Tema: Imam Mehdiu
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-02-12, 18:12   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Imam Mehdiu

Mbi paraqitjen e Mahdiut

Nė bisedėn mbi pejgamberinė dhe imamllėkun u tha se si rezultat i ligjit tė udhėzimit tė pėrgjithshėm i cili e drejton gjithė krijimin, njeriut me doemos i ėshtė dhuruar fuqia e marrjes sė shpalljes pėrmjet pejgamberisė, e cila e drejton atė drejt pėrsosjes sė normės njerėzore dhe mirėqenies sė racės njerėzore. Pa dyshim, po tė mos ishin tė mundshme pėrsosja dhe lumturia pėr njeriun, jeta e tė cilit posedon aspekt shoqėror, vetė fakti se atij i ėshtė dhuruar kjo fuqi do tė ishte e pakuptimtė dhe e kotė. Por nė krijim nuk ka kotėsi.

Me fjalė tė tjera, qyshse ka filluar tė banojė nė tokė, njeriu ka dashur tė bėjė jetė shoqėrore tė mbushur me lumturi nė kuptimin e vėrtetė dhe ėshtė pėrpjekur drejt kėtij qėllimi. Po tė mos ekzistonte objektivisht njė dėshirė e tillė, ajo kurr nuk do tė ishte ngulur nė natyrėn e brendshme tė njeriut, njėsoj sikur po tė mos kishte pasur ushqim nuk do tė kishte pasur as uri. Ose po tė mos kishte pasur ujė nuk do tė kishte pasur as etje dhe po tė mos kishte pasur riprodhim nuk do tė kishte pasur tėrheqje seksuale midis gjinive.

Prandaj, me arsyen e nevojės dhe vendosjes sė brendshme, e ardhmja do tė shohė ditėn kur shoqėria njerėzore do tė jetė e ngopur me drejtėsi dhe kur tė gjithė do tė jetojnė nė paqe dhe qetėsi, kur qeniet njerėzore do tė posedojnė nga virtyt dhe pėrsosje. Vendosja e kushteve tė tilla do tė paraqitet pėrmes duarve tė njeriut por me ndihmėn e Hyjnisė. Kurse udhėheqėsi i njė shoqėrie tė tillė, i cili do tė jetė shpėtimtari i njeriut, nė gjuhėn e hadithit quhet Mehdi.

Nė religjione tė ndryshme qė mbretėrojnė botėn, si hinduizmi, budizmi, judaizmi, zoroastrianizmi dhe islamizmi i referohet njė personi i cili do tė vijė si shpėtimtar i njerėzimit. Kėto religjione zakonisht kanė dhėnė lajme tė reja tė ardhjes sė tij, ndonėse natyrisht janė disa dallime nė hollėsi tė cilat mund tė shquhen kur tė krahasohen kėto mėsime me kujdes. Hadithi i Pejgamberit tė Shenjtė me tė cilin pajtohen tė gjithė muslimanėt: “Mahdiu ėshtė nga pasardhėsit e mi” i referohet sė njėjtės tė vėrtetė.
Ka shumė hadithe qė zihen ngoje nė burimet sunite dhe shiite nga Pejgamberi i Shenjtė dhe nga imamėt qė kanė tė bėjnė me paraqitjen e Mahdiut, si ai qė thotė se ai ka prejardhjen e Pejgamberit dhe se paraqitja e tij do t’ia bėjė shoqėrisė njerėzore tė mundshme tė arrijė pėrsosje tė vėrtetė dhe kuptimin e plotė tė jetės shpirtėrore.101 Pėrveē kėsaj, ka shumė tradita tė tjera lidhur me faktin se Mahdiu ėshtė i biri i Imamit tė njėmbėdhjetė, Hasan al-Askarit. Ata pajtohen se pasi tė lindet dhe pasi tė kalojė njė kohė tė gjatė nė fshehtėsi Mahdiu do tė paraqitet pėrsėri, duke e mbushur me drejtėsi botėn e cila ėshtė prishur nga padrejtėsia dhe poshtėrsia.

Si shembull, Ali ibėn Musa al-Ridai (Imami i tetė) ka thėnė nė rrjedhė tė hadithit: “Imami pas meje ėshtė biri im, Muhamedi, dhe pas tij i biri i tij, Aliu, dhe pas Aliut i biri i tij, Hasani, dhe pas Hasanit Huxhat al-Kaimi, i cili pritet gjatė fshehtėsisė dhe dėgjohet gjatė shfaqjes sė tij. Nėse mbetet nga jeta e kėsaj bote vetėm njė ditė, Allahu do ta zgjasė atė ditė derisa ai tė shfaqet, dhe ta mbushė botėn me drejtėsi njėsoj sikur qė ishte mbushur me poshtėrsi. Por kur? Sa i pėrket lajmit tė “orės”, vėrtet babai mė ka treguar, si kishte dėgjuar nga babai i tij i cili kishte dėgjuar nga babai i tij i cili kishte dėgjuar prej tė parėve tė tij tė cilėt kishin dėgjuar nga Aliu, qė ishte kėrkuar nga Pejgamberi i Shenjtė: ‘Oh Pejgamber i Zotit, kur do tė duket “pėrkrahėsi” (kaim) i cili ėshtė nga familja jote?’ Ai tha: ‘Rasti i tij ėshtė sikur ai i Orės (sė Ringjalljes). “Ai vetė do tė shfaqė atė nė kohėn e duhur. Ajo ėshtė e rėndė nė botėn hyjnore dhe nė kėtė botė. Ajo nuk ju vjen juve pėr tė pavetėdijshmit” (Kur'ani, VII, 187).’”102 Sakr ibėn Abi Dulafu ka thėnė: “Kam dėgjuar nga Abu Xhafar Muhamed ibėn Ali al-Ridai (Imami i nėntė) i cili tha: ‘Imami pas meje ėshtė im bir, Aliu; urdhri i tij ėshtė urdhri im; fjala e tij ėshtė fjala ime; tė dėgjosh atė ėshtė sikur tė mė dėgjosh mua. Imami pas tij ėshtė i biri i tij, Hasani. Urdhri i tij ėshtė urdhri i babait tė tij; fjala e tij ėshtė fjala e babait tė tij; tė dėgjosh atė ėshtė sikur tė dėgjosh babain e tij.’ Pas kėtyre fjalėve Imami mbeti i heshtur. Unė i thashė: ‘O bir i Pejgamberit, kush do tė jetė imam pas Hasanit?’ Imami bėrtiti fort, pastaj tha: ‘Vėrtet pas Hasanit i biri ėshtė imami qė pritet i cili ėshtė “al-ka’im bi’l-hakk” (ai qė pėrkhrahet nga e vėrteta).’”103

Musa ibėn Xahfar Baghdati ka thėnė: “Kam dėgjuar nga Imami Abu Muhamed al-Hasan ibėn Aliu [Imami i njėmbėdhjetė] i cili tha: ‘Shoh se pas meje do tė paraqiten dallime mes jush lidhur me imamin pas meje. Kushdo qė pranon imam pas Pejgamberit tė Zotit, por e mohon djalin tim, ėshtė njėsoj sikur ai qė pranon tė gjithė pejgamberėt, por e mohon pejgamberinė e Muhamedit, Pejgamberit tė Zotit, paqja dhe bekimi qofshin mbi tė. Dhe kushdo qė e mohon [Muhamedin] si Pejgamber tė Zotit ėshtė sikur ai qė ka mohuar tė gjithė pejgamberėt e Zotit, sepse tė dėgjosh tė fundit nga ne ėshtė sikur tė dėgjosh tė parin, kurse tė mohosh tė fundit nga ne ėshtė sikur tė mohosh tė parin. Por kij kujdes! Vėrtet pėr birin tim ėshtė njė kohė e fshehtėsisė gjatė sė cilės tė gjithė njerėzit do tė bijnė nė dyshim pėrveē atyre tė cilėt i mbron Allahu.”104

Kundėrshtarėt e shiizmit protestojnė se sipas besimit tė kėsaj shkolle Imami i Fshehtė duhet tė jetė plakur deri tani dymbėdhjetė shekuj, kurse kjo ėshtė e pamundshme pėr ēdo qenie njerėzore. Si pėrgjigje duhet tė thuhet se kundėrshtimi mbėshtetet vetėm nė mungesėn e gjasės pėr njė paraqitje tė tillė dhe jo pėr pamundėsinė e saj. Natyrisht, njė jetė e tillė e gjatė ose njė jetė e njė periudhe mė tė gjatė duket pa gjasa. Por, ata qė studiojnė hadithet e Pejgamberit tė Shenjtė dhe tė imamėve do tė shohin se ata i referohen kėsaj jete si diēka qė posedon cilėsi tė mrekullueshme. Mrekullitė vėrtet janė tė pamundshme, por as qė mund tė mohohen me argumente shkencore. Kurrė nuk mund tė provohet se shkaqet dhe faktorėt veprues qė po funksionojnė nė kėtė botė janė vetėm ata qė i dimė dhe i njohim dhe se shkaqe tė tjera tė cilat nuk i njohim ose efektet dhe veprimet e tė cilave nuk i kemi parė as kuptuar nuk ekzistojnė. Nė kėtė mėnyrė ėshtė e mundshme se nė njėrin ose nė disa anėtarė tė njerėzimit mund tė veprojnė disa shkaqe dhe faktorė veprues tė cilėt ua dhurojnė njė jetė shumė tė gjatė tė mija ose tė disa mija vjetve. Mjekėsia madje as qė ka humbur shpresėn pėr tė zbuluar mėnyrėn pėr tė arritur jetė shumė tė gjatė. Sido qė tė jetė, kundėrshtime tė tilla nga “njerėzit e Librit” siē janė izraelitėt, tė krishterėt dhe muslimanėt janė mė tė ēuditshmet, sepse ata pranojnė merkullitė e pejgamberėve tė Zotit sipas vetė shkrimeve tė shenjta tė tyre.

Kundėrshtarėt e shiizmit po ashtu kundėrshtojnė, se ndonėse shiizmi i konsideron imamėt si tė domosdoshėm pėr tė shpjeguar urdhrat dhe tė vėrtetat e religjionit dhe pėr tė udhėzuar njerėzit, fshehtėsia e imamėve ėshtė mohimi i vetė kėtij qėllimi, sepse imami nė fshehtėsi tė cilin nuk mund ta arrijnė njerėzit kurrėsesi nuk mund tė jetė i dobishėm as efektiv. Kundėrshtarėt thonė se nėse Zoti dėshiron tė sjellė njė imam pėr tė reformuar njerėzimin, Ai ėshtė nė gjendje ta krijojė nė ēastin e domosdoshėm dhe nuk ka nevojė ta krijojė atė me mija vjet pėrpara. Si pėrgjigje duhet tė thuhet se njerėzit e tillė nuk e kanė kuptuar vėrtet domethėnien e imamit, sepse nė bisedėn mbi imamllėkun u bė e qartė se detyra e imamit nuk ėshtė shpjegimi formal i shkencave tė religjionit dhe i udhėzime tė jashtme tė njerėzve. Njėsoj sikur qė ka detyrė t’i udhėzojė njerėzit sė jashtmi, imami po ashtu e ka detyrėn e valajatit dhe tė udhėzimit ezoterik tė njerėzve. Ėshtė pikėrisht ai i cili e drejton jetėn shpirtėrore tė njeriut dhe e orienton aspektin e brendshėm tė veprimit njerėzor drejt Zotit. Qartė, prania ose mungesa e tij fizike nuk ka kurrfarė efekti nė kėtė ēėshtje. Imami i vėshtron njerėzit prej sė brendshmi dhe ėshtė sė bashku me shpirtin dhe frymėn e njeriut qoftė edhe tė jetė ai i fshehur nga pamja fizike.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė