AAK:Raporti i DASH-it ėshtė shumė negativ pėr Kosovėn
1
Prishtinė, 9 mars 2012 (15.45)
Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) ka shprehur shqetėsimin e saj pėr raportin e fundit tė Departamentit Amerikan tė Shtetit (DASh), tė cilin e ka cilėsuar si shumė negativ pėr vendin. Pėrfaqėsues tė saj kanė thėnė se AAK-ja ka kohė qė e ka ngritur njė shqetėsim, tė tillė edhe nė Kuvendin e Kosovės, por qė, sipas tyre, kjo nuk ėshtė marrė fare nė konsideratė nga Qeveria e Kosovės.
Sekretari i Pėrgjithshėm i AAK-sė, Burim Ramadani, nė njė konferencė pėr media ka thėnė se raporti i fundit i Departamentit Amerikan tė Shtetit (DASH) ėshtė shumė negativ pėr vendin.
Sipas tij, raporti i DASH-it tregon pėr defektet qė ekzistojnė nė kontrollin dhe menaxhimin e kufijve, nė mėnyrė qė tė bėhet parandalimi i hyrjes sė drogės nė vend.
Ai ka shtuar se AAK-ja lidhur me kėtė ēėshtje ka iniciuar debat edhe nė Kuvendin e Kosovės, por kjo nuk ėshtė marrė parasysh nga Qeveria e Kosovės.
Mirėpo, duke e parė kėtė situatė, Ramadani ka ngritur pyetjet se A ėshtė kjo Kosova qė ne po duam ta ndėrtojmė? A ėshtė kjo Kosova qė ne duam ta kemi nė familjen euro-atlantike?
Sekretari i Pėrgjithshėm i AAK-sė, Burim Ramadani, ka shpalosur planin e kėsaj partie lidhur me parandalimin dhe luftimin e kėsaj dukurie negative qė e ka kapluar Kosovėn.
Lidhur me kėtė ēėshtje, Ramadani ka thėnė se pėr ti vetėdijesuar qytetarėt e Kosovės se marrja me kėtė dukuri ėshtė shumė e rrezikshme, ata, sė bashku me Aleancėn e tė Rinjve tė Kosovės (ARK), do tė iniciojnė projekte pėr vetėdijesimin e qytetarėve. /
kosovapress/
2