Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-01-13, 17:22   #4
AmonRa
 
Anėtarėsuar: 14-12-12
Postime: 163
AmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ndarja e Kosovės

Qeveria e Kosovės dhe kryeministri i saj aq shumė e aq shpesh kanė theksuar se s’kemi pse merremi me Rezolutėn e Platformėn e Serbisė saqė ajo mbase edhe nuk duhej lexuar fare sipas tyre. Njėkohėsisht, vazhdonin ata, Kosova nuk ka pse harton Platformė tė saj pėr dialogun politik meqenėse ne s’duhet ta imitojmė Serbinė dhe fryma, germa e vijat e kuqe pėr neve tashmė i ka shkruar ish Presidenti finalandez Marti Ahtisaari. Sidoqoftė, kryeministri Thaēi i mblodhi pardje krerėt partiakė tė koalicionit qeverisės dhe ata opozitarė qė s’e kundėrshtojnė dot, pėr tė pėrpiluar njė dokument i cili si nė strukturė po ashtu edhe nė pėrmbajtje i ngjan pikėrisht njė Platforme pėr dialogun politik me Serbinė.

Shumėēka do tė mund tė thuhej pėr kėtė Platformė dhe kontekstin e saj politik, mirėpo kėtu po kufizohem nė pesė elemente qė m’u dukėn mė tė rėndėsishme. E para, kjo Platformė i referohet territorit gjeografik nė veri tė lumit Ibėr nė Kosovė si Veriu i Kosovės, pra me ‘V’ tė madhe thua se bėhet fjalė pėr njė entitet tė veēantė, tėrėsisht nė pėrputhje me aspiratat e Serbisė. Sė dyti, problematizimi i strukturave shtetėrore tė Serbisė nė Kosovė kufizohet vetėm te ato tė MUP-it famėkeq duke mos i quajtur ato as armiqėsore, as kriminale dhe, nė fillim, as ilegale, por vetėm struktura tė sigurisė.

Mė tej, kėrkohet veēse largimi i kėtyre strukturave, gjė qė paraqet njė lloj amnistie pėr krimet e tyre tė panumėrta nė kėto vitet e pasluftės. Sė treti, ėshtė ofenduese qė kjo Qeveri tė zotohet qė do tė themelojė ‘Fondin Zhvillimor pėr Veriun’ nė kohėn kur edhe qasja e vizioni, edhe buxheti shtetėror, sipas kėsaj Qeverie e vitet e saj tė qeverisjes, mund tė jenė gjithēka tjetėr pėrveēse zhvillimore. Sė katėrti, asnjė fjalė nuk thuhet nė kėtė Platformė pėr Luginėn e Preshevės, pėrkatėsisht Kosovėn Lindore, ashtu qysh e kishim parashikuar qysh moti. Dhe, sė pesti, fjalia “Natyrisht, ne e kuptojmė qė Serbia nuk do tė mund ta njohė pavarėsinė e Kosovėn nė fund tė kėtij procesi...” shfaq mirėkuptim sa tė ēuditshėm aq edhe tė dėmshėm tė Thaēit dhe tė tė tjerėve pėr Serbinė. Kjo do ta trimėrojė Serbinė dhe do tė ketė pasoja tė mėtutjeshme nė zbutjen e qėndrimit tė faktorėve ndėrkombėtarė karshi saj.

Platforma e Qeverisė sė Kosovės me tė cilėn u pajtuan edhe disa opozitarė po e pėrgatit terrenin pėr kompromisin e radhės pėr Kosovėn. Ky kompromis nis me veriun por zgjatet edhe te njėfarė bashkėsie e komunave me shumicė serbe si dhe sėrish te trashėgimia kulturore ortodokse. Meqė ky dialog nuk bazohet nė drejtėsi ai s’mund tė sjellė drejtėsi. Nuk ėshtė i bazuar nė drejtėsi sepse nuk ka asnjė parakusht pėr Serbinė dhe aty dialogohet veēse pėr ēėshtje tė brendshme tė Kosovės. Nuk do tė sjellė drejtėsi andaj mė shumė koncesione drejt marrėveshjes sė kompromisit do tė kėrkohen nga pala mė e dobėt e qė nė kėtė rast ėshtė Kosova.

Bashkimi Evropian dhe Serbia pajtohen qė ndėrmjet idesė sė ndarjes sė Kosovės dhe Planit tė Ahtisaarit ekziston njė hapėsirė. Zyrtarė tė shumtė tė BE-sė qė janė preokupuar me rajonin e Ballkanit perėndimor, nė kohėra dhe forma tė ndryshme, e kanė pohuar kėtė gjė. Kėta zyrtarė evropianė dhe qeveritarėt serbė mund tė mos pajtohen pėr madhėsinė e asaj hapėsire por jo edhe pėr faktin nėse ajo ekziston. Nė anėn tjetėr, Qeveria e Kosovės duket se pretendon tė kundėrtėn, sė paku deklarativisht e para publikut kosovar. Mirėpo, kjo Platformė tash porsi edhe vetė hyrja nė dialog me Serbinė mė herėt, e demantojnė Qeverinė e Kosovės.

BE-ja dhe Serbia po nxitohen pėr njėra-tjetrėn, kurse Kosova po pėrfundon si dėm kolateral. Thaēi ėshtė kėtu nė Kosovė (dhe jo vetėm atėherė kur shkon atje nė Bruksel) pėr ta riemėruar kėtė dėm si ndonjėfarė fitore tė Kosovės. Normalizimi i marrėdhėnieve me Serbinė ėshtė abnormalizim i veriut dhe i krejt Kosovės. E gjithė kjo pėr normalizim tė marrėdhėnieve tė Thaēit me BE-nė ku ky jep shtetėsi e territor tė Kosovės ndėrkaq merr imunitet politik nga EULEX-i pėr korrupsionin e tij.

Po ky kryeministėr qė para disa muajve thoshte qė nuk do tė ketė dialog politik me Serbinė, kurse para disa javėve qė nuk do tė dialogojė me Serbinė pėr veriun e Kosovės, tash na thotė qė nuk do tė lėshojė pe nė kėtė dialog politik i cili qartazi me 17 janar 2013 do tė jetė (edhe) pėr veriun e Kosovės. Siē e tha vetė Maja Kocijanēiq, zėdhėnėsja e Baroneshės Ashton: “Raundi i ardhshėm i dialogut Prishtinė-Beograd do tė jetė mė i vėshtirė se takimet e tjera tė mbajtura deri mė tani dhe tema e veriut do tė jetė temė kryesore”.

Dihet qė Serbia ėshtė faktor destabilizues dhe destruktiv nė Kosovė. Nėpėrmjet dialogut politik nė Bruksel me Kosovėn e pėr Kosovėn, Serbia po legalizohet si faktor stabiliteti dhe faktor konstruktiv nė sytė e BE-sė. Kėsisoj, ajo po ribėhet hisedare nė stabilitetin dhe ndėrtimin institucional nė Kosovė. Nga kėndvėshtrimi i BE-sė, Qeveria e Kosovės dhe ajo e Serbisė janė komplementare nė Kosovė si faktor stabilizues e ndėrtues. ‘Normalizimi i marrėdhėnieve’ ndėrmjet Kosovės e Serbisė ėshtė sajimi i kėsaj marrėdhėnie komplementare nė Kosovė ndėrmjet Qeverisė sė Kosovės dhe Qeverisė sė Serbisė.
AmonRa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė