Re: Rugova i pėrjetshėm
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Domira
Po qe se menyra e re e te menduarit te njeriut te lire u mboll ne mendjet dhe shpirtin e shqiptareve ne Kosove dhe pastaj kjo u shenderrua ne guxim veprues te njeriut te lire, atehere ky ndryshim i ri e ka nje emer, Ibrahim Rugova!
Mendja, shpirti dhe veprimi i njeriut te cliruar permbrenda u be celes i rezultatit te nje rrugetimi te gjate qe quhet Liri faktike kolektive dhe perfundimtare e shqiptareve.
Njeriu i cili diti qe ta zgjoje shpirtin e njeriut te cliruar mendesisht dhe veprueshem, ishte Ibrahim Rugova.
Pastaj shpirti dhe mendja e cliruar e shqiptareve ne Kosove e pati lehte ta pranoje edhe durimin dhe veprimin racional si rruge te drejte drejt fitores te se keqes, se keqes se eger e te dhunshme te shtetit serb qe po mbreteronte me dekada mbi popullaten shqiptare ne Kosove.
Kjo menyre e rrezistences njerezore per Liri i rrenoi te gjitha argumentet e propagandat e Serbise se shqiptaret jane te eger, primtiv, te dhunshem, te pacivilizuar dhe pa dashuri.
Pjese e pashkeputshme e ketij qendrimi te ringjallur qyteterues te shqiptareve ishte edhe terheqja e vazhdueshme e verejtjes te Presidentit Rugova se; neqoftese me mjete paqesore dhe civilizuese nuk arrihet Liria atehere shqiptaret do te jene te detyruar qe ti rrokin armet!
Me thoni ju lutem a mund te jete e vdekshme kjo ringjallje shpirterore dhe mendore e shqiptareve dhe se ketejmi a mund te jete i vdekshem njeriu nga i cili populli e pranoi me dashuri te madhe kete ringjallje!
Kesaj menyre te "luftes" per Liri iu perkul e gjithe bota demokratike!
Prandaj Ibrahim Rugova eshte i perjetshem!
|
A me lejohet me ba nje kopje ne leter? me i ba edhe nje kornize ,ja vlen te ruhet edhe ne ate menyr se ketu mund te mos gjindet nje dite - ky mendim i ndritur, per-kushtuar nje Mendjendrituri.
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!
Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
|