Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-06-13, 09:33   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Shqipėri - zgjedhjet 2013

Nisin keq votimet nė Shqipėri, nė Laē 1 i vdekur dhe 3 tė plagosur






Tiranė, 23.06.2013


(E plotėsuar) Diku rreth orės 9 ka ndodhur njė incident i rėndė nė njė qendėr votimi nė qytetin e Laēit. Nga BalkanWeb raportohet se ka pasur tė shtėna armėsh nė njė qendėr votimi, ndėrsa dyshohet se si pasojė e tė shtėnave ka mbetur i vdekur njė person dhe tre tė tjerė janė plagosur.

Policia bėn me dije se incidenti ka ndodhur para ambienteve tė qendrės sė votimit tek gjimnazi ‘At Shtjefen Gjeēovi’.

Sic raporton korrespondenti i BWi disa votues qė ndodheshin nė radhė, qė njiheshin si simpatizantė tė PS janė ndaluar tė hyjnė nė qendrėn e votimit nga njė grup personash. Nė kėto momente ka nisur edhe konflikti, i mė tej situata ka degjeneruar deri nė pėrdorimin e armėve.

Ndėrkaq hetimet kanė nisur pėr identifikimin dhe kapjen e autorėve. Drejt Laēit janė nisur edhe forcat RENEA.
----

Hapen qendrat e votimit pėr 3.271.885 votues shqiptarė

Tiranė Zgjedhjet e pėrgjithshme tė 23 qershorit 2013 janė tė tetat qė zhvillohen nė Shqipėri, qė nga vendosja e sistemit pluralist politik nė vitin 1991. Shqiptarėt vendosin me votė pėr ata qė do na qeverisin nė 4 vitet e ardhshme. Procesi i votimit ka nisur sot qė nė orėn 7:00, pėr t’i dhėnė popullit tė drejtėn tė vendosė me votė pėr 140 parlamentarėt e rinj. Simbolikisht kryetarja e KQZ-sė Lefterie Lleshi ka hapur qendrėn e votimit tek Akademia e Arteve, nė Tiranė, aty ku edhe ka votuar.

Pritet qė rreth 3 milionė e 271 mijė e 885 zgjedhės tė ushtrojnė tė drejtėn pėr tė votuar, bazuar nė regjistrin kombėtar elektronik, transmeton BalkanWeb.

Nga kėta pėr herė tė parė votojnė 165 mijė zgjedhės tė rinj tė grupmoshave 18, 19 dhe 20 vjeē . Po ashtu drejt kutive, nė tė gjithė Shqipėrinė do tė shkojnė edhe 560 mijė pensioniste nga tė cilėt 750 zgjedhės konfirmon Ministria e Brendshme nuk janė pėrfshirė nė lista pėr shkak tė moshės mbi 100 vjeē nė datėn e votimit dhe se tė cilėt nuk janė paraqitur pranė zyrave tė gjendjeve civile. Por ndryshe nga kėta, 380 persona tė moshės 100-vjeēare tė tjerė, tė cilėve u ishin bllokuar emrat pėr shkak tė moshės me kėrkesė tė posacme rifituan tė drejtėn e votės.

Nė orėn 7:00 tė kėsaj tė diele hapėn 5508 qendra votimi, tė cilat, pritet tė qendrojnė tė hapura deri nė orėn 19:00, sipas orarit zyrtar. 19 qendra tė posaēme votimi janė ngritur dhe nė burgje pėr 5000 tė dėnuar dhe paraburgosur qė zgjedhjet i gjejnė nė qeli.

Subjektet politike janė grupuar nė dy koalicione: "Aleanca pėr Punėsim, Mirėqenie dhe Integrim", e drejtuar nga Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha dhe "Aleanca pėr Shqipėrinė Europiane", e drejtuar nga Partia Socialiste, me kryetar Edi Ramėn. Qarku i Tiranės do tė nxjerrė numrin mė tė madh tė deputetėve 32, ku pritet tė votojnė 785 mijė persona kurse ai i Kukėsit numrin mė tė vogėl, 4 deputetė, ku pritet tė votojnė 77 mijė.

Nė kėtė proces zgjedhor ka njė numėr mė tė lartė tė komisioneve nė tė gjithė piramidėn elektorale. Po ashtu, ky ėshtė edhe procesi mė i vėzhguar nga ndėrkombėtarėt dhe organizatat nė vend. Monitoruesit vendas janė rreth 8 mijė, ndėrsa ata tė huaj rreth 1 mijė, nė pėrputhje me rėndėsinė qė procesi elektoral i sė dielės ėshtė konsideruar nga ndėrkombėtarėt si tejet tė rėndėsishėm pėr integrimin e Shqipėrisė nė BE.

Policia njofton se ka marrė nė ruajtje 5.508 Qendrat e Votimit nė tė gjithė territorin e vendit dhe se nė kėtė aksion janė angazhuar 6200 policė.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve printoi nė Slloveni rreth 3 milion e 337mijė e 385 fletė votimi, ashtu siē e parashikon kodi, 2% mė shumė se numri i zgjedhėsve. Kryetarja e kėtij komisioni i bėri apel komisionerėve nė tė gjithė vendin qė tė bashkėpunojnė. Kosto e kėtyre zgjedhjeve ėshtė llogaritur nga KQZ rreth 744 milionė lekė. Kėsaj vlere iu shtuan dhe rreth 3 milionė euro tė tjera qė cilat i janė paguar kompanisė spanjolle Indra pavarėsisht se dy projektet pilote pėr numėrimin elektronik nė Fier dhe identifikimit elektronik tė kartave tė identitetit nė Tiranė dėshtuan.

Menjėherė pas votimit kryetarja e KQZ-sė Lefterie Lleshi i bėri apel tė gjithė shqiptarėve t’i drejtohen qendrave tė votimit, pasi vota e tyre vlen, sic tha ajo.

“I ftoj shqiptarėt tė paraqiten tė votojnė pasi ėshtė pėrgatitur e gjithė infrastruktura zgjedhore qė tė votojnė tė lirė dhe nė fshehtėsi. Motoja jonė ėshtė: Vota jote vlen, votoni”, tha ajo.

Njė apel tjetėr kryetarja Lleshi e bėri pėr tė gjithė komisionerėt zgjedhorė, tė cilėt i ftoi tė bėjnė detyrėn duke iu pėrmbajtur kodit zgjedhor.

“Komisionerėt tė kryejnė detyyrėn sipas kodit zgjedhor, tė jenė jashtė ndikimeve politike’, shtoi ajo.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė