Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-03-12, 18:56   #33
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Kushte tė rėnda pėr liberalizim

Qeveritarė, kryetarė komunash, drejtorė tė kompanive publike e shumė tė tjerė, me siguri se do tė “trishtohen” prej njė nga kushtet qė pritet t’i jepet Kosovės, nė kuadėr tė “Udhėrrėfyesit” apo listės sė detyrave qė vendi ynė duhet tė plotėsojė pėr liberalizim tė vizave. Nėse duam ta arrijmė kėtė lehtėsim nga BE-ja, atėherė Kosova, sipas draft-versionit tė “udhėrrėfyesit” qė e ka siguruar “Zėri”, duhet tė hetojė se si po pasurohen disa kosovarė nė mėnyrė tė pashpjegueshme.
Zyrtarisht kėtė dokument nuk duhet ta kenė as pėrfaqėsuesit e shtetit tė Kosovės, por pėrderisa ai iu ėshtė dėrguar vendeve anėtare, dokumenti tashmė ka “rrjedhur” ndonėse statusi i tij vazhdon tė jetė “TOP SECRET”.
Kėrkesa e mėsipėrme thuhet nė faqen tetė, Bllokun numėr tre, me emrin, “Rendi Publik dhe Siguria” i cili pėrfshin “Parandalimin dhe luftimin e krimit tė organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit”.
Nė kėtė kapitull, pasi i kėrkohet Kosovės qė tė miratojė dhe zbatojė ligjet e duhura nė kėtė drejtim, vendit tonė i kėrkohet edhe: “Tė kryejė hetime proaktive tė pasurimit tė pashpjegueshėm; tė krijojė njė sistem tė shėndoshė kundėr shpėrlarjes sė parave; dhe tė zhvillojė e implementojė njė sistem tė fuqishėm tė konfiskimit tė pasurisė dhe menaxhmentit”.
Marrė parasysh formularėt e deklarimit tė pasurive qė publikohen nga Agjencia Kundėr Korrupsionit, organet e drejtėsisė padyshim qė do kenė shumė punė tė hetojnė njė mori zyrtarėsh me rroga tė vogla, por qė kanė qindra mijėra euro nė llogaritė e tyre bankare apo prona tė reja qė vlejnė edhe mė shumė, totalisht tė parsyetuara.
Nė fund tė muajit janar, komisionarja evropiane pėr Punė tė Brendshme, Cecilia Malmstrom, gjatė vizitės nė Kosovė, me tė cilėn e deklaroi zyrtarisht tė nisur dialogun pėr vizat, ka pėrsėritur shumė herė nevojėn qė Kosova tė luftojė korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Unė shpresoj qė udhėrrėfyesi tė jetė gati gjatė kėsaj pranvere, ndėrsa autoritetet kosovare duhet tė vazhdojnė tė luftojnė korrupsionin dhe krimin e organizuar, menaxhim mė tė mirė tė kufijve, menaxhim mė tė mirė tė migracionit”, iu pati thėnė gazetarėve nė ndėrtesėn e EULEX-it, Malmstrom mė 20 janar.
Kushti i pėrcaktimit tė kufirit
Megjithėse versioni final i kėtij dokumenti po diskutohet mes Komisionit Evropian dhe vendeve anėtare tė BE-sė, duke u mbėshtetur nė deklarimet e rregullta tė zyrtarėve tė KE-sė, ky kusht vėshtirė qė mund tė hiqet prej listės.
Njė tjetėr kusht i rėndė, i cili para sė gjithash nė aspektin politik ėshtė tejet i vėshtirė, pėr tė mos thėnė i pamundshėm pėr t’u realizuar, ėshtė kėrkesa pėr demarkacionin e kufirit-pikave tė kalimit apo shėnimi i vijės sė gjelbėr kufitare me vendet fqinje.
Nė Bllokun numėr 2 i emėrtuar “Menaxhimi i migracionit dhe kufirit-pikave tė kalimit”, si kusht pėr Kosovėn ėshtė shkruar edhe demarkacioni i kufijėve-pikave tė kalimit me shtetet e rajonit, mė saktė me vendet fqinjė. Ky kusht e shtyn Kosovėn qė tė shėnojė vijėn, ku ndahet edhe Kosova me Serbinė, diēka qė momentalisht ėshtė ndoshta i pamundshėm marrė parasysh qėndrimet politike tė Prishtinės dhe Beogradit rreth statusit tė Kosovės.
Demarkacioni i kufirit ėshtė kryer me Maqedoninė, me Shqipėrinė dihet se nuk ka problem, ndėrsa ka kohė qė ajo po diskutohet edhe me Malin e Zi, sidoqoftė me Serbinė nuk dihet se ēfarė formule do pėrdoret pėr tė arritur deri te kjo.
Mbėshtetur nė pėrvojat e deritashme, Brukseli ka ditur shpeshherė “tė mbyllė njė sy” nė kushtet e veta, sidomos nė marrėdhėniet mes Kosovės dhe Serbisė, siē ka bėrė edhe me vetė Serbinė, e cila ėshtė pjesė e grupit tė parė tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor qė ka pėrfituar nga liberalizimi i vizave, pa e kryer demarkacionin e vijės kufitare-pikave tė kalimit me Kosovėn.
Shtetet “telashgjike”
Nė pėrgjithėsi, draft-versioni i “udhėrrėfyesit” qė e ka siguruar gazeta “Zėri” ka 12 faqe. Pika D e hyrjės (Kornizave tė Pėrgjithshme) shpjegon qė “dialogu i liberalizimit do tė trajtojė katėr lloje tė ēėshtjeve: sigurimi i dokumenteve; menaxhimi i migracionit dhe kufirit-pikave tė kalimit; rendi publik dhe siguria; dhe e fundit, tė drejtat fundamentale qė kanė tė bėjnė me lirinė e lėvizjes”.
Aty nuk harrohet tė kujtohet ajo qė thuhet shpesh se suksesi varet “nga progresi i Kosovės nė aprovimin dhe implementimin e masave dhe plotėsimin e kushteve qė janė vėnė nė kėtė udhėrrėfyes”.
Pėr shkak tė statusit “Top Secret” tė kėtij dokumenti, “Zėri” e ka pasur tė pamundur tė konfirmojė zyrtarisht nėse kėtė dokument e ka edhe Qeveria e Kosovės si dhe tė bisedojė pėr tė me zyrtarė tė BE-sė.
Burime diplomatike tė njėrit prej vendeve anėtare i kanė thėnė “Zėrit” se vendi qė po shkakton telashet kryesore pėr finalizimin e “udhėrrėfyesit” janė vendet e Beneluksit, por pak mė shumė Franca.
“Halli kryesor i Francės ėshtė ēfarė performance do tė japė shteti i Kosovės nė luftimin e azilkėrkuesve, qė francezėt frikėsohen se do tė rritet nė momentin kur liberalizohen vizat. Ata duan shumė mė tepėr punė nga zyrtarėt kosovarė qė t’i bidnin qytetarėt e tyre tė mos ua mėsyjnė fare vendeve tė BE-sė, njėjtė siē bėn jo pak ballkanas, kryesisht me origjinė shqiptare, kur iu liberalizuan vizat vendeve fqinj tė Kosovės”.
Njė hall tjetėr i Francės dhe disa vendeve tė BE-sė ėshtė edhe menaxhimi i rreptė i migracionit ilegal nga shteti i Kosovės.
Zyrtarė tė shtetit tė Kosovės, ka kohė qė e pėrmendin faktin qė ndonėse kushtet janė tė njėjta me vendet tjera tė Ballkanit Perėndimor, kėmbėgulja evropiane pėr implementimin e tyre nė tėrėsi e bėn pak mė tė rėndė arritjen e liberalizimit tė vizave.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 08-03-12 nė 18:57
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė