Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-09-12, 18:55   #199
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Prishtinė, ku do tė jetė xhamia e re?

Trualli u sigurua, por duhen 20 milionė euro pėr xhaminė nė kryeqytet


Prishtinė, 23.09.2012

Fillimisht bėnė probleme pėr lokacionin. E tash kur iu nda toka, Bashkėsia Islame e Kosovės e di vetėm datėn dhe shumėn sa mund tė kushtojė xhamia e re. Madje, nuk e di as si do tė duket ajo. Pėr kėtė, po bėjnė plan ta hapin edhe konkursin ndėrkombėtar pėr planin e xhamisė. Por, nuk e kanė kryesoren - paratė. Pėr t’i siguruar ato, kanė hapur llogari bankare nė tri banka tė Kosovės dhe kanė bėrė njė marrėveshje me Postėn dhe Telekomin e Kosovės (PTK), nė mėnyrė qė ajo tė mundėsojė mbledhjen e parave edhe nėpėrmjet thirrjeve telefonike.

Janė kėto dy mėnyra, nga tė cilat kjo bashkėsi shpreson se do t’i bėjė tė gjitha tė hollat pėr xhaminė e re qė do tė ndėrtohet afėr PTK-sė nė Ulpianė. Dorėn e kanė shtrirė kah populli.

Resul Rexhepi, sekretari i Kryesisė sė BIK-ut, thotė pėr “Express” se tash pėr tash tė gjitha shpresat i kanė vetėm te qytetarėt.

“Kush do dhe shpreh vullnet pėr ta ndihmuar ndėrtimin e kėsaj xhamie, tash e ka njė mundėsi”, thotė ai pėr Express.

Aktualisht, sipas tij, kjo ėshtė forma e vetme nga e cila BIK-u pret t’i bėjė tė hollat pėr qėllimin e ndėrtimit tė xhamisė.

“Ky ėshtė hapi i parė. Tė shohim se si po shkon. Nėse nuk mblidhen paratė, duhet shikuar ndonjė mundėsi tjetėr”.

E pėrveēqė nuk e dinė se si do tė mblidhen paratė pėr xhami, Bashkėsia Islame ende nuk ka as plan ideor se si do tė dukej ajo xhami. Megjithatė, sipas pėrfaqėsuesve tė Bashkėsisė Islame, sė shpejti do tė hapet konkursi ndėrkombėtar pėr planin ideor.

Resul Rexhepi, sekretar nė Kryesinė e Bashkėsisė Islame, thotė se nga momenti i marrjes sė kėtij vendimi, kanė filluar pėrgatitjet e nevojshme pėr ndėrtimin e xhamisė. Fillimisht, sipas tij, kanė rregulluar ēėshtjen e bartjes sė pronėsisė nga Komuna te Bashkėsia Islame pėr tė vazhduar pastaj me pėrgatitjen e terrenit.

Megjithatė, pėr kundėr faktit qė vendimin pėr ndėrtim e kanė marrė nė shkurt, ai pranon qė ende nuk kanė projekt ideor ku mund tė dihet planimetri i objektit tė ri tė xhamisė.

“Tani jemi aktualisht nė fazėn e pėrshkrimit tė detyrave programore nė mėnyrė qė sa mė shpejt tė shpallim njė konkurs pėr hartimin e projektit ideor. Konkursi do tė jetė ndėrkombėtar dhe pas mbarimit tė konkursit mund tė dihet mė pėr sė afėrmi gjendja gjegjėsisht planimetria e objektit tė ri, tė cilin do ta ndėrtojmė nė kėtė hapėsirė”, sqaron sekretari Rexhepi.

“Madje mund tė themi se akoma nuk jemi maksimalisht tė pėrgatitur, por megjithatė ne kemi vendosur qė mė 4 tetor tė kėtij viti simbolikisht ta vėmė gurin themeltar pėr ndėrtimin e kėsaj xhamie”, ka thėnė Rexhepi.

Para se tė kėrkojnė ndihmė nga qytetarėt, Myftiu i Kosovės, Naim Tėrnava ka thėnė se ndėrtimi i xhamisė sė re nė Prishtinė mund tė kushtojė rreth 20 milionė euro. Fillimisht ai ka kėrkuar qė Bashkėsia Islame e Kosovės (BIK) tė financohet nga buxheti i shtetit.

“Ėshtė imediate tė rregullohet ēėshtja e financimit tė BIK-ut dhe bashkėsive tė tjera fetare qė jetojnė nė Kosovė”, pati thėnė Tėrnava.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė