Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga YanYan
A din kush me ba trileēe?
PS. Vjeshte, un e baj buken kallamoqe me qumesht e jo uje. Del teper e mire. Po ashtu perdori 2 lloje mielli. Edhe sheqer e vaj ulliri. Del krejte si e bejne ne Shqiperi.
|
Pėrbėrėsit:
* 6 vezė
* 400 gr sheqer
* 400 gr miell
* 1 pluhur paste
* 1vanil sheqer
* 1/2 lit. ajkė Hoplla
* ½ lit qumėsht
* 300 gr qumėsht pluhur Nestlle
* 1/2 kg karamel.
Pėrgatitja:
Tunden tė bardhat e vezėve gjersa tė shkumojnė mirė. Shtohet sheqeri pėr tė vazhduar tundja, gjersa masa tė formohet shkumė e qėndrueshme.
Shtohen tė verdhat dhe vazhdon tundja. Kėsaj mase i shtohet mielli i pėrzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje, duke e pėrzier me lugė, gjersa masa tė kompaktėsohet.
Brumi derdhet nė tepsi shporeti tė shtruar me letėr tė yndyrshme,ose tė lyer me yndyrė dhe tė pėrmillur.
Futet nė furrė tė nxehtė me temp.180 gardė Celsius qė tė piqet pėr afro 30 min. Pasi tė ftohet pak pėrmbyset, largohet letra.
Nė tepsi ku ėshtė pjekur, derdhet ajka dhe mbi tė vendoset pandispanja e pjekur. Me ½ lit. qumėsht tė ftohtė, trazohet qumėshti pluhur dhe pasi tė pėrzihet mirė, nė mėnyrė qė mos tė mbesin kokrriza qumėshti, pėrzihet me 1 lit. qumėsht tė vakėt. Kjo masė qumėshti (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjė duke e shpuar me piru nė rast nevoje,qė ta pijė mirė qumėshtin.
Nėse karameli ėshtė mjaftueshėm i trashė, hidhet mbi, e nėse ėshtė i hollė, mirė ėshtė ai tė qitet mbi trileqe atėherė, kur edhe shėrbehet,kuptohet pasi tė pritet nė katrorė.