Kamikazėt do ta mbrojnė Tokėn nga asteroidet
06.11.2013
Flota e kamikazėve sė shpejti do tė mund tė jetė mbrojtja e fundit e Tokės nga asteroidet e rrezikshėm. Fluturaket robotė do tė goditnin asteroidet me qėllim qė tė ndryshojnė udhėn e tyre dhe kėshtu do ti pengojnė tė bien nė planetin tonė e tė shkatėrrojnė qytetet dhe madje civilizimin tonė.Ky plan ėshtė prezantuar nė OKB gjatė takimit pėr rrjetin ndėrkombėtar kundėr asteroideve.
Do tė duhej tė organizohej edhe grupi i shkencėtarėve nga shumė agjenci gjithėsie qė tė shpikin mėnyrat e ndryshme pėr ndryshimin e rrugėtimit ė asteroideve tė rrezikshme. Se sa ėshtė rreziku nga trupat qiellorė qė mund tė bien nė Tokė, dėshmon goditja e meteoritit nė qytetin rus Ēelabinski nė shkurtin e kėtij viti kur u plagosėn mė shumė se 1.000 veta.
Shkencėtarėt supozojnė se ekzistojnė rreth njė milion asteroide tė cilėt pa probleme do tė mund tė shkatėrrojnė qytete si Nju -Jorku e ka dhe tė atillė qė mund tė shkatėrrojnė gjithė qytetėrimin tonė.
Veterani i fluturimeve nė gjithėsi Tom Johns (nė foto) propozon ndėrtimin flotės sė robotėve tė cilat qėllimisht do tė godisnin asteroidet e rrezikshėm.
- Shumė asteroide nuk ėshtė e mundur tė vėrehen me kohė. Sidomos ato qė janė larg ose mė tė errėta. E goditja e tyre nė Tokė do tė ishte e tmerrshme. Megjithatė ajo mund tė ndalohet. Ēmimi i ndėrtimit tė njė flote kamikazėsh ėshtė i njėjtė me atė tė dėrgimit tė Curiosity nė Mars, qė ėshtė rreth 2,5 miliardė dollarė, thotė Johns.
Njėri nga opsionet ėshtė ndėrtimi i traktorit gravitues i cli do tė kapte dhe do ti tėrhiqte asteroidet nga udhėtimi. Sulmi i asteroideve me raketa ose me bomba bėrthamore, tash pėr tash ėshtė opsioni i fundit.
-Asteroidet janė kėtu. Pyetja shtrohet se si tė zbulohen para se tė vijnė te ne, thotė Sergo Kamacho Lara, zyrtar pėr punė kozmike nė KB.
Edhe pse asteroidet e mėdha mund ėt shkatėrrojnė shumė, tė rrezikshėm janė sidomos ata tė vegjlit, me diametėr mė pak se njė kilometėr, sepse ata vėrehen vėshtirė.