė vėrtetė.

Jezusi ėshtė Fjala e Perėndisė. Fjala e pastėr dhe Fjala e Shenjtė e Perėndisė.

Kujtoni Abrahamin dhe tė birin e tij? (Zanafilla 22:1-14) Abrahami donte t’i bindej Perėndisė. Ai e mori tė birin pėr ta sakrifikuar dhe nė rrugė e sipėr i biri e pyet, “Ja zjarri dhe druri, po ku ėshtė qengji pėr sakrificėn?” Abrahami u pėrgjegj: "Djali im, Perėndia do ta sigurojė vetė qengjin pėr sakrificėn.” Abrahami e vendosi birin e tij nė altar dhe qe gati pėr ta flijuar kur Perėndia e thirri, “Abraham! Mos e zgjat dorėn kundėr djalit dhe mos i bėj asnjė tė keqe. Tani e di mirė qė ti i trembesh Perėndisė, se nuk mė ke refuzuar birin tėnd, tė vetmin bir qė ke. Atėherė Abrahami ngriti sytė dhe shikoi; dhe ja prapa tij njė dash i zėnė pėr brirėsh nė njė kaēube. Kėshtu Abrahami shkoi, mori dashin e tij dhe e ofroi si sakrificė nė vend tė tė birit.”

Bibla e quan Jezusin Qengji i Perėndisė (Gjoni 1:29) kur profeti Gjon deklaroi, “Ja, Qengji i Perėndisė, qė heq mėkatin e botės!” Ai na shpengoi ne. Pėr dashurinė qė kishte, Fjala e Perėndisė mori mbi vete gjykimin qė ne e merituam.

Por ai nuk qėndroi i vdekur – Ai nuk mundte – Ai u ngrit triumfues – dhe pushtoi vdekjen.



Si mund ta njohim Perėndinė?

Si mund ta njohim Perėndinė? Nuk ėshtė gjė e lehtė – kėrkon pėrulje.

Kėrkon pėrulje pėr tė kuptuar qė ne jemi pluhur, qė kemi zemra tė papastra dhe qė veprat tona meritojnė ferrin.

Kėrkon pėrulen pėr tė pranuar atė qė Perėndia ka bėrė: Ai na ēliron, na bėn tė pastėr dhe na ofron Frymėn e tij pėr tė na ndihmuar tė jetojmė nė bindje ndaj tij.

Ėshtė njė gėzim i madh dhe liri e veēantė pėr tė njohur Perėndinė – tė vetmin Perėndi, Krijuesin, atė qė e Zbulon veten, i cili ėshtė i Shenjtė, i Drejtė, i Plotfuqishėm dhe i Dashur.

Ai na thėrret jo pėr t’u bėrė shėrbėtorė, por fėmijė tė tij. Jezusi thotė (Gjoni 15:15) Unė nuk ju quaj mė shėrbėtorė, sepse shėrbėtori nuk e di ē`bėn i zoti; por unė ju kam quajtur miq.

Ėshtė shkruar: (Gjoni 1:12) Por tė gjithė atyre qė e pranuan, ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e ti.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė