Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-06-13, 14:02   #70
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si ndertohet nje ''Shtet "..!

vijimi



Dashuria ndaj shtetit, ndaj kėtij vendi ėshtė e vogėl




EA-SK:Ka shumė mendime rreth zgjedhjes sė Presidentit tė vendin, sipas jush ēfarė Presidenti i duhet Kosovės, i zgjedhur nga populli apo nga Parlamenti?

I.Berisha: Kam dilemė kėtė pėr arsye se, ta zėmė kompetenca qė ka tash pėr tashėm presidenti, krijon kėto dilema. Po tė vinte nga vota e popullit ndryshe, ai tani ka kompetenca tė vogla. Posti i presidentit ėshtė formal sa i pėrket kompetencave, por nėse shkohet me vota popullore, duhet tė kemi sė paku njė sistem gjysmė presidencial. Nuk ėshtė me rėndėsi se si zgjidhet, por ēfarė kompetencash ka. Problemi ėshtė se presidenti duhet tė jetė njė person me autoritet, i cili pasqyron kushtetutshmėrinė, dijen, urtėsinė. Nė kėtė rast ėshtė e pamundur, sepse vėshtirė ėshtė tė kemi njė president pa qenė pjesė e konjukturave klienteliste apo edhe e tė strukturave tė krimit.

EA-SK: Ka shumė vėrejtje nga partitė politike, por edhe nga OJQ tė ndryshme dhe personalitete se Kosova ka njė qeveri tė dobėt dhe pa ndonjė vizion pėr ndėrtimin e shtetit. Nė tė vėrtetė ēfarė qeverie ka Kosova?

I.Berisha: Ēdo qeveri vlerėsohet nė disa shkallė, konkretisht tė realizimit tė programit tė saj. Qeveria aktuale nuk ka program, nuk ka as njė plan politik, as ekonomik, as arsimor, etj. Ne kemi njė gjendje degraduese nė shumė fusha tė shoqėrisė. Mjafton tė marrim gjendjen ekzistuese nė shėndetėsinė kosovare. Shohim se njerėzit nga pozita e forcės shkelin ligjin kudo. Kemi njė ngecje nė zhvillim ekonomik, nuk ka koncept qeveritar, dhe nuk shihet ndonjė perspektivė afatgjate. Njė problem tjetėr ėshtė edhe cilėsia e njerėzve qė janė ministra e qė ėshtė njė cilėsi shumė e ulėt, sidomos nė aspektin profesional. Ēėshtja tjetėr ėshtė se institucionet janė tė mbytura nga konflikti i interesit. Mė nuk mund tė flitet pėr ndonjė cilėsi nė kuptimin e investimit dhe cilėsinė e punėve, por pėr fitimet e grupeve tė interesit, dhe aferat e shumat na dėshmojnė kėtė. Dhe e fundi ėshtė mbushja e institucioneve shtetėrore dhe publike me njerėz tė paaftė, pa asnjė kriter dhe largimi, pėrkatėsisht pamundėsia e profesionistėve qė tė jenė pjesė e ndonjė projekti nė kėtė institucione.

Pėrveē qeverisė as opozita nuk ka vizion se si tė dilet nga gjendja, sidomos nė administratė. Madje nuk e ka as nė agjendė marrjen me kėto probleme, pra reformėn nė administratė.

EA-SK: Do tė thotė se praktikisht nuk kemi njė opozitė. Ēfarė po ndodhė me LDK-nė, a mund tė presim nė njė ringjallje tė saj?

I. Berisha: LDK- ja kurrė nuk ka qenė parti politike. Nuk ka funksionuar si parti politike. Janė disa arsye. Njėra ėshtė se ka pasur njė lider shumė tė fuqishme, i cili ka qenė veprues mes reales dhe ireales. Nė LDK nuk kanė funksionuar organet, as kryesia e as kuvendi, po flas se vetė kam qenė nė tė. Pėrpos nė vitin e parė ka funksionuar Kryesia. Por, ka funksionuar terreni. Pra barrėn kryesore e ka pas terreni dhe diaspora. U pa qė praktikisht qeveria e LDK-sė, edhe nė tė gjallė tė Rugovės ishte shumė e dobėt dhe kėtė e kam thėnė qysh mė 2004, se LDK-ja urgjentisht duhej t’i nėnshtrohej njė reforme, menjėherė pas 1999. Por nuk ėshtė bėrė kjo. Faktikisht LDK-ja ėshtė njė parti e pa reformuar, nė tė cilėn grupet klienteliste, rajonale-provinciale, familjare, e dominojnė plotėsisht dhe praktikisht nuk ka hapėsirė pėr frymė tė re nė kuptimin e programit.

Kishte njė tendencė pėr ta reformuar para tre- katėr vjetėve nga PPE, edhe vet isha i involvuar si ekspert i jashtėm. Por kjo tendencė u bllokua nė Kryesin e LDK- sė(vėrj:dokumentat e proklamuar pėr reformėn janė punuar nga ai grup dhe mė vonė janė paraqit si tė Kryesisė?), sepse ata duan tė mbrojnė pronat qė i kanė marr nė mėnyrė tė pa merituar duke thėnė rroftė Rugova, apo jam i Rugovės dhe duke realizuar fitime nė emėr tė Rugovės, sikurse kėtė tjerėt nė emėr tė Adem Jasharit dhe tė UĒK-sė. Nuk ka shenja reformimi tė kėsaj partie. LDK-ja nuk ka hapė njė perspektive pėr tė afruar tė rinjtė. Kjo pari ka anashkaluar rininė dhe nuk ka asnjė ofertė serioz pėr ta. Ajo ka mbetur arkaike edhe nė konceptin e punės, fjalorit, edhe terren, sepse mendon se me pleq dhe me autoritete tradicionale mund tė qeveriste apo tė bėhet elektorati nė vend se tė fokusohet nė pjesėn e tė rinjve. Kjo parti nuk ka lidership. Kjo vėrehet me oscilimet qė po shihen me qėndrimet e ndryshme pėr tė njėjtėn ēėshtje. Brenda njė apo dy muajve kai ndryshime tė vazhdueshme tė qėndrimeve. Ndėrsa ėshtė nevojė e jashtzakonshme pėr Kosovėn qė tė ketė njė LDK tė fortė, parti qytetare tė tipit perėndimor tė qendrės sė djathtė, me njė ofertė tė qartė programore, ofertė reale programore dhe me njė mundėsi pėr konkurrencė.

EA-SK: Si e shihni spektrin politik nė Kosovės?

I. Berisha: Mund tė flitet pėr njė nivel shumė tė ultė tė funksionimi tė programeve dhe strukturave udhėheqėse tė partive politike nė Kosovės. Ka mungesa thelbėsore nė profilin e partive politike nisur nga ajo elementare, e pozicionimit programor e djathta e majta, apo e qendrės. Sot nuk ka ndonjė element qė i dallon ato. E dyta ėshtė puna e cilėsisė sė njerėzve qė merren me politikė, ndershmėria, pavarėsisht qė nė politikė ėshtė shumė pak e mundshme, te ne ėshtė kuptuar qė nė politikė tė mos ketė etikėe dhe hyhet pėr pėrfituar pėr vete pėr familjen dhe eventualisht pėr klanin-tarafin.

EA-SK: Cili, sipas jush ėshtė roli i Kosovės nė rajonin e Ballkanit”?

I. Berisha: Njė ėshtė e vėrtetė. Pavarėsia e Kosovės ka sjellė stabilitet dhe paqe nė Ballkan mė shumė se sa ėshtė pritur. Ka zgjidhur njė problem pjesėrisht tė shqiptarėve, i cili ka qenė problem historik pėr arsye tė krimeve qė nga 1912 e kėndej. Nė aspektin e cilėsisė sė organizimit ka shumė ēėshtje qė duhet tė rishikuar. Vetė pėrkushtimi, dashuria ndaj institucioneve, ndaj shtetit, ndaj kėtij vendi, ėshtė e vogėl, duhen mė shumė investime, dhe zhvillim kulturor- sociale. Nė raport me vendet tjera Kosova nuk e rrezikon as njė shtet dhe nuk ėshtė vend qė prodhon destabilitet. Por, Kosova ka nevojė qė tė bėjė nė shumė pėr sigurinė e qytetarėve tė saj, tė bėjė mė shumė kundėr krimit tė organizuar. Kosovės i duhet tė vazhdojė me miqėsi me vendet e rajonit. Por Serbia gjithnjė do tė jetė problem.

Kjo intervistė me Sociologun dhe Publicistin Ibrahim Berisha u zhvilluan nga EA-SK - Ege Adriyatik Siyaset Kulübü (Klubi Politik Egje & Adriatik Political Club of Aegean & Adriati)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė