Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-07-12, 18:11   #1
LOJETARI
Administratorėt
 
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
LOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ali Podrimja 1942-2012

Me rastin e vdekjes sė parakohshme tė akademikut Ali Podrimja, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės publikon kėtė deklaratė:

Me tronditje dhe dhembje tė thellė morėm lajmin pėr vdekjen e parakohshme tė poetit emblematik tė letėrsisė shqipe, akademikut Ali Podrimja. Vdekja e tij ėshtė humbje e madhe pėr familjen, pėr tė gjithė miqtė e tij tė shumtė, pėr lexuesit qė e deshėn dhe e ēmuan, pėr Akademinė dhe pėr tė gjitha institucionet e Kosovės, pėr kulturėn dhe letėrsinė shqiptare. Poezia e Ali Podrimjes pėr mė shumė se gjysmė shekulli ishte zėri identitar i Kosovės, zėri qė artikuloi dhembjen dhe shpresat e Kosovės, idealet dhe synimet e saj. Ali Podrimja shkroi pėr Kosovėn e vuajtjeve dhe tė brengave, pėr Kosovėn e shpresave tė mėdha, pėr Kosovėn e idealeve tė lirisė. Ai ishte poeti qė diti tė sublimojė nė veprėn e tij tė gjitha shqetėsimet e njė kohe dhe tė njė epoke. Epoka e Kosovės dhe epoka e shqiptarėve tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX dhe tė fillimit tė shekullit XXI ishte edhe epoka e Ali Podrimjes. Zėri i tij ishte i veēantė, i papėrsėritshėm nė poezinė shqipe, ishte zė qė shprehte qenėsinė e qėndresės dhe mbijetesės sė popullit tonė. Ideali i tij poetik dhe ideali i tij intelektual ishin pasioni i pashuar pėr liri dhe dinjitet njerėzor.

Me vdekjen e Ali Podrimjes, Kosova mbeti pa poetin e saj, i cili si askush tjetėr njohu dhe artikuloi dhembjen e saj. Vargu i tij “Kosova ėshtė gjaku im qė nuk falet” thotė atė qė nuk e tha askush tjetėr pėr popullin dhe pėr vendin e tij.

Me kėtė rast Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės i shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta familjes sė akademikut Ali Podrimja, si dhe tė gjithė miqve dhe adhuruesve tė tij.


__________________
Perfekte Frauen gibt es in jeder Ecke , so sprach der Gott und schuf die Erde , rund.

Femra perfekte ka nė ēdo qyshe ,kėshtu tha zoti dhe krijoi tokėn e rrumbullakėt .
LOJETARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante