Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-09-12, 00:09   #197
Dardani_K1
 
Avatari i Dardani_K1
 
Anėtarėsuar: 15-09-05
Postime: 427
Dardani_K1 e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Me fat na qofte nisja e hamis se madhe ne Prishtin

Mė 8 tetor vihet gurthemeli i xhamisė qendrore nė Prishtinė Printoni E-mail

Prishtinė, 10 shtator 2012

Image
Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, njofton besimtarėt, opinionin e gjerė dhe tė gjithė tė interesuarit se ditėn e hėnė mė 8 tetor 2012,me njė manifestim solemn do tė vendos gurthemelin e Xhamisė Qendrore nė qendėr tė Prishtinės.

Pėr kėtė qėllim janė kryer tė gjitha punėt dhe procedurat e nevojshme, si dhe ėshtė formuar njė trupė punuese qė do merret me pėrgatitjen e manifestimit.

Ndėrtimi i xhamisė sė re nė Prishtinė ėshtė njė nevojė e kahershėm pėr kryeqendrėn tonė, ka dashtė Zoti qė tani tė krijohen kushtet dhe mundėsitė qė tė nisim realizimin e njė projekti tė madh pėr vendin, Bashkėsinė Islame, besimtarėt dhe kryeqytetin tonė.

Fillimi i realizimit tė kėtij projekti madhorė ėshtė mundėsuar vetėm pasi Kryetari i Prishtinės, prof. dr. Isa Mustafa, Bordi i Drejtorėve dhe Asambleja komunale e Prishtinės iu pėrgjigjėn pozitivisht kėrkesės sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, duke ndarė truallin pėr xhami, pėrse i falėnderojmė publikisht.

Pėr t'u realizuar projekti i Xhamisė sė re, qytetarė tė nderuar neve na duhet pėrkrahja dhe mbėshtetja e juaj morale e materiale.

Pėr kėtė qėllim, Kryesia e BIK ka hapur llogari rrjedhėse nė ProcCredit Bank, TEB dhe nė Banka Ekonomike, ku tė gjithė tė interesuarit mund tė japin kontributin e tyre.

Llogaritė rrjedhėse:

Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės - Xhamia Qendrore Prishtinė

ProcCredit Bank 1115117903010176

TEB 2011000057936297
Banka Ekonomike 1401000000659391
Dardani_K1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė