Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-03-12, 17:39   #45
Royal
 
Anėtarėsuar: 14-03-12
Postime: 9
Royal i vlerėsuar jo keq
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Bac, ‘e kėnaqėn’!

Flaka Surroi

Publikuar: 26.02.2012 - 18:58
Kosovo* na ktheu 13 vjet mbrapa dhe na e dėshmoi pafuqinė e njė populli tė vogėl, posaēėrisht kur udhėhiqet nga injorantėt mbi tė cilėt rėndon edhe barra e dyshimit se nuk i kanė duart tė pastra
Se sa e mjerueshme ėshtė tė jesh pjesėtar i njė populli tė vogėl, qė e shkel kush do, si do dhe kur do, posaēėrisht kur udhėhiqet nga injorantėt dhe arrogantėt, e dėshmoi konkluzioni pėr fusnotėn. Bashkė me tė gjitha gjėrat, e vendimet, e veprimet qė sollėn deri te pika nė tė cilėn u miratua njė marrėveshje pėr pėrfaqėsimin rajonal tė Kosovės, qė, sipas deklaratės zyrtare tė BE-sė, thotė: “Emėrtimi Kosovo* ėshtė pa paragjykimin e palėve pėr statusin dhe nė linjė me Rezolutėn e Kėshillit tė Sigurimit 1244 si dhe Opinionin e GJND-sė pėr Deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės”. Sipas formulimit “pa paragjykim”, del se as Kosova s’e paragjykon shtetėsinė dhe pavarėsinė e vet. Qė edhe Kosova ka statusin neutral karshi pavarėsisė sė vet.



Nuk ka pasur ditė qė nga krisja e luftės nė Kosovė qė nuk jam pyetur se me ēfarė e kishim merituar pėrkrahjen aq tė fuqishme tė Perėndimit. E dija se njė pjesė e pėrgjigjes gjendej te rrethana se “kishim qenė me fat” qė Bosnja u shkatėrrua dhe u masakrua sistematikisht pėr tre vjet me radhė e qė nė fund ndodhi Srebrenica, nė kohėn kur ishte “zonė e mbrojtur” nga OKB-ja. Pjesė e pėrgjigjes ishte vendosmėria e Perėndimit qė kjo e fundit tė mos pėrsėritej nė Kosovė dhe fakti se bota demokratike nuk ia dilte qė tė merrej vesh se mė mirė ishte tė parandalohej sesa tė shėrohej. Dhe nė rastin e ish-Jugosllavisė, tri herė u detyra tė ndėrhynte pėr t’i shpėtuar jetėt e civilėve, qė u bėnė pre e fashizmit serb qė i nisi katėr lufta, tė cilat fatmirėsisht i humbi.



Kam dashur tė besoj se njėra nga arsyet ka qenė edhe fakti se si popull jemi specifik, e simpatik, e liridashės, e ēfarėdo pozitive qė mund tė tė bjerė nė mend, dhe se pėr kėtė arsye na donin tė huajt, posaēėrisht amerikanėt. Zhvillimet nė vitet e fundit qė nga pavarėsia, mė bėjnė tė mendoj se nė mos ndoshta jemi shndėrruar monedhė kusurimi: me djegien e Kosovės (fusnota*) arrihet kėnaqja e aspiratave dhe e ambicieve tė Serbisė (shndėrrimi nė shtet kandidat pėr BE) dhe njėkohėsisht arrihet zbutja e qėndrimit tė Rusisė nė OKB – nė raport me Sirinė dhe Iranin. Duke mbetur shtet i pakryer, me problemin shumė serioz tė qeverisjes nga njė strukturė e paaftė dhe e korruptuar, e me problemin edhe mė serioz tė veriut tė barrikadave dhe tė strukturave paralele serbe, Kosovo* mund tė riaktivizohet kurdo qoftė si problem ose si zgjidhje shtesė pėr kėnaqjen e ndonjė qejfi tjetėr – pėr shembull federalizmin e Kosovės...



E qė shteti mund tė shndėrrohet nė njė gjė kaq tė pavlefshme e dėshmoi kryeministri i Kosovės, i cili, duke marrė parasysh se ka ardhur nė pushtet me vota tė vjedhura dhe se hėpėrhė duket tė jetė nėn hetime pas raportit tė zviceranit Marti, ėshtė brumė i jashtėzakonshėm pėr gatim ashtu siē kujt i konvenon nė ēastin e caktuar. Si njeri qė ka problem t’i lidhė tri fjali pa i lexuar (tė cilat edhe kur t’i lexon, i lexon gabimisht), ėshtė i prirė qė tė flasė shumė e tė mos thotė gjė; ose tė thotė diēka, e mė pas ta demantojė veten pa asnjė fije telashe, as pa u skuqur e as pa u zverdhur.



Sa pak vlerė ka shteti ynė i udhėhequr nga kjo Qeveri, e dėshmon fakti se tė huajt e bindėn, thėnė mė mirė, e obliguan Thaēin qė t’i niste “bisedimet teknike” me Serbinė. Ishte mahnitėse qė gati pas njė viti, ta dėgjonim zonjėn Ashton (sė cilės kryetari serb i drejtohet me “Keti”) tek e pėrsėriste tė njėjtėn fjali nė lidhje me qėllimin e bisedave tė ndėrmjetėsuara nga Cooperi: “Ekipin qė e kemi dėrguar atje pėr momentin ėshtė duke punuar bashkėrisht nė pėrpjekje pėr t’i mbėshtetur tė dyja palėt pėr tė ardhmen e tyre. Shpresoj se tė dyja vendet do tė jenė nė gjendje tė punojnė nė bazė tė planit qė do t’ia mundėsojė Serbisė qė ta marrė statusin e kandidatit, kurse Kosovės do t’i mundėsojė hapjen e dialogut pėr vizat”.



Kėtė e ka ditur edhe Thaēi, edhe Qeveria e Kosovės dhe, natyrisht, e kanė ditur tė huajt qė kanė insistuar qė tė shkohet me negociata teknike qė janė thellėsisht politike dhe qė shkaktojnė pasoja politike. Do tė ishte shumė tronditėse po tė kuptohej se kryeministri dhe Qeveria nuk e kanė ditur pse po futen nė bisedime me Beogradin. Mbase nuk do tė kenė pasur iluzionin se me kėto bisedime, Serbia pėrnjėmend do ta pranonte Kosovėn shtet dhe se qysh vitin e ardhshėm do tė bėhemi shtet kandidat pėr nė BE dhe pėr nė NATO.



E ajo qė ka ndodhur nė javėn e shkuar, tregon thjesht se kjo Qeveri me shefin e vet e kanė parė se janė futur nė njė rrugė nga e cila nuk kanė ditur si tė dalin, dhe prandaj i janė qasur pėr kėshilla, pėrkatėsisht urdhra, “miqve ndėrkombėtarė”. Sa pėr ilustrim, ja pak kronologji, e cila jo pak i ngjet njė vargu karikaturash tė Pimpsonsave:



E enjte, 2 shkurt 2012; Hashim Thaēi: “...Dua t’ju siguroj juve (Kuvendin) dhe tė gjithė qytetarėt e RKS, se Rezoluta 1244, pėr mua, Qeverinė e Kosovės, Kuvendin e Kosovės, Popullin e Kosovės ėshtė e tejkalueshme, ndėrsa shteti sovran dhe i pavarur i Kosovės ėshtė i pėrjetshėm”.



Siē do ta thoshte Konjufca nga “Vetėvendosja”, Rezoluta 1244 ėshtė “zgjidhje vamprisite”, se posa shpallet e vdekur, ajo ringjallet. Si dhompiri, i kishin thėnė nėpėr katundet tona. Nėse nuk e besoni, lexojeni deklaratėn e ardhshme tė kryeministrit.



E hėnė, 20 shkurt; Hashim Thaēi: “Kosova, do tė pėrfaqėsohet edhe me marrėdhėniet regjionale, apo nė pėrfaqėsimin, pra do tė pėrfaqėsohet edhe me Deklaratėn e Pavarėsisė 17 shkurt 2008, Opinioni i GJND-sė qė konfirmon ndėrkombėtarisht shtetin e Kosovės qė ka bazė dokumentin e presidentit Ahtisaari, do tė pėrfaqėsohet me Rezolutėn 1244 qė njeh dhe garanton integritetin territorial tė RKS dhe siguron prezencėn e NATO-s nė Kosovė, pra Kosova do tė pėrfaqėsohet si e barabartė dhe si shtet... Tė gjithė ata qė pretendojnė tė vejnė sot dilema kanė njė qėllim tė kundėrt, pra Kosovėn e izoluar antievropiane, antiamerikane. Kjo nuk do tė ndodhė”.



Dhe pėr ta bindur popullin se kėtė punė po e bėn sipas kėshillave qė vijnė nga Amerika, Qeveria doli me njė komunikatė ku thuhej:



E martė, 21 shkurt: “Nė njė bisedė telefonike, sekretarja amerikane Hillary Clinton i ka rikujtuar edhe njė herė kryeministrit Hashim Thaēi dhe gjithė popullit tė Kosovės qė SHBA-ja asnjėherė nuk do t'i sugjeronte Qeverisė sė Kosovės tė ndėrmarrė veprime tė cilat do t'i dėmtonin interesat e shtetit tė Kosovės dhe tė qytetarėve tė saj”.



Nuk e dyshoj se Amerika na e do tė mirėn. Por problemi ėshtė se Amerika e pranoi dhe e legjitimoi kėtė Qeveri, duke ditur se pėrfaqėsuesi i saj nė Kosovė pati thėnė vetė se vjedhja votave, posaēėrisht nė Skenderaj, ishte e “pėrmasave industriale”. Pėr mė keq, ishte pėrfaqėsuesi i Amerikės nė Kosovė, ai i cili e shpiku formulėn e zgjedhjes sė kryetarit me zarf, nga e cila pliko, mund tė dalin deklarata sikur kjo:



E martė, 21 shkurt: Atifete Jahjaga “...Pėrfaqėsimi i Kosovės nė skenėn ndėrkombėtare dhe nismat rajonale bėhet vetėm mbi bazat e reciprocitetit dhe barabarėsisė me tė gjitha vendet tjera pjesėmarrėse”.



Kjo do tė thotė se tash e mbas, nė takimet ndėrkombėtare, tė gjithė kryetarėt e shteteve tė rajonit do tė dalin nga zarfi i ambasadorit amerikan. Kjo gjithashtu do tė thotė se pushtetarėt, pavarėsisht nivelit, tash e mbas do ta mbajnė nga njė fusnotė si zbukurim nė rever. Shembullin mė sė miri do t’ua paraqesė dikur zėvendėskryeministri i parė, e tash nuk e di cili me rend:



E mėrkurė 22 shkurt: Nė pyetjen “A e pranoni fusnotėn?”, Hajredin Kuēi pėrgjigjet: “A dėshironi tė pėrgjigjem sinqerisht. Nėse do tė mė kėrkohej nga SHBA-ja, ose miq tė tjerė, dhe qė do tė ishte e mirėseardhur pėr t’u integruar nė BE, do ta pranoja – por nuk do ta ndėrroja emrin e as identitetin".



Pra, fusnotistit qė del pėr t’ia mbrojtur deklaratat Thaēit, sa herė qė ky shkreton diēka, kėsaj radhe iu bashkua edhe ambasadori amerikan, i cili, pos qė e quajti LDK-nė antiamerikane dhe antievropiane, na mbajti edhe njė fjalim pėr dhompirin dhe pėr atė ēfarė domethėnie ka shteti dhe si forcohet shtetėsia:



E enjte, 23 shkurt: Christopher Dell: “Shtetėsia e Kosovės forcohet nėpėrmjet ushtrimit tė shtetėsisė. Ai nuk ushtrohet duke u mbėshtjellė me flamur e duke thėnė unė jam Kosova, jam i lirė. Jo. Ju e fitoni shtetėsinė duke punuar pėr tė. Ju e fitoni shtetin duke e ndėrtuar atė. Ju e fitoni vendin nė komunitetin ndėrkombėtar duke punuar pėr tė dhe duke punuar me tė tjerėt. Jo duke qėndruar ulur nė shtėpi, duke pirė kafe nė ndėrtesėn e Parlamentit dhe duke folur pėr simbole dhe formula tė pakuptimta. Kemi parė komente tė mira nga analistė ndėrkombėtarė tė cilėt vėrejnė se pėr arsye krejt praktike, Rezoluta 1244 ėshtė e vdekur. Ajo ėshtė nė libra, sepse vende tė caktuara qė kanė tė drejtė vetoje nė Kombet e Bashkuara, nuk duan tė lejojnė largimin e saj nga librat. Por, nė pikėpamje praktike, nuk ka kuptim...”.



Atė qė harron ta thotė ambasadori amerikan ėshtė se flamurin me tė cilin mbėshtillemi na e ka dizajnuar paraardhėsja e tij, e cila gjithashtu na ka treguar se himni ynė nuk bėn tė ketė fjalė. Nė kėto kushte dhe nė rrethanat kur nuk e di sa njerėz e kanė hėngėr burgun pėr formulėn “Kosova Republikė”, ta mbrosh jo emėrtimin, por esencėn e saj, nuk do tė duhej tė ishte as krim, as antiamerikanizėm e as antievropianizėm. Por shprehje e njė mendimi demokratik, i cili nuk ėshtė i dhunshėm.



Edhe pse nuk ka shumė nevojė pėr sqarime, megjithatė duhet rikujtuar se shumica e njerėzve rrinė nė shtėpi pėr shkak se nuk kanė punė. Pėr kėtė, nė fakt, do tė duhej tė dilnin nė rrugė e tė protestonin, pėr shkak se programi ekonomik i “skijave” tė Bullgarisė, nuk ka krijuar asgjė tjetėr, pos mė shumė varfėri. E nga ana tjetėr, duhet thėnė se deputetėt pinė kafe nė Parlament, pėr shkak se negocimi i stilit me ndėrmjetėsimin e Cooperit e mbyt demokracinė dhe i bart kompetencat legjislative te ekzekutivi. Nė vend se Kuvendi tė merrej me punė substanciale, merret me suxhuka. Por, natyrisht, ky nuk ėshtė faji i ambasadorit, por i atyre tė cilėve ua legjitimuan votat e vjedhura pėr tė krijuar qeveri – jo me duar tė pastra.



Si pėr shembull i dikujt qė tė shikon nė sy, tė buzėqesh e tė rren. I dikujt qė sot ta thotė njė gjė, nesėr i ha fjalėt e veta, pa njė fije brejtje ndėrgjegje e kėrkimfaljeje, thuajse Kosova ėshtė prona e tij:



E enjte, 23 shkurt: Hashim Thaēi: “Krahas kėrkesės sė Serbisė, pėr Rezolutėn 1244 do tė jenė edhe mendimi i GJND-sė pėr shpalljen e Pavarėsisė sė Kosovės dhe Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės. Nėse nuk pranohen edhe kėto fusnota, atėherė nuk do tė ketė marrėveshje me Serbinė”.



E marrėveshje megjithatė pati, ngase u fut nė telashe, u ngul dhe “e nxorėn” miqtė ndėrkombėtarė, sepse, garant edhe atij i kanė thėnė “se puna e fusnotės ėshtė si njė fjollė bore qė shkrihet nė pranverė (sic!)”:



E premte, 24 shkurt; HashimThaēi: “Jam shumė i vetėdijshėm se formula nė fusnotė nuk ėshtė ideale, por ėshtė mė e pranueshmja, nėpėr situatėn nėpėr tė cilėn po kalon rajoni. Kjo ėshtė formulė e pėrkohshme.



Sa herė e shoh fjalėn “e pėrkohshme” mė kujtohet puna ime e parė – dhe punėtorėt sezonalė nė Zvicėr. Shumė nga ata qė kanė shkuar nė Zvicėr mė 1986, janė ende nė punė tė pėrkohshme nė botėn e jashtme.



Prej zemrės sė plasur, s’kam ēfarė them tjetėr pos Bac, ‘e kėnaqėn’
Royal Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė