London Gatwick Airport
Prova qė edhe aeroportet po zhvendosen nė cloud
Teknologjia cloud dhe strategjia bring your own device (BYOD) sillni pajisjen tuaj janė metoda qė adaptohen zakonnisht nga bizneset.
Por mesa duket ky konstatim ka filluar tė ndryshojė. Aeroporti London Gatwick, i cili renditet i dyti pėr nga madhėsia nė Mbretėrinė e Bashkuar, po shkon drejt adaptimit tė tė dyja kėtyre metodologjive.
Pas marrjes sė aprovimit nė vjeshtėn e vitit tė kaluar, London Gatwick filloi planin pėr kalimin nga serverėt tek shėrbimet nė cloud. Michael Ibbitson, CIO i aeroportit, ėshtė shprehur se deri tani kanė hequr nga qarkullimi 200 servera. Ndėrkohė punėt do tė vazhdojnė deri nė vitin 2016, ku pritet tė kalohet nga tre qėndra tė dhėnash nė njė tė vetme.
Gatwick u shėrben gjithsej mbi 34 milionė pasagjerėve nė vit. Aeroporti ka filluar tashmė pėrdorimin e gjerė tė shėrbimeve cloud, pėrfshi Amazon-in nė Irlandė, Box.net, ServiceNow dhe Yammer. Pėr mė tepėr, nė Gatwick po punohet me njė zhvillues aplikacionesh nė industrinė e linjave ajrore, i cili do tė ndėrtojė versione tė bazuara nė cloud pėr produktet e tyre.
Pėr menaxhimin dhe kontrollimin e mėnyrės se si pėrdoren shėrbimet nė cloud nga punonjėsit e aeroportit, Gatwick po bashkėpunon me njė firmė shėrbimesh menaxhimi, e specializuar pėr cloud-in. Ajo u mundėson menaxherėve tė sigurisė tė kontrollojnė, menaxhojnė dhe vėzhgojnė aksesin e stafit nė shėrbimet nė cloud.
Njė nga arsyet e adaptimit tė kėsaj teknologjie ėshtė reduktimi i kostove. Njė arsye tjetėr janė edhe pėrmirėsimet e dukshme qė ka pėsuar kjo teknologji, duke sjellė avantazhe tė tjera pėr pėrdoruesit.
Pėrpos cloud computing, nė aeroport pėrdoret edhe praktika BYOD. Pjesa mė e madhe e punonjėsve mund tė aksesojnė shėrbimet nė cloud pėrmes pajisjeve tė tyre personale. Numri mė i madh i smartfonėve tė pėrdorur janė nga Apple si dhe ato me Android.