Clinton nė Tiranė pėr 100 vjetorin e Pavarėsisė
Tiranė, 26.04.2012
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton premtoi se do tė vizitojė Tiranėn pėr tė festuar sė bashku me shqiptarėt 100 vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Kėtė premtim sekretarja amerikane e Shtetit ia dha kryeministrit Sali Berisha gjatė vizitės sė kėtij tė fundit nė Washington DC, e zhvilluar sipas kryeministrit edhe pėr qėllimin e ftesės pėr tė vizituar Shqipėrinė.
Sekretarja amerikane e Shtetit vlerėsoi gjatė fjalės sė saj se Shqipėria ėshtė partnere e fortė me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe NATO-n.
Ėshtė njė nder tė mirėpres Kryeministrin e Shqipėrisė, kėtu, nė Departamentin e Shtetit. Kryeministri dhe vendi i tij kanė qenė partnerė tė fortė me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė NATO, si pjesė e misionit tonė nė Afganistan dhe ne kemi njė marrėdhėnie tė gjerė e tė thellė qė e vlerėsojmė lart. Mezi pres tė diskutoj me
Kryeministrin Berisha pėr shumė ēėshtje, pėr tė cilat ne po punojmė si nė aspektin dypalėsh, rajonal dhe atė global. Zoti Kryeministėr mirėserdhėt!, u shpreh Sekretarja Clinton.
Kryeministri Berisha teksa shprehu mirėnjohjen pėr pritjen nė DASH, theksoi se Sekretarja Clinton ėshtė njė mike e madhe e vendit dhe e kombit shqiptarė.
Shqipėria ka pasur privilegjin e jashtėzakonshėm tė mbėshtetet nga ky vend i madh, nga administrata e Presidentit Obama, nga Sekretarja Clinton, nė tė gjitha pėrpjekjet e saj pėr tė ndėrtuar njė demokraci tė bazuar nė lirinė e tregut. Faleminderit shumė, tha ndėr tė tjera Berisha.