Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-03-12, 20:22   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nuk duam lule, duam drejtėsi !

Vetėvendosje: Tė kėrkohet drejtėsi pėr gratė e dhunuara gjatė luftės


Prishtinė, 08.03.2012 18:06

Me rastin e Ditės Ndėrkombėtare tė Gruas, Vetėvendsoje organizoi njė tribunė me temėn: “Krimet e heshtura tė Serbisė gjatė luftės sė fundit ”. Kjo tribunė iu dedikua heshtjes kolektive kundrejt viktimave, gra dhe vajza, tė dhunuara gjatė luftės sė fundit nė Kosovė, transmeton portali Koha.

Para pjesėmarrėsve tė shumtė Afrim Kasolli, deputet e aktivist i kėsaj lėvizje dhe studiues i filozofisė, foli rreth moralit autoritar si e vėrtetė e heshtur. Ai e nisi fjalėn e tij duke lexuar fragmentin e huazuar nga libri “Rrėfimet e grave tė dhunuara gjatė luftės sė fundit nė Kosovė”:

“Ne, tė dhunuarat, edhe kur ecim rrugės e ndjejmė barrėn e dhunimit, e shohim atė nė sytė e njerėzve, tė cilėt ndoshta kurrė nuk do t“mund ta imagjinojnė se ēfarė kemi pėrjetuar. Edhe kur njerėzit qeshin pa kujtuar fare se ne ekzistojmė, ne mendojmė se ata qeshin dhe tallen me tragjedinė tonė...Ne, tė dhunuarat, edhe nė mesin e tė gjallėve ndjehemi te vdekura!”.

Sipas portalit Koha, Kasolli akuzoi qeverinė e Kosovės se me zhvillimin e negociatave tė pakusht me Serbinė “ka kohė qė ėshtė duke promovuar lloj-lloj idesh bizare dhe absurde, si ato qė kėrkojnė pajtimin historik shqiptaro-serb, me arsyetimin naiv pėr gjoja pėrmbylljen e konfliktit ndėrmjet kėtyre dy vendeve. Si mund tė kėrkohet pajtimi me shtetin serb kur ai ende nuk ka kėrkuar falje pėr krimet e shkaktuara nė luftėn e fundit. A ka lėndim mė tė madh qė mund t’u bėhet kėtyre qenieve se sa kur thuhet se “do tė falim krimet qė janė bėrė mbi ju pa kėrkuar drejtėsi pėr kėto krime dhe pa marrė parasysh vuajtjet tuaja”, shtroi pyetjen ai.

Aktivistja pėr tė drejtat e njeriut, e cila ndėr tė tjera ka dokumentuar pėrdhunimet gjatė luftės si krim kundėr njerėzimit dhe armė lufte ndaj grave dhe vajzave nė Kosovė, Sevdije Ahmeti risolli rrjedhėn e ngjarjeve gjatė luftės dhe raportimin e tyre.

Ndėrsa aktivistja nga radhėt e shoqėrisė civile, Shukrije Gashi, ndėr tė tjera tha se pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, bashkėsia ndėrkombėtare por edhe ne si shoqėri kemi mundur dhe ėshtė dashur tė bėjmė mė shumė pėr tė kėrkuar drejtėsi pėr gratė e dhunuara gjatė luftės. Ajo iu referua konventave dhe rezolutave tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, nė bazė tė tė 0cilave ėshtė dashur qė mė me ngulm tė kėrkohet dėnimi dhunuesve.

Ndėrsa udhėheqėsja e Sekretariatit tė Gruas aktiviste nė kuadėr tė Lėvizjes Vetėvendosje, Nazlie Bala solli kujtime dhe dėshmi nga puna e saj gjatė intervistimit tė grave dhe vajzave tė dhunuara nga ushtarė e paramilitarė serbė.

Rrėfimet e grave tė dhunuara qė i shpalosi para pjesėmarrėsve tė tribunės, ajo i quajti vetėm copėza tė dėshmive. Bala kėrkoi qė t’i thėrrasim zėrit tė arsyes e tė kėrkojmė drejtėsi, sepse kėtė ua kemi borxh kėtyre grave dhe vajzave si shtet, si popull, si shoqėri, si tė afėrm, e si familjarė.

Gjatė debatit, diskutuesit pėrshėndetėn organizimin e kėsaj tribune si njė hap qė theu heshtjen pėr kėtė ēėshtje si dhe kėrkuan drejtėsi pėr gratė e dhunuara gjatė luftės nė Kosovė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė