Titulli: Rreth martesės
Kurora e martesės
Kurora e martesės ėshtė njė ndėr shtatė sakramentet e Kishės. Jezu Krishti e themeloi jo vetėm pėr shėlbim personal tė njeriut, por sikur edhe urdhėrin e Shenjt pėr dobi tė mbarė bashkėsisė sė besimtarėve, pėr mė tepėr: pėr dobi tė mbarė shoqėrisė njerėzore, sepse familja, e cila themelohet me kurorė tė martesės, ėshtė qeliza themelore e shoqėrisė njerėzore dhe i shėrben ripėrtritjes dhe rritjes sė mbarė njerėzimit. Kurora e martesės si institucion ekziston qė prej krijimit tė njeriut. Zoti e krijoi njeriun si mashkull e femėr dhe bashėshortėve tė parė (Adamit dhe Evės) u dha urdhėr: Lindni fėmijė e shumohuni, mbusheni tokėn dhe sundojeni atė! (Zan.1,27-28). Ndėrkaq, para Krishtit bashkimi i burrit dhe i gruas ishte vetėm njė kontratė njerėzore. Kėshtu ėshtė edhe sot jashtė krishterimit. Kėtė kontratė Krishti e Shenjtroi dhe e lartėsoi nė nder tė sakramentit, kėshtu qė ēdo martesė e vlefshme e krishterė ėshtė edhe sakrament, burim i hirit dhe i bekimit tė Zotit.
|