Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-04-13, 19:29   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Marrveshja: Kosovė-Serbi, ndermjetson Brukseli, Kush e GARANTON ??!!

Serbia edhe zyrtarisht nuk pranon marrėveshjen


Beograd, 08.04.2013

Qeveria e Serbisė ka vendosur unanimisht tė mos e nėnshkruajė marrėveshjen pėr normalizimin e marrėdhėnieve me Kosovėn, e cila ėshtė ndėrmjetėsuar nga Bashkimi Evropian. Arsyetimi qė ėshtė thėnė ka tė bėjė me, siē thuhet, mos-garantimin e sigurisė dhe tė drejtave tė njeriut pėr komunitetin serb nė Kosovė, transmeton Radio Evropa e Lirė.
Marrėveshja e ofruar ka pasuar tetė raunde bisedimesh nė nivel kryeministrash, tė ndėrmjetėsuara nga Pėrfaqėsuesja e Lartė e Bashkimit Evropian, baronesha Catherine Ashton.
Ēėshtje e kontestueshme pėr Beogradin ka mbetur autoriteti qė do tė ketė asociacioni i komunave tė banuara me shumicė serbe nė veri tė Kosovės. Beogradi kėrkon qė ky asociacion tė ketė fuqi ekzekutive, veēanėrisht nė fushėn e policisė, drejtėsisė dhe planifikimit hapėsinor.
Prishtina zyrtare e ka kundėrshtuar fuqishėm, duke kėrkuar nga Beogradi qė tė pėrballet me realitetin e ri tė krijuar nė Kosovė.
Partia Pėrparimtare Serbe (SNS) i ka rekomanduar qė nė mėngjes Qeverisė sė Serbisė qė tė mos nėnshkruajė marrėveshjen me Prishtinėn tė cilėn e ofroi Brukseli, bėri tė ditur kryetari i partisė, Aleksandar Vuēiq.
Kundėrshtimin, ky subjekt e publikoi tė hėnėn nė mėngjes pas mbledhjes sė kryesisė e cila i sugjeroi qeverisė qė urgjentisht tė thirr Brukselin pėr vazhdim tė negociatave, me synimin e sigurimit tė mė shumė tė drejtave pėr serbėt nė Kosovė.
“Duam tė gjejmė zgjidhjen e problemit sa mė parė tė jetė e mundur, sepse nuk kemi kohė pėr taktizime. Datėn do tė na japin nė qershor ose shtator, por (ajo qė dihet ėshtė se) do tė na e japin datėn”, mediet nė Beograd citojnė Vuēiq tė ketė thėnė pas takimit tė kryesisė sė partisė.
Vuēiq, i cil i ėshtė edhe zėvendėskryeministėr i Serbisė, tha se 2 nga 8 pikat e parashtruara nga Brukseli nė marrėveshje janė tė papranueshme, e qė nėnkuptojnė se katėr komunat veriore nuk do tė jenė autonome por nė kuadėr tė rregullimit kushtetues tė Kosovės, dhe qė forcat e armatosura tė Kosovės do tė dislokohen nė atė zonė.
Ai ka shprehur zhgėnjimin e tij, lidhur me ofertėn e BE-sė, por ka theksuar se kjo nuk do tė thotė se duhet mbyllur dyert me Brukselin, pasi sipas tij, SNS-ja “nuk dėshiron ta kthejė Serbinė kah e kaluara, e as ta ēojė nė humnerė”.
“Nuk duam tė shesim trimėri dhe tė mbledhim poena politikė, por qė tė paraqesim qėndrime racionale, tė arsyeshme dhe tė Serbisė normale, e cila nuk e dėshiron tė nėncmohet, por tė bisedojė se si tė gjejmė zgjidhjen pėr problemin e Kosovės”, tha Vuēiq.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė