Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-10-12, 21:24   #2
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Urime 13 Vjetori i PDK-se :biggrin:

  • Sonte nė KTV mund tė ndiqni: *** 17:35 Express *** 18:55 Marketing *** 19:00 LAJMET E MBRĖMJĖS *** 19:30 Sporti nė KTV *** 20:05 Rubikon *** 21:15 Serial: “Dashuri dhe Ndėshkim” epis. 14 *** 22:15 Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00 Interaktiv ...


Kryeparlamentari ripėrsėrit pohimin pėr deputetė me vota tė vjedhura

Publikuar: 16.10.2012 - 10:57Tiranė, 16 tetor – Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Jakup Krasniqi nuk e ka fshehur shqetėsimin pėr disa nga zhvillimet politike nė Kosovė. Nė emisionin “Shqip” tė Rudina Xhungės nė Top Channel, ai tha se ka pėrpjekje pėr tė ‘mbytur’ demokracinė, kurse korrupsioni po lėshon rrėnjė.

Biseda e tij nė kėtė emision nisi me analizėn e marrėdhėnieve mes Tiranės dhe Prishtinės nė kėtė 100-vjetor tė shtetit shqiptar, njė 100-vjetor qė gjen njė komb dhe dy shtete.



Zoti Krasniqi thotė se ka pasur pėrmirėsim nė marrėdhėniet dypalėshe, me lėvizjen e njerėzve dhe mallrave, por siē thotė ai, nuk duhet tė jemi tė kėnaqur me nivelin e kėtyre marrėdhėnieve pasi ka mundėsi pėr tė kryer shumė herė mė shumė.



“Nė kėtė 100 vjetor tė shtetit shqiptar marrėdhėniet me Kosovėn kanė pėrparuar mjaft, dhe ndėrtimi i kombit ka lehtėsuar lėvizjen e qytetarėve dhe mallrave. Nė moshėn time tė re, kemi pasur ėndėrr pėr tė parė Shqipėrinė. Tashmė ėshtė njė epokė e re qė po krijon marrėdhėnie nė tė gjitha fushat. Ana negative ėshtė se mundėsitė nuk janė shfrytėzuar, mundėsitė pėr tė intensifikuar marrėdhėniet mes dy vendeve, nuk mund tė jemi tė kėnaqur me substancėn e marrėdhėnieve mes njė kombi dhe dy shteteve. Ka shumė punė pėr tė bėrė”, nisi fjalėn e tij zoti Krasniqi.



Nė 100 vjet shtet shqiptar janė shtuar zėrat pėr nevojėn e rishikimit tė historisė. Por ē’mendim ka Jakup Krasniqi pėr kėtė fakt. Sipas tij, historia ka nevojė pėr rishikim, por kjo duhet tė bėhet nga historianėt dhe specialistėt. Zoti Krasniqi tha se politika duhet tė qėndrojė larg kėsaj ēėshtje, ndėrsa nė kėndvėshtrimin e tij, mbreti Zog po mbivlerėsohet. Sa pėr diktatorin Enver Hoxha, duke hequr mėnjanė politikat brenda Shqipėrisė, Krasniqi foli pėr nacionalizmin e tij. Ai tha se konjukturat e fuqive tė mėdha pas Luftės sė Dytė Botėrore nuk mundėsonin bashkimin e shqiptarėve nė njė shtet, pavarėsisht luftės nė Kosovė.



Ndėrsa duke folur pėr ish tė burgosurit dhe tė pėrndjekurit, Krasniqi hoqi njė paralele mes atyre qė kanė vuajtur nė burgjet serbe dhe shqiptarėve qė kanė vuajtur nė burgjet e regjimit. Ai tha se kjo shtresė meriton respektin e gjithė shoqėrisė dhe se dėmshpėrblimi ndaj tyre duhet tė jetė njė detyrim i politikės.



Duke mbyllur kėndvėshtrimin e tij pėr historinė, kreu i Kuvendit tė Kosovės foli pėr rilindasit kombėtarė ku vlerėsoi politika e “feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria” ėshtė arritja mė e madhe pėr tė bashkuar kombin pa dallim fetar nėn njė identitet.



***



Sė fundmi, kreu i Kosovės ka kritikuar politikėn pėr njė sėrė procesesh privatizuese nė Kosovė. Qė nga “Grand” e deri tek privatizimi i pronave publike qė nxirren nė shitje nga qeveria.



“Jemi nė njė krizė dhe objektet qė po shiten nuk po regjistrojnė humbje nė kėtė periudhė, ndaj nuk e kuptoj pse duhet tė nxitohemi t’i shesim”, deklaroi zoti Krasniqi duke aluduar mė pas pėr afera korruptive nė kėtė sektor.



Nė fakt, ish-kreu i Agjencisė sė Privatizimeve nė Kosovė, u gjet i vrarė nga 11 goditje me thikė nė trup nė zyrėn e tij. Pas hetimeve, prokurorėt arritėn nė pėrfundimin se ajo ishte njė vetėvrasje. Krasniqi solli si shembull tipik tė abuzimit shitjen e telefonisė mobile. Sipas tij, procedura e ndjekur nė kėto raste ėshtė tėrėsisht e gabuar duke mos dalė me njė ofertė dysheme, por me propozimin “tė japin sa tė japin”.



Ėshtė e nevojshme qė tė ndryshojmė paketėn ligjore nė kėtė sektor, tė presim pak kohė dhe mė pas tė privatizojmė sėrish nė mėnyrė qė privatizimet tė kryhen nė emėr dhe pėr interes tė publikut.



Por qėndrimi kritik i kreut tė Kuvendit tė Kosovės pėr proceset e privatizimeve, ka hasur nė kundėrshtimin e PDK-sė, partisė sė tij qė udhėhiqet nga kryeministri Thaēi. PDK e ka akuzuar zotin Krasniqi se synon vendosjen e sistemit tė Hugo Chavez nė Kosovė. Por pėr kryeparlamentarin, tha se sulmet janė pėr tė devijuar opinionin publik.



“Nė Kosovė ka pėrpjekje pėr tė ngulfatur demokracia. Ka njė pėrpjekje tė ngulfatet fjala e lirė. Kjo ėshtė tendenca pėr tė ngulfatur mendimin e lirė, debatin. Kėto janė sulme pėr tė etiketuar njerėzit. Thuhet nė njė fjalė tė urtė, “ujku do mjegull”. Njerėzit kanė interesa tė veta tė veēanta dhe ato interesa duan t’i ngulin nė gjithė shoqėrinė”, tha zoti Krasniqi duke shprehur vendosmėrinė pėr tė qėndruar nė PDK dhe pėr tė kontribuar nė atė qė ai e quan demokratizim tė jetės politike nė Kosovė.



***



Qēndrimi i Krasniqit mbi procesin e privatizimit nuk ėshtė i vetmi qėndrim kritik nė demokracinė e brishtė tė Kosovės. Pas zgjedhjeve tė fundit, ai ishte njė ndėr zėrat mė tė fuqishėm qė denoncoi shkeljet e rėnda nė procesin zgjedhore dhe manipulimet e kryera. Shkeljet u raportuan edhe nė raportet ndėrkombėtare. Vetė Krasniqi tha se vėrejtja mė e madhe mbėrriti nga Brukseli dhe Uashingtoni dhe pėr kėtė drejtėsia ka dėnuar rreth 250 vetė dhe 700 komisionerė tė tjerė ndodhen aktualisht nė procese gjyqėsore pėr manipulime nė zgjedhje.



Pėrgjegjėsia e manipulimit nė zgjedhje, tha zoti Krasniqi, bie mbi tė gjitha partitė politike, pėrfshirė kėtu edhe PDK-nė ku ai vetė ėshtė anėtar. Pėr tė korrigjuar kėtė tė metė, Krasniqi tha se u nėnshkrua marrėveshja mes partive politike pėr ndryshimet kushtetuese qė pasuan ndryshimet nė zgjedhjen e presidentit tė republikės. Megjithėse kjo marrėveshje ėshtė e bllokuar aktualisht nga njė vendim i Gjykatės Kushtetuese, zoti Krasniqi shprehu bindjen se nė tė ardhmen ajo do tė jetėsohet.



***



Nė pjesėn e fundit tė Shqip, Krasniqi foli pėr dialogun me Serbinė. Ai tha se kishte njė qėndrim mė radikal nga partia e tij pėr kėtė ēėshtje dhe nėnvizoi se bisedimet me Serbinė kanė karakterin politik brenda.

“Qėndrimi im nuk ėshtė si i Vetėvendosjes, por ėshtė njė qėndrim ekstrem qė nuk i pėrgjigjet realitetit. Ēdo formė e bisedimeve me Serbinė e ka karakterin politik. Unė jam kundėr bisedimeve politike, qė mund tė mbahen pėr statusin sepse ato janė mbyllur mė 17 shkurt 2008. Jam kundėr bisedimeve pėr territorin, jo bisedime pėr autonomi speciale nė veri pėr faktin qė jemi tė bindur se me dokumentin gjithėpėrfshirės tė presidentit Ahtisari kemi vendosur standardin mė tė lartė tė tė drejtave tė minoriteteve, pėrfshirė kėtu edhe serbėt. Ne jemi qė tė gjejmė modelin si tė jetėsohet dokumenti i Ahtisarit nė pjesėn veriore tė Kosovės”, tha zoti Krasniqi duke nėnvizuar mė pas se gjithsesi, kėto bisedime janė tė domosdoshme.



Duke mbyllur fjalėn e tij, kreu i Kuvendit tė Kosovės foli pėr rolin e ndėrkombėtarėve, qė sic tha ai, ėshtė i domosdoshėm sidomos nė Kosovė, edhe pse herė pas herė kėshillat e tyre nuk janė nga mė tė mirat.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Murgesha : 16-10-12 nė 21:36 Arsyeja: madhesia e shkronjave
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė