Re: Lajme nga ekonomia vendore dhe e jashtme !
Dalin pensionet me rritje
Ministria e Financave (MF), ka njoftuar se ka bėrė ekzekutimin e pensioneve sipas vendimit tė Qeverisė sė Kosovės pėr rritjen e pensioneve.
Ministria e Financave nepėrmjetė njė komunikate pėr shtyp ka njoftuar tė gjithė pensionistėt se ka bėrė ekzekutimin e pensioneve me rritje sipas vendimit tė Qeverisė tė datės 4 tetor.
Ekzekutimi i pensioneve me rritje tregon edhe njėherė pėrkushtimin e Qeverisė sė Kosovės ndaj pensionistėve, ka njoftuar Ministria e Financave.
Ndryshe sipas vendimit tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, pėr pensionistėt kontribut pagues pensioni rritet pėr 40 pėr qind. 26.45 pėr qind e rritjes do tiu paguhet nga janari 2012 ndėrsa pjesa tjetėr nga janari 2013. Pensionet bazė, do tė rriten nė vlerė prej 33.3 pėr qind. 11.1 pėr qind e rritjes do tu paguhet shfrytėzuesve qė nga 1 janari 2012, kurse lartėsia tjetėr e rritjes do tiu paguhet qė nga janari 2013.
Edhe pensionet e aftėsisė sė kufizuar do tė rriten nė lartėsi prej 33.3 pėr qind. 11.1 pėr qind e kėsaj rritje do tu paguhet shfrytėzuesve qė nga 1 janari 2012, kurse lartėsia tjetėr e rritjes do tiu paguhet qė nga janari 2013.
Nga kjo rritje e pensioneve do tė pėrfitojnė 164 mijė e 200 pensionistė. 112 mijė pėrfitues tė pensioneve bazė, 35 mijė pensione kontributdhėnėse dhe 17 mijė 200 pėrfitues tė pensioneve pėr aftėsi tė kufizuar.
__________________
Mos prano therrimet. Zoti te ka bere FEMER ...JO MILINGONE!!!
|