Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-10-12, 15:10   #255
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Re: Lajme nga Mjekesia

Si tė mbrohemi nga sėmundjet e vjeshtės dhe dimrit Tė gjithė e kanė provuar tashmė qė stinėt vjeshtė-dimėr janė shumė “kapriēoze” nė lėvizjen e temperaturave. Kėtė gjė mė shumė se gjithēka e ndjen trupi i njeriut. Shumė njerėz ndihen tė lodhur, tė tjerė nė depresion e disa tė tjerė akoma sėmuren nė mėnyrė tė pashpjegueshme dhe tė pėrsėritur. Atėherė, ēfarė duhet tė bėjmė pėr tė qenė nė formė njėlloj si nė verė? E rėndėsishme ėshtė tė ndjekim disa kėshilla tė thjeshta dhe praktike. Gjatė stinės sė vjeshtės ditėt shkurtohen nė mėnyrė progresive, temperatura ulet ndjeshėm, njerėzit janė mė tė predispozuar pėr tė kaluar mė shumė kohė nė vende tė mbyllura dhe tė ekspozohen gjithmonė e mė pak nė diell.

Mbrojtja


Vjeshta dhe dimri janė stinėt kur shumė njerėz fillojnė tė ndėrmarrin masat mbrojtėse. Ulja e temperaturave shton mundėsitė pėr t`u prekur nga infeksionet bakteriale dhe virale. “Tė mbrohesh” nė kėtė rast do tė thotė ta mbash organizmin dhe sistemin imunitar sa mė efiēent, pėr tė qenė mė tė fortė dhe mė tė gatshėm pėr t`u mbrojtur. Stresi ndikon nė uljen e mbrojtjes sė organizmit. Njė nga faktorėt qė mė shumė se tė tjerėt ul mbrojtjen natyrale tė organizmit ėshtė stresi, ku bėn pjesė si ai fizik, ashtu edhe ai emotiv. Shumė njerėz as qė e mendojnė se edhe njė stėrvitje e sforcuar mund tė provokojė stres nė organizėm dhe tė ulė sistemin imunitar.

Aktiviteti


Njė aktivitet i moderuar sportiv mund tė pėrmirėsojė qarkullim e gjakut, tonifikojė muskulin kardiak, t‘i japė mė shumė oksigjen organizmit dhe tė shkarkojė stresin motiv. Sigurisht, edhe njė ushqyerje jo korrekte dhe e pashėndetshme mund tė dobėsojė funksionin e sistemit imunitar. Ėshtė shumė e rėndėsishme tė dihet se njė ushqyerje e shėndetshme duhet tė pėrshtatet me stilin e jetesės, me llojin e punės qė bėjmė, moshėn dhe sezonin. Dihet qė nevojat ushqimore janė tė ndryshme nė periudha tė ndryshme tė jetės, ashtu siē janė tė ndryshme nė stinė tė ndryshme. Megjithatė, rregulli i pėrbashkėt ėshtė: shumė fruta, perime jeshile dhe ushqime tė freskėta.

Masa pėr t’a forcuar sistemin

Stina e re sapo ka nisur, por fatkeqėsisht shumė prej nesh nuk janė tė gatshėm pėr ta pritur buzagaz. Me njė sistem korrekt ushqyerjeje dhe me njė administrim tė mirė tė stresit, do tė jeni vėrtet nė gjendje ta pėrballoni sa mė mirė stinėn e vjeshtės dhe dimrit. Gjatė vjeshtės ėshtė vėnė re se kemi njė rėnie mė tė madhe tė flokut, krahasuar me muajt e tjerė tė vitit. Ky proces qė prek gjithė qeniet njerėzore, nė kėtė periudhė manifestohet edhe te gjitarėt qė kanė qime nė trup. Megjithatė, nė disa raste vihet re njė rėnie jashtė normave tė lejuara, ndaj ėshtė e nevojshme tė ndėrhyhet pėr ta parandaluar.



Domatet parandalojnė sulmin nė tru
Ushqimi i pasur me domate redukton rrezikun nga sulmi nė tru, pohojnė hulumtuesit nė Finlandė. Ata kanė studiuar ndikimin e likopenės, substancės sė kuqe e cila mund tė gjendet nė domate, speca dhe shalqi.Rezultati i studimit, i cili ėshtė kryer nė mostrėn prej 1.031 meshkujsh, i cili ėshtė publikuar nė revistėn “Neurology”, ka treguar qė personat tė cilėt kanė pasur mė sė shumti likopenė nė qarkullim tė gjakut kanė qenė mė sė paku tė ekspozuar ndaj rrezikut pėr tė pasur sulm nė tru.

Shoqata pėr sulmin nė tru ėshtė angazhuar pėr hulumtime shtesė rreth asaj se pse likopena e ka kėtė efekt, pėrcjell BBC.

Niveli i likopenės nė gjak tek tė testuarit ėshtė matur nė fillim tė studimit, ndėrsa hulumtuesit i kanė pėrcjellė gjatė 12 viteve tė ardhshme.
Ata kanė qenė tė ndarė nė katėr grupe nė bazė tė sasisė sė likopenės nė gjak.

Nė grupin prej 258 meshkujsh me shkallėn e ulėt tė likopenit janė shėnuar 25 sulme nė tru dhe 11 sulme nė tru nė grupin prej 259 meshkujsh, tek tė cilėt ka qenė i lartė niveli i likopenės.

Rezultate tregojnė qė rreziku nga sulmi nė zemėr ėshtė reduktuar pėr 55 pėr qind nėse personi ka konsumuar ushqim tė pasur me likopenė.
Mjeku Jouni Karppi nga Universiteti i Finlandės lindore nė Kuopio ka thėnė qė ky studim ka vėrtetuar qė ushqimi i pasur me pemė dhe perime ėshtė i lidhur me rrezikun mė tė vogėl nga sulmi nė tru.

“Kėto rezultate vėrtetojnė rekomandimin qė njerėzit duhet tė hanė pesė herė nė javė pemė dhe perime, ēka do tė ēojė deri tė reduktimi i madh i numrit tė sulmeve tė trurit”, ka thėnė ai.

Karppi ka shtuar qė likopena vepron si antioksidant, redukton inflamacionet dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Dr. Clare Walton nga Shoqata britanike pėr sulm nė tru ka thėnė qė studimi tregon qė amntioksidanti, i cili mund tė gjendet nė domate, spec tė kuq dhe shalqi mund tė ndihmojė nė reduktimin e rrezikut nga sulmi nė tru.

Ajo ka shtuar qė kjo nuk duhet t’i dekurajojė njerėzit pėr tė ndalur sė ngrėni edhe llojet tjera tė pemėve dhe perimeve tė cilat kanė efekt tė mira pėr shėndetin sepse ende mbesin segment i rėndėsishėm i ushqimit. “Hulumtimet shtesė duhen tė ndihmojnė pėr tė kuptuar pse antioksidantėt e caktuar nė perime siē ėshtė domatja ndihmojnė nė reduktimin e rrezikut nga sulmi nė tru”, ka thėnė Walton.



Si ta hiqni celulitin pa tretman tė shtrenjtė
Celuliti sulmon gjithnjė e mė herėt dhe pothuajse nuk ka femėr e cila nuk ka telashe me tė, prandaj ja disa kėshilla praktika.

Celuliti ėshtė njė nga “shqetėsimet” e epokės moderne, qė pa dyshim ėshtė nė majė tė listės tė gjėrave qė femrat i urrejnė nė trupin e tyre. Ėshtė zhvilluar njė industri e tėrė pėr ta larguar celulitin, nga kremrat e ndryshme dhe rrobat e veēanta e deri tek trajtimet e shtrenjta.

Megjithatė, kundėr celuliti mund tė luftoni edhe vetė, por ka nevojė pėr pak mund dhe disiplinė. Pėr fillim, ndryshoni ushqimin. Gjyshet tona nuk kanė pasur celulit, mė sė shumti pėr shkak se kanė ngrėnė ushqim mė tė shėndetshėm. Do tė thotė, sa mė shumė perime, pemė tė freskėta dhe drithėra integrale, sa mė pak miell dhe oriz tė bardhė. Tė dėshirueshėm janė edhe peshku nga ujėrat e ftohta, si salmoni pėr pėrmbajtjen e madhe tė acideve esenciale yndyrore tė cilat reduktojnė dėmtimet qelizore.

Uji ėshtė gjithmonė recetė e mirė, rreth dy litra nė ditė, qė lėkura juaj tė jetė gjithmonė e hidratuar, ndėrsa nė kėtė mėnyrė pastrohen edhe toksinat nga trupi. Pėrveē ujit tė mirė janė edhe ēaji i verdhė dhe i gjelbėr, ndėrsa rekomandohet shmangia e plotė e ushqimit tė yndyrshėm dhe tė fėrguar dhe lėngjeve me sheqerna tė plota.

Po, ushtrimet janė tė obligueshme, sigurisht. Cili do aktivitet i rregullt fizik do tė ndihmojė qarkullimin mė tė mirė, njėkohėsisht edhe largimin e toksinave, ndėrsa nuk bėn keq as heqja e ndonjė kilogrami mė shumė dhe zhvillimi i muskujve.

Pėr fund, bėni masazhe tė rregullta, tė paktėn t’ua bėjė partneri ose ju vetė. Bėni masazh pjesėt e trupit me celulit me pėrdorimin e kremrave ose vajrave pėr masazh, ndėrsa rezultate tė shkėlqyeshme mund tė arrihen dhe me vajrat esenciale tė greipit ose portokallit.



Vitamina C nuk mund tė mbrojė nga ftohja, por mund ta shkurtojė atė
Doza e rekomanduar ėshtė 90 miligramė pėr meshkuj dhe 75 miligramė vitaminė C pėr femrat, ndėrsa shtesat e kėsaj vitamine nuk guxojnė tė qėndrojnė nė banjė ose kuzhinė, sepse nuk janė njėlloj efikase.

Vitamina C nuk ka efekt nė forcimin e imunitetit nė atė masė qė mund tė bllokojė krijimin e ftohjes, por ka dėshmi se si dozat e larta tė vitaminės C mund tė shkurtojnė kohėzgjatjen e saj, ka zbuluar studimi i Qendrės nacionale australiane pėr epidemiologji, e cila ka shikuar 30 studime tė ndara pėr ndikimin e kėsaj vitamine nė imunitet, tė cilat kanė pėrfshirė 10.000 njerėz.

Njerėzit tė cilėt ēdo ditė marrin shtesė prej njė grami tė vitaminės C nė pėrqindje tė njėjtė sėmuren nga ftohja, si edhe ata qė nuk marrin shtesat e asaj vitamine. Megjithatė, ata qė e marrin qėndrojnė dyfish mė shkurt tė sėmurė, shkruan San Francisco Chronicle.

Organizmi ynė e pėrdor vitaminėn C pėr tė forcuar eshtrat, kėrcin dhe muskujt, por ndihmon edhe tek absorbimi mė i mirė i hekurit. Ekspertėt rekomandojnė konsumin prej 90 miligramėsh tė vitaminės C nė ditė pėr meshkujt dhe 75 miligramė pėr femrat. Nėse merrni shtesat e kėsaj vitamine, nuk duhet t’i mbani nė banjė ose kuzhinė, sepse ruajtja nė hapėsira ku lagėshtia nė ajėr ėshtė e lartė, dobėson veprimin e saj.

Citruset, perimet e gjelbra, dredhėzat dhe pjepri janė burime tė mira tė vitaminės C, ndėrsa mėnyra mė e mirė pėr tė rritur konsumin e asaj vitamine nė organizėm ėshtė qė pemėt dhe perimet t’i hani tė papėrpunuara, kėshillojnė shkencėtarėt.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 19-10-12 nė 14:10 Arsyeja: madhesia e fotos
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė