Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-01-13, 10:13   #2029
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?

Ekplozioni i ēmimeve, tejkalimi i afateve dhe puna e keqe. Tė gjitha kėto vėrehen tek sipėrmarrjet e ndėrtimit nė Gjermani. Por a do tė thotė kjo se sipėrmarrjet gjermane e kanė humbur emrin e mirė?


Gjermanėt janė tė vyeshėm, tė saktė dhe puntorė. Gjėrat qė bėjnė ata funksionojnė si duhet. Ky ėshtė reputacioni i tyre, por kjo nuk ėshtė gjithmonė e vėrtetė. Shumė projekte tė mėdha tregojnė se edhe nė Gjermani ka gjėra tė cilat i gjen nė vendet tjera: vonesa nė realizimin e projekteve, tejkalime tė planeve financiare e madje edhe punė tė bėra shkel e shko, mashtrime dhe korrupsion. Si pėr shembull, nė stacionin qendror hekurudhor nė Berlin: ai ėshtė dashur tė kushtojė rreth 300 milionė e kostoja nė fund ishte 1,2 miliardė euro. Ose aeroporti i Berlinit, i cili do tė kushtojė shumė mė shumė se sa qė ishte planifikuar, ndėrkohė qė futja nė pėrdorim ėshtė shtyer disa herė. Mediat njoftojnė se aeroporti do tė kushtojė rreth 4,3 miliardė euro, qė ėshtė 50 % mė shumė se sa qė ishte planifikuar. A thua ka humbur mirėbesimi tek ndėrtimtaria gjermane?

Peter Tzeschlock, anėtar i bordit drejtues nė sipėrmarjen ndėrtimore "Drees und Sommer" thotė se kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Njė prej shkaqeve kryesore tė lėshimeve tė fundit ėshtė qė prej disa vitesh nuk ekzistojnė sipėrmarrje tė cilat i bėjnė tė gjitha koordinimet, por gjėrat i bėjnė shumė sipėrmarrje tė vogla. Nė projektet e mėdha mund tė angazhohen me qindra sipėrmarrje dhe firma tė kėtilla. Ndaj ėshtė shumė vėshtirė tė koordinohen ato, thotė Tzeschlock.
"Nėse punėdhėnėsi i i ka tė gjitha nėn kontroll, edhe kostot mund tė ulen pėr 20 deri 30 %", thotė ai. Tek projektet e mėdha ku investohen me qindra miliona euro, kursimet e kėtilla janė shumė tė mėdha.

"Por ekziston rreziku qė punėdhėnėsi tė ketė mė shumė pėrgjegjėsi. Tek tė gjitha projektet tė cilat kanė probleme me oraret dhe kohėn e zbatimit tė tyre shihen probleme tė ngjashme", shpjegon ai.

World Conference Center Bonn



Ndryshimet e mėvonshme sjellin probleme

Pėrveē problemeve organizative, koston e rrisin edhe kėrkesat e punėdhėnėsve pėr ndryshimet e planeve fillestare, thotė Cornelius, drejtor i shoqatės sė inxhinierėve. Ndryshimet e kėtilla nuk kushtojnė vetėm kohė por edhe kosto mė tė mėdha. "Kėtu shihet se sipėrmarrjet qė paraqiten nė tender i marrin parasysh edhe mundėsitė e rritjes sė kostove", shpjegon ai.
Sipėrmarrjet paraqesin nė fillim kalkulime me ēmime mė tė ulėta se sa ato qė kėrkohen nė tender. Shpesh ndodhė qė nė tender fiton ai qė ofron ēmimet mė tė volitshme, mendon Cornelius. Kjo sepse organizatorėt e tenderit duhet tė japin shpjegime pse kanė pranuar ndonjė ofertė me ēmim mė tė lartė. Ndaj sipėrmarrjet ndėrtimore shpesh paraqesin ēmime mė tė ulėta sesa ato reale, mendon kėshilltari pėr ndėrtimtari Franz Josef Schlappka.

"Sikur tė paraqiteshin kostot reale do tė ishte shumė e mundur qė ndonjė projet tė hidhet poshtė. Ai qė ka interes tė fitojė tenderat e kėtillė jep oferta mė tė ulėta, por e ka parasyshė se projekti do tė kushtojė mė shumė", shpjegon ai.

Ndryshimet nuk i rrisin vetėm kostot por edhe rreziqet, pohon Tzeschlok. Kjo sepse shumė shpesh tejkalohen edhe terminet e parashikuara pėr pėrfundimin e ndėrtimeve. Kjo bėn qė nė disa raste punėt tė bėhen shkel e shko sepse gjėrat duhet tė pėrfundojnė nė njė orar tė caktuar. Domethėnė: cilėsia bie nė masė tė madhe".

Sikur tė paraqiteshin kostot reale do tė ishte shumė e mundur qė ndonjė projet si Filarmonia e Hamburgut (fotografi), tė hidhet poshtė.



Reflektimi nė vendet tjera

Nė disa raste nuk bėhet fjalė vetėm pėr punė tė kryera keq por edhe pėr vepra kriminale. Nė arkivėn historike tė Kėlnit ka pasur edhe tė vdekur si pasojė e ndėrtimeve qė nuk janė bėrė sipas standardeve nė rrjetin e tramvajėve. Por megjithė rastet e kėtilla tė rėnda dhe kritikat pėr energji kriminale nė kėso rastesh, ndėrtimtaria gjermane ėshtė nė zė tė mirė nė botėn e jashtme, mendon Tzeschlock.

Imazhi i inxhinierėve gjermanė, saktėsia, pėrgjegjėsia dhe transparenca janė vlerat tė cilat edhe mė tej ēmohen shumė. "Korrupsioni nė Gjermani ndodhė pėr fat tė keq, por kjo nuk merret seriozisht nė botėn e jashtme", thotė Tzeschlock.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė