Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-09-12, 19:18   #7
Gega 1
 
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
Gega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Cili eshte futbolisti me i mire shqiptar i te te gjithe koherave ?

Oqeani ne listen e tij sigurisht e kishte fjalen per Lorik Canen.

Persa i perket pyetjes me lart,une e di qe nuk mund te jem objektiv ne pergjigjen time.Arsyeja eshte e thjesht,une nuk i njoh futbollistet e shquar qe ne te kaluaren ishin aktiv ne shtetin ame.
Nga shqipet e ketej kufirit politik,pa dyshim me i shquari del Fadil Vokrri!
Per mua,Fadili eshte qe tani legjende!Dhe do te mbetet gjithmone i tille!

Shume na ka gezua ky me golat dhe driblingjet e tij.Per gjeneraten time ky ka qene mburrja jone kombetare!!
E mbaj mend vecanerisht nga nje loje ne Zagreb,atehere kur luante per “Partizanin”.
Shkuam me nje shok ne stadium dhe u ndjem aq te gezuar qe fitoi klubi i tij.
Ne nje cast, Fadili e mori topin,diku disa metra para zones se rreptesise(16-shit),dhe kroatet qe i kishim afer i kapi sikleti :

"Prite rrezikun tani!E hangrem!..."
Dhe vertet ashtu doli.
Fadili dribloi,shmangu nje ose dy kundershtare(s`me kujtohet aq sakte sa ishin para tij),hyri ne“16-sh“ dhe shutoi me nje goditje shume te forte.Portieri mezi e mbrojti porten e tij,por nuk arriti ta kape topin;vjen shpejt bashkelojtari i Fadilit dhe vetem e shtyri topin :
goooool!

Fadili ishte dribler i shkelqyeshem,lojtar i fuqishem dhe mjaft eksploziv.
Sigurisht qe do te kemi edhe lojtare tjere te shquar,ndonjeri nga ata edhe mund te zgjedhet me i miri ne Europe,ndoshta edhe ne bote!!E gjithe kjo nuk do te ndryshoje asgje ne nje pike :
Fadil Vokrri mbetet i perjetshem per futbollin shqiptar!!

Jam i bindur qe mund te kete qene edhe ndonje shqipe,poashtu mjaft i shquar dhe i paharruar,andej nga shteti ame.
Gega 1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė